PROF. DR. FLAMUR DOLI – ARKITEKT QË PREZANTOI ARKITEKTURËN TRADICIONALE – POPULLORE TË KOSOVËS NË VEND, RAJON DHE NË EKSPOZITA BOTËRORE
Nga Gani S. Pllana
Prof. dr. Flamur Doli u lind më 16 maj 1951 në Mitrovicë. Skollën fillore dhe të mesmen teknike drejtim i ndërtimtarisë i përfundoi në Mitrovicë. Studimet pesëvjeçare, drejtimi arkitekturë i përfundoi në Shkup, Maqedoni, në vitin 1974 duke mbrojtur temën e diplomës, me titull: “Projekti ideor i Teatrit popullor krahinor, Prishtinë” dhe fitoi titullin Inxhinier i diplomuar i arkitekturës. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Shkup, Maqedoni, ku dhe e mbrojti temën e magjistraturës në vitin 1984, me titull: “Bota kozmike, krijimi, analogjia, gjeometria dhe arkitektura” dhe fitoi titullin Magjistër i shkencave teknike në arkitekturë, në vitin 1984.
Doktoratën me titull: “Arkitektura vernakulare e Kosovës” e mbrojti në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Prishtinë, më 03.07 2008, dhe e fitoi titullin “Doktor i shkencave teknike në Arkitekturë”. Do theksuar se Flamur Doli, në Kosovë, ishte magjistri dhe doktori i parë i shkencave teknike të arkitekturës.
Prof. dr. Flamur Doli: Gradat akademike: asistent (1975), ligjërues (1984), prof. asoc. (2009), prof. dr. (2011).
Prof. Dr. Falmur Doli ishte njëri prej themeluesve të seksionit të Arkitekturës në kuzadër të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Eksperienca akademike
Prof. dr. Flamur Doli, karrierën akademike e filloi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, si asistent, në vitin 1975, për lëndët mësimore: “Gjeometria deskriptive” dhe “Perspektiva gjeometrike”.
Në periudhën 1985 – 2009, ishte ligjërues Prof. ass. i lëndëve mësimore: “Gjeometria deskriptive” dhe “Perspektiva gjeometrike”.
Në periudhën 2003 – 2009, Prof. asoc. ligjërues për lëndën mësimore: “Banimi tradicional në Kosovë”.
Nga viti akademik 2011/12 e deri në pension (2016) Prof. dr. Flamur Doli ligjëroi lëndën mësimore: ”Teoria dhe praktika e restaurimit” (Studimet master).
Publikime të monografive shkencore dhe dispensave universitare
Botimi i monografive shkencore:
- “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, Prishtinë, 1993.
- ”Të krijuarit dhe arkitektura”, Prishtinë, 1997.
- “Arkitektura tradicionale – popullore e Kosovës (Traditional popular architecture of Kosova)”, Prishtinë, 2001.
- “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë, 2009.
- “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë, 2021.
- “Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtinë, 2022.
Hartimi i dispensave:
- “Gjeometria deskriptive”, Prishtinë, 1993.
- “Perspektiva gjeometrike”, Prishtinë, 1997.
- “Historia e arkitekturës”, Prishtinë, 2008.
Publikimet profesionale dhe shkencore në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare
- Doli, F.: “Vijat elikoidale spirale cilindrike dhe vijat e përbëra elikoidale cilindrike”, në Këshillimi i XIII-të, Osijek – Kroaci – 1981. Botuar në revistën shkencore “XEMK”, Prishtinë, nr. 1-2/84. YU ISSN 0350-6800, nr. 1-2, f. 25-42, Prishtinë, 1981.
- Doli, F.: “Perspektiva horizontale – qendrore”, në Këshillimi i XV-të Sarajevë-1986. Botuar në revistën shkencore “XEMK” nr.2, f. 33-37, Prishtinë, 1986.
