07/10/2024

Propozimi për shtet bektashian nuk është çmenduri e Edi Ramës!

0

Nga Enver Bytyçi

Të të shkojë në mendje për të propozuar shpalljen e një shteti bektashian, apo kristian, sunit ose hebraik e hindu, nuk është ndonjë zgjuarsi e madhe. Ta thuash këtë ide në publik, nuk është gjithashtu çmenduri, siç u përpoq të mbrohej Edi Rama në gazetën amerikane.

Pra nuk duhet aq zgjuarsi dhe nuk është çmenduri. Po çfarë duhet të jetë atëherë? Eshtë intrigë që “magjeps” budallenjtë, idiotët, të fiksuarit pas propagandës dhe hilesë. Eshtë pjesë e ideologjisë sososiste për të shkatërruar idenë e ndjenjat për atdheun, kombin, familjen, vendlindjen, pronën, identitetin, dinjitetin dhe integritetin njerëzor! Eshtë një propozim djallëzor, që synon përçarjen fetare sidomos midis bektashinjve dhe sunitëve në Shqipëri, Kosovë e te shqiptarët në Ballkan. Eshtë akt i turpshëm anti-kombëtar, i cili thellon grindjet e brendshme te shqiptarët.

Edi Rama ka mbijetuar dhe mbijeton vetëm përmes përçarjeve. Nuk jeton e mbijeton në poltikë e në pushtet përmes alternativës së zhvillimit, përparimit, progresit e mirëqenies. Për Edi Ramën emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe përçarja e tyre janë strategji dhe varkë shpëtimi. Të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë edhe me propozimin e ri të krijimit të shtetit bektashian. Mesa duket ka kapur rob edhe Baba Mondin, në përgjime apo në ndonjë aferë tjetër. Se ndryshe kreu i bektashianëve nuk do t’i shkonte mbrapa. Ai ka pas tij një usta tjetër, kundërshtar të Edi Ramës. Ose së paku kishte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok