22/12/2024

Promovime veprash letrare në Ditën Botërore të Librit

0
Hysuka-Budi-Promovimi2

Nga Hamdi Hysuka

23 prilli është Dita Botërore e Librit, ngjarje që promovon vlerat e leximit, nderim mbarëbotëror për autorë të shquar të veprave lirike, epike dhe dramatike.

Libri është arti i fjalës, ndërsa leximi i tij vlerë shprehëse artistike si asnjë tjetër… Por ndikimi teknologjik dhe lehtësia e informacioneve na ka larguar prej tij.

Atëherë pse shkruhet e pse lexojmë? Sepse letërsia ndikon në formimin e identitetit tonë, luan rol të madh në emancipimin shoqëror.

Në këtë kuadër, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Mat, z. Agron Malaj e në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Pjetër Budi” Mat, Klubi ynë letrar organizoi promovimin e tri botimeve të reja letrare:

  1. “Një jetë me Skënderbeun” monografi, e autorit Namik Selmani.
  2. “Për Sulejman Krasniqin” monografi, vëllimi i parë, botim i Lidhjes sëShkrimtarëve të Kosovës
  3. “Matjani për Matin” publicistikë, e autorit Hamdi Hysuka.

Morën pjesë anëtarë të Klubit Letrar “Pjetër Budi”, shkrimtarë dhe artistë të ftuar nga Tirana e Prishtina. Nderuan veprimtarinë letrare: kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica; mr. sc. Sheremet Krasniqi, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; zv. kryetarja e e Bashkisë Mat, znj. Flutura Biba, kryetarja e Këshillit të Bashkisë Klos, znj. Hazbie Dedolli, z. Namik Selmani, shkrimtar e publicist, mik i matjanëve, me banim në Boston, ShBA; dr. Sali Kurti, “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, “Mjeshtër i Madh”, “Ambasador për Paqe; znj. Shpresa Tusha, drejtuese e Zyrës Arsimore Vendore, Mat; znj. Mira Krasniqi, bashkëshorte e shkrimtarit të paharruar, Sulejman Krasniqi; djemtë e shkrimtarit, Sokol e Derand Krasniqi.

  • Një zonjë angleze, Patricia Nugee, është koleksioniste dhe misionare e përcjelljes së kontributit të Skënderbeut në kohëra. Librat më të rrallë të botuar që prej 500 vjetësh për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, janë gjetur në koleksionin e saj. Pra, krenari shqiptare që një zonjë e huaj, si dikur Edit Durham, Bajron, albanalogu Hahn etj, përcjell vlerat e kombit tonë në shekuj. I gatshëm, imenjëhershëm u gjend punëshumi Namik Selmani, i cili nisi kontaktet me këtë zonjë, vizitoi arkivin e saj dhe, që larg nga Bostoni i Konicës dhe i Fan Nolit, me librin e veçantë “Një jetë me Skënderbeun”, ngriti lart figurën e heroit tonë kombëtar.
  • Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, me kryetar prof. dr. Shyqri Galica, ka botuar vëllimin e parë të veprës “Për Sulejman Krasniqin”, e cila përmban përmbledhje kumtesash e kërkimesh shkencore nga prof. dr. Emin Kabashi, prof. dr. Sabile Keçmezi, prof. Zija Vukaj, prof. dr. Sali Bytyçi, mr. sc. Bedri Zyberaj, Elez Osmani, mr. Sheremet Krasniqi (Godeni), mr. Zeqir Bekolli, Saime Isufi, prof. dr. Begzad Baliu, mr. sc. Fitore Malaj, dr. sc. Besa Hoxha Beqiri, prof. Agim Vinca dhe intervistë në emisionin ABC të Radios Malmoe në Suedi.

Jo rastësisht për shkrimtarin që ngriti në art figurat historike të kombit, duke i kthyer në mite të pavdekshëm dhe që i bëri ballë presioneve e internimeve në Shqipëri vetëm për hir të kombit, u propozua që studiuesit të bëjnë një monografi për jetën dhe veprën madhore të tij, pasi gjithë vepra e Sulejman Krasniqit ka qenë në shërbim të atdheut.

Më hollësisht prof. dr. Shyqri Galica foli për aspekte biografike të jetës së atdhetarit e shkrimtarit Sulejman Krasniqi. Ndërsa mr. sc. Sheremet Krasniqi (Godeni), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, foli se si e ka njohur shkrimtarin Sulejman Krasniqi. Në vazhdim kryetari i Klubit Letrar “Pjetër Budi” Mat, z. Hamdi Hysuka referoi  temën: “Sulejman Krasniqi, shkrimtar i madh i rezistencës, një jetë për Kosovën e kombin. Ndër të tjera theksoi se shkrimtari Sulejman Krasniqi radhitet ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare. Disa nga kritikët e quajnë “Balzaku shqiptar”, të tjerë e vlerësojnë “shkrimtar i së vërtetës historike”, ndërsa një kategori tjetër e kritikëve thonë se ka qenë “shkrimtar i rezistencës dhe i frymëzimit të brezave”.

Në vitet 1966-1972 punoi në Klos mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjatë asaj kohe përgatiti romanin “Njeriu dy herë i pushkatuar”.

Natyrshëm bashkëshortja e shkrimtarit Sulejman Krasniqi, znj. Mira Krasniqi, së bashku me djemtë Sokol e Derand ndjenë emocione dhimbjeje e krenarie…

  • Vëllimi publicistik “Matjani për Matin”, i autorit Hamdi Hysuka, është një antologji rrëfimesh dhe adresimesh për Matin. Janë dhjetëra emra të shquar të përfaqësimit historik dhe kulturor kombëtar që kanë origjinën dhe zanafillën fisnore të tyre nga Mati. Është ky troll që në identitetin dhe modernitetin shqiptar të historisë, jo vetëm shpërfaqet atipikisht, por dominon përfaqësueshëm.

Për të treguar qëndrimin ndaj tokës amëtare, duke filluar nga viti 2005, gazeta “Mati” nisi botimin e rubrikës “Matjani për Matin”. 42 personalitete të shquara, me ndershmëri kombëtare, të profileve të ndryshme, banues në Mat e jashtë tij, me autoritetin e dijes, dhanë mesazhe sensibilizimi me vetëbesim për vendlindjen e përbashkët, ku lexuesi motivohet më shumë për të mos e braktisur vendlindjen.

Disa nga ata, Basir Bushkashi, Esat Ruka, Qemal Cenaj, dr. Sali Kurti, Bajram Canameti, Fatmir Neli, Aqif Heta, Hasan Pasha, morën pjesë në promovim.

Me interes u dëgjuan dhe njëherë matjanët për Matin, drejtpërdrejt, duke filluar me poetin Basir Bushkashi.

Në mbyllje të promovimeve, një foto e përbashkët para Pallatit të Kulturës dhe drekë te restorant “Miku im”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok