PROF. DR. MARENGLEN GJONAJ-STUDIUES I MIRËNJOHUR NË FUSHËN E KONSTRUKSIONEVE TË MAKINAVE DHE PEDAGOG I SHQUAR NË TIRANË E PRISHTINË
Nga Gani S. Pllana, Prishtinë
Prof. dr. Marenglen Gjonaj lindi më 9 mars 1946 në Tiranë. Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, në qershor 1963 me rezultate të shkëlqyera. Më pas studioi për një vit në Universitetin e Pekinit gjuhën kineze e me fillimin e revolucionit kulturor kinez kthehet në Shqipëri ku filloi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës (USHT), dega Inxhinieri Mekanike ku diplomohet si inxhinier mekanik në qershor të vitit 1969.
Pas diplomimit, në vitin 1969 filloi veprimtarinë akademike në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, në Katedrën e Konstruksioneve Mekanike, USHT, ku punoi gjatë periudhës 1969–1991 dhe më pas me krijimin e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Prof. dr. Marenglen Gjonaj, gjatë veprimtarisë së tij akademike, fitoi gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” në Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke mbrojtur temën me titull: “Studimi i qëndresës në lodhje të çeliqeve të konstruksionit” në vitin 1983, gradë që u konvertua e në “Doktor i Shkencave” në vitin 1994.
Titujt/gradat shkencore: Në tetor të viti 1984 ai fitoi titullin shkencor “Docent” dhe në nëntor 1994 fitoi titullin akademik “Profesor i asociuar”. Në korrik të vitit 1999 fitoi titullin “Profesor“.
Veprimtaria mësimdhënëse në USHT dhe UPT
` Prof. dr. Marenglen Gjonaj në vitin 1969 filloi veprimtarinë e mësimdhënies në USHT për lëndët mësimore:
- Konstruksione mekanike;
- Konstruksione të makinave;
- Makina peshëngritëse dhe transportuese;
- Mekanikë e konstruksioneve;
- Projektim dhe dimensionim i elementeve të makinave.
Fushat e kërkimit shkencor
Veprimtaria kërkimore e prof. dr. Marenglen Gjonajt është përqendruar kryesisht në fushat:
- Qëndrueshmëri e konstruksioneve mekanike;
- Lodhja e materialeve;
- Mekanikë e thyerjeve;
- Besueshmëria mekanike;
- Konstruksione dhe projektim të makinave;
- Elementet e makinave.
- Mekanizmat dhe sistemet mekanike.
Njohuri gjuhësh të huaja: frëngjisht, anglisht, italisht, rusisht dhe kinezisht.
Funksione të rëndësishme drejtuese në arsimin e lartë
Prof. dr. Marenglen Gjonaj ka mbajtur disa funksione të rëndësishme drejtuese në arsimin e lartë shqiptar, si:
1983–1989: Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, USHT. Prof. Gjonaj drejtoi fakultetin gjatë kësaj periudhe që ishte gjithashtu një fazë e rëndësishme e zhvillimit të arsimit të lartë inxhinierik në Shqipëri;
- 1989–1994: Përgjegjës i Katedrës së Konstruksioneve Mekanike;
- 1998–2005: Përgjegjës i Departamentit të Mekanikës.
- Anëtar i Senatit të Universitetit.
- 2007–2014: Drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kohës që ka drejtuar IGJEUM-in ai ka qenë dhe anëtar i Komitetit shqiptar të digave të larta.
Anëtar i Këshillave të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës:
- Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH) krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 28, datë 24.01.2007, “Për përbërjen e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 21.02.2007.
- Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA) krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.467, datë 18.7.2007.
Profesor i ftuar në Universitetit të Prishtinës, në Degën e Makinerisë
Me nënshkrimin e marrëveshjes së parë për bashkëpunimin akademik shqiptaro-kosovar ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, fillimi i viteve 1970, prof. dr. Marenglen Gjonaj kontribuoi edhe në arsimin e lartë në Kosovë. Ai ka qenë profesor i ftuar në Degën e Makinerisë të Universitetit të Prishtinës, në periudhën 1972–1975 ku ka zhvilluar lëndën “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”.
Profesor i ftuar në universitetin e Metz-it Francë
Prof. dr. Marenglen Gjonaj ka qenë “Profesor i ftuar” si Kërkues shkencor / aktivitet kërkimor në fushën e lodhjes së materialeve, mekanikës së thyerjeve dhe besueshmërisë mekanike në Universitetin e Metz-it, Francë, disa herë, në vitet 1993, 1994, 1999 (shtatë muaj).
Specializime në universitete të huaja
Në kuadër të kërkimeve shkencore, prof. dr. Marenglen Gjonaj ka kryer disa specializime, si:
- Instituti i Materialeve dhe Konstruksioneve Mekanike (tre muaj, 1984) – Paris, Francë.
- Instituti Francez i Siderurgjisë (tre muaj, 1990) – Paris, Francë.
- Universiteti i Metz-it, Laboratori i besueshmërisë mekanike (shtatë muaj) – Francë.
- Universiteti Politeknik i Barit (tre muaj, 1995) – Itali.
Pjesëmarrje në projekte evropiane
- Programi COPERNICUS: “Besueshmëria dhe siguria e strukturave” (1996–1998).
- Anëtar në projektin INCO-COPERNICUS, në kuadër të Rrjetit Evropian të Kërkimit (1998–2000).
- Organizator i Advanced Research Workshop me temë “Notch Effects in Fatigue and Fracture”, Programi Shkencor i NATO-s, Tiranë, 2000.
- Pjesëmarrje ne Rrjetin e Ekselencës (Network of Exellence): “Mesoscopic Approach of Mechanical Properties of Materials”, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Kuadër FP6, 2003.
Veprimtaria botuese e prof. dr. Marenglen Gjonajt
Tekste universitare
- Pejani, F; Gjonaj, M.: “Detale makinash: kritere kryesore të llogaritjes së detaleve të makinave”, 63 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë,1982.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Universiteti i Tiranës, Vol.1, Pj.1, Dispensë, 160 f., Tiranë, 1983.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Universiteti i Tiranës, Vol.1, Pj.2, Dispensë, 161-342 f., Tiranë, 1983.
- Pejani, F; Gjonaj, M.: “Detale makinash: kritere kryesore të llogaritjes së detaleve të makinave”, 71 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1984.
- Pejani, F.; Gjonaj, M.: “Detale makinash: kritere kryesore të llogaritjes së detaleve të makinave”, 72 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1987.
- Gjonaj, M.; Lufi, S., “Konstruksionet metalike”, Monografi, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 254 faqe, Tiranë 1989
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.; Zeqja, Sh.: “Mekanizim”, SHBLU, 386 f., Tiranë, 1990.
- Gjonaj, M.; Pejani, F.; Shushku, M.; Vokshi, S.: “Elemente makinash”, Pjesa 1, 388 f., Botues: SHBLU, Tiranë, 1994.
Punime shkencore
- Gjonaj, M.: “Mbi ngarkesat ekstermale në mekanizmat me regjime kalimtare të përsëritura” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 27-32, Tiranë, 1981.
- Gjonaj, M.: “Analizë eksperimentale e qëndresës ciklike të disa çeliqeve tona të konstruksionit” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 37-41, Tiranë, 1983.
- Gjonaj, M.: “Njohja e vetive përdoruese të çeliqeve tona detyrë e rëndësishme e shkencës së materialeve” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 3-5, Tiranë, 1986.
- Baholli, B. Gjonaj, M.: “Për një përdorim më të gjerë të çeliqeve tona në industrinë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 2, f. 3-7, Tiranë, 1988.
- Karajani, P.; Gjonaj, M.: “Veçori të zhvillimit të plasaritjes nga lodhja në çeliqe të konstruksionit me karbon meshtesa kromi dhe nikeli ” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 59-63, Tiranë, 1989.
- Dushi, A.; Gjonaj, M.: “Vlerësimi i qëndresës tërthore të strukturave mbajtëse detare” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 2, f. 45-50, Tiranë, 1990.
- Gjonaj, M.; Kumbaro (Gjonaj), A.: “Ndjeshmëria në lodhje e materialeve ndaj përqendruesve të tensioneve e vlerësuar me metodë numerike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 31-38, Tiranë, 1998.
- Pluvinage G., Gjonaj M. (eds) “Notch Effects in Fatigue and Fracture”. (NATO Science Series II: Mathematics, Physics, and Chemistry), 2001.
Kumtesë në Universitetin e Tiranës
Prof. dr. Marenglen Gjonaj me rastin e njëzet vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, gjatë muajit nëntor 1977, në Fakultetin e Inxhinierisë USHT ka mbajtur referatin, me temë: “Vlerësimi i ngarkesave supementare lëkundëse me mekanizmat”.
Në këtë studim autori argumenton se mekanizmat e ngritjes me ndërprerje të shpeshta në regjimet kalimtare ku bëhet vlerësimi i ngarkesave edhe si rezultat i lëkundjeve përdredhëse në elementët elastikë të sistemit. Zgjidhjet e sistemit t? ekuacioneve diferenciale për lëvizjen, bëjnë të qartë diferencimin në madhësi të këtyre ngarkesave sipas pozicionit të lidhjes dhe të shpërndarjes së masave të tjera të konsideruara, të përqendruara në skemën e mekanizmit.
Përvojë jashtë vendit, pjesëmarrje në veprimtari shkencore ndërkombëtare
- “High Cycle Fatigue of Low Alloy Carbon Steels”: Konferenca e 14-të Ndërkombëtare “Advanced Materials and Technologies”, Gliwice, Poloni, maj 1995.
- “A Numerical Method for the Estimation of the Fatigue Notch Sensitivity”, Seminari i dytë i punës i Programit “Copernicus”, gusht 1996, Metz, Francë, 1996.
- “The Estimation of Fatigue Life and Fatigue Limit of Plain Carbon Steels with Supplements Cr and Ni”: Konferenca Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Materialeve, shtator 1996, Gallipoli, Itali, 1996.
- “Volume Approach of Fatigue of Notched Specimens”: Seminar pune Vjetor i Programit “Copernicus”, maj 1997, Miskolc, Hungari, 1997.
- “On the Fatigue Failure and Fatigue Life Prediction of the Notched Specimens”: Materials Science, Kluwer Academic/Plenum Publishers, Vol. 34, fq. 604–618, 1999.
- “Stress States of Uniaxial and Multiaxial Fatigue”: Konferenca e 2-të Ndërkombëtare “New Trends in Fatigue & Fracture”, maj 2002. Metz, Francë, 2002.
- “Stress States and Unique Modelling of Uniaxial and Multiaxial Fatigue”: Konferenca Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Materialeve, Salerno, Itali, Vol. II, fq. 587–596, 2003.
- “Volume Effect in the Stress Field and Unique Modelling of Uniaxial and Multiaxial Fatigue”: Konferenca e 12-të Ndërkombëtare e Mekanikës Eksperimentale (ICEM12), fq. 769–778, Bari, Itali, 2004.
- “A Stress Distribution in Accordance with Damped Vibrations in the Suspension Elements of Vehicle Suspension Control”: Konferenca e 5-të Ndërkombëtare “New Trends in Fatigue & Fracture”, Bari, Itali, maj 2005.
10.“A Numerical Analysis of Overhead Transmission Lines Vibrations (Galloping) and Determining of Fatigue Loads”: Konferenca e 5-të Ndërkombëtare “New Trends in Fatigue & Fracture”, Bari, Itali, maj 2005.
- “Preliminary S-N Curve for Stiffened Plate Panels of Shipbuilding Structures”: Konferenca e 6-të Ndërkombëtare “New Trends in Fatigue & Fracture”, Brdo, Slloveni, maj 2006.
- “Reducing of Lateral Load Transfer by Rolling the Vehicle Body into Corners”: Konferenca e 6-të Ndërkombëtare “New Trends in Fatigue & Fracture”, Brdo, Slloveni, maj 2006.
Disa artikuj në revista ndërkombëtare
- Gjonaj, M.: “Mechanical fatigue behavior of chromium and nickel plain carbon steels”, Journal of Physicochemical Mechanics of Materials, Vol. 31(1), pp. 61–68, Lviv, Ukrainë, 1996.
- Gjonaj, M.; Cukalla, M.: “High cycle fatigue of low alloy carbon steels”, Journal of Materials Processing Technology, Elsevier Science, Lausanne, Zvicër, 64(1–3), 141–148,
1997, DOI: 10.1016/S0924-0136(96)02562-9. - Qylafku, G.; Azari, Z.; Gjonaj, M.; Pluvinage, G.: “On the fatigue failure and life prediction for notched specimens”, Materials Science, 34(5), 604–618, 1998, DOI: 10.1007/BF02355779.
- Qylafku, G.; Azari, Z.; Kadi, N.; Gjonaj, M.; Pluvinage, G.: “Application of a new model proposal for fatigue life prediction on notches and key-seats”, International Journal of Fatigue, Elsevier Science, Lausanne, Zvicër, 21(8), 753–760, 1999. DOI: 10.1016/S0142-1123(99)00046-8.
- Qylafku, G.; Kadi, N.; Dobranski, J.; Azari, Z.; Gjonaj, M.; Pluvinage, G.: “Fatigue of specimens subjected to combined loading. Role of hydrostatic pressure”, International Journal of Fatigue, Elsevier Science, Lausanne, Zvicër, 23(8), 689-701, 2001. DOI: 10.1016/S0142-1123(01)00030-5.
- Gusha, L.; Lufi, S.; Gjonaj, M.: “A preliminary S-N curve for the typical stiffened-plate panels of shipbuilding structures”, Materials and Technology, Vol. 41, No. 5, fq. 249–253, 2007.
Udhëheqës shkencor për disertacione
Prof. dr. Marenglen Gjonaj ka udhëhequr punime shkencore për fitimin e gradave shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor”, në fusha të mekanikës së zbatuar, konstruksioneve metalike, lodhjes së materialeve, strukturave të anijeve dhe makinave peshëngritëse, disa prej të cilave po i përmendim:
Për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”
- Remixho Lacaj: “Studimi i parametrave të aftësisë së punës së kushinetave rrotulluese”, F.I.M., USHT, Tiranë, 1987.
- Arben Dushi: “Mbi vlerësimin e qëndrueshmërisë së strukturave mbajtëse të anijeve, nëpërmjet analizës strukturore të modeleve të tyre”, F.I.M., USHT, Tiranë, 1990.
- Pirro Karajani: “Mbi shpejtësinë e zhvillimit të plasaritjes nga lodhja në çeliqet 20 dhe 40 për konstruksione”, F.I.M., USHT, Tiranë, 1990.
Për gradën shkencore “Doktor”
- Skënder Lufi: “Veçoritë e qëndresës statiko-dinamike dhe projektimi i automatizuar i konstruksioneve metalike të makinave peshëngritëse”, F.I.M., UPT, Tiranë, 1995.
- Dhimitër Sotja: “Prirjet bashkëkohore në sistemet e pezullimit të automjeteve dhe optimizimi i tyre në kushtet e rrugëve nacionale me reliev”. Tiranë, 2008.
- Enkelejda Sotja: “Valët ultratingujore të drejtuara në analizën e defekteve ekzistuese dhe të krijuara në elementet dhe strukturat konstruktive me rëndësi të veçantë”, Tiranë, 2010.
- Prof. dr. Marenglen Gjonaj ka qenë bashkudhëheqës shkencor i një doktorate të përbashkët (Cotutelle Doctorate) me Prof. Gay Pluvinage, Universiteti i Metz-it, Francë të kandidatit Genti Qilafku, me titull: “Effet d’entaille à la fatigue en grand nombre de cycles : rôle du gradient de contrainte”, 2000.
Urdhra/mirënjohje
- Student i dalluar, Seria nr. 422-B, USHT Fakuteti i Inxhinierisë20.06 1969, Tiranë;
- Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i II-të nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Dekreti Nr.7149, 9.9.1987 me motivacion si i dalluar për arritje të larta gjatë procesit mësimor, edukativ e shkencor;
- REPUBLIQUE FRANÇAIS, MINISTÈRE DE L’ÉDUCATION NATIONAL DE LA RECHERCHE ET DE LA TECHNOLOGIE “PALMES ACADÉMIQUES” LE PREMIER MINISTRE, PAR DÉCRET EN DATE DE 01 DÉCEMBRE 1997 A NOMMÉ CHEVALIER DANS L’ORDRE DES PALMES ACADÉMIQUES MONSSIEUR GJONAJ MARENGLEN PROFESSEUR DE D’UNIVERSITE TIRANA POUR SERVICES RENDUE À LA CULTURE FRANÇAISE ; LE MINISTRE DE L’EDUCATION NATIONAL DE LA RECHERCHE ET DE LA TECHNOLOGIE Claude Allègre (“Kalorës i Urdhrit të Palmave Akademike”, me Dekret të Kryeministrit francez të kohës, më 1 dhjetor 1997, me motivacion “Për shërbime të kryera ndaj kulturës franceze”.
Përfundim
Prof. dr. Marenglen Gjonaj është një nga profesorët e gjeneratës së mesme të inxhinierisë mekanike shqiptare, me një veprimtari të gjatë në mësimdhënie universitare, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Formimi i tij profesional është përqendruar veçanërisht në fushën e konstruksioneve mekanike, projektimit të makinave dhe studimit të qëndrueshmërisë e besueshmërisë së elementeve të konstruksioneve. Ai kanë dhënë kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përgatitjen e brezave të rinj të inxhinierëve dhe studiuesve shqiptarë.
Në Tiranë ai kontribuoi si pedagog, studiues dhe drejtues akademik, duke luajtur rol të veçantë në zhvillimin e konstruksioneve mekanike, në studimin e lodhjes së materialeve dhe mekanikës së thyerjeve, si dhe në drejtimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike.
Në Prishtinë, si profesor i ftuar gjatë viteve 1972–1975, ai ligjëroi “Makinat peshëngritëse dhe transportuese” dhe u bë pjesë e përpjekjes së përbashkët shqiptare për konsolidimin e arsimit të lartë teknik në gjuhën shqipe në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Për këtë arsye, veprimtaria e tij përfaqëson një urë të rëndësishme akademike ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës.
Prof. dr. Marenglen Gjonaj ka pasur marrëdhënie të suksesshme sidomos me shkolla franceze dhe italiane. Është aktivizuar si “Profesor i ftuar” në këto shkolla dhe është mbajtës i urdhrit të lartë të “Palmave Akademike” të akorduar nga shteti Francez.
Bibliografia
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Universiteti i Tiranës, Vol.1, Pj.1, Dispensë, Tiranë, 1983.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Universiteti i Tiranës, Vol.1, Pj.2, Dispensë, Tiranë, 1983.
- Pejani, F; Gjonaj, M.: “Detale makinash: kritere kryesore të llogaritjes së detaleve të makinave”, Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1984.
- Pejani, F.; Gjonaj, M.: “Detale makinash: kritere kryesore të llogaritjes së detaleve të makinave”, Botues: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1987.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.; Zeqja, Sh.: “Mekanizim”, Botues: SHBLU , Tiranë, 1990.
- Gjonaj, M.; Pejani, F.; Shushku, M.; Vokshi, S.: “Elemente makinash”, Pjesa 1,”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1994.
- Londo, A.: “Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në 50 vjetorin e tij”, Tiranë, 2001.
- Guxho, G.: “70 vjet MCMLI-MMXXI Inxhinieri Mekanike në Shqipëri”, Durrës, 2021.