- Doli, F.: “Konstruksioni, natyra dhe analogjia”, në Kongresi i parë i Shoqatës së konstruktorëve të Ndërtimit të BH, nr. 2, f. 329-334, Sarajevë, 1989. Botuar në Buletinin e Kongresit.
- Doli, F.: “Sqarimi i projektit kryesor për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e mullirit të vjetër në Mitrovicë”, në Këshillimi i III-të ndërkombëtar për sanimin e objekteve, f. 129-136, Maribor, Slloveni, 26-28.09.1989.
- Doli, F.: “Perspektiva cilindrike-gjeometrike”, në Këshillimi i XVI-të, Shkup, 1988. Botuar në Buletinin shkencor të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 1995.
- Doli, F.: “Tiparet arkitekturore formësuese në kullat e Isa Boletinit”, f.193-208. (Ky studim në Qendrën e Dokumentimit të ICOMOS: BCIN (The Bibliographic database of the Conservation Information Netëork) është kuotizuar si më poshtë: Niveli bibliografik: analitik (Bibliographic Level: analitic) ICOMOS Accession Nr.:K-126 BCIN Number: 415816. Botuar në periodikun shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës – ASHSH “monumentet”, Tiranë, 1992-1999.
- Doli, F.: “Seminari ndërkombëtar: “Vvorkshop on the reconstruction of vvar – affected architectural herirage in Kosova”, Departamenti i Arkitekturës – UP Prishtinë. Kam marr pjesë me referat shkencor nga lëmi i arkitekturës popullore të Kosovës. 3-13 october 2000. Lidhur me këtë shih: http://vvv.friendsofbosnia.org/resources/nevvs7-1/vol7no1.html, Nën: Reconstruction of Kosovo’s Damaged Architectural Heritage to Begin.
- Doli, F.: “Parimet themelore për rivitalizimin e kompleksit mjedisorë “nënkalaja” në Prizren”, Simpozium i mbajtur në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Prishtinë, 17-18 nëntor 2005, f. 293-303. Botuar në Buletinin e Simpoziumit, Prishtinë, 2005.
- Doli, F.: “Restaurimi i monumenteve të kulturës shqiptare në Kosovë, restaurimi i kullës “Oda e Junikut”, Junik”, ARKLINE – 6, f.20-25, Via Lisano 6, CH-6900 Lugano, 2007.
10.Doli, F.: “Mitologjia shqiptare në arkitekturën popullore. Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë. Kulti i diellit”, ARKLINE – 7, f. 12-17, Via Lisano 6, CH-6900 Lugano, 2008.
- Doli, F.: “Ornamentika nga kompleksi i kultit të gjarpërit të shtëpisë e zbatuar në arkitekturën popullore të Kosovës”, / 1 / f.127-144. Thesis Kosova, International research revieë, ISSN 1821-O767, 2009.
- Doli, F.;“Mitologjia shqiptare në arkitekturën popullore. Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse tek shtëpitë e fshatit Vërmicë”, / 3 / f. 53-63. Thesis Kosova, International research revieë, ISSN 1821-O767, 2010.
- Doli, F.:“Geometrical perspective – the torical perspective-Perspektiva gjeometrike – perspektiva torike”, ISGG 2010 Kyoto (Japan), Article 308, f. 336-337. August 5th – 9th, 2010. The proceedings of the 14th International society for geometry and graphics. ISBN978-4-9900967-1-7. Kyoto, 2010.
- Doli, F.:“Vernacular architecture of Kosovo – Building morphology of corncrib, legacy from neolithic period”- “Arkitektura vernakulare e Kosovës – morfologjia ndërtimore e koshit, mbijetesë nga periudha neolitike”. The Proceedings of the IX International forum le vie dei Mercanti, S.A.V.E. Heritage safeguard of architectural, visual environmental eritage, Aversa, Capri, 9-10-11 June 2011. ID 044. ISBN 978-88-6542-046-1, 2011.
- Doli, F.:“The tradicional house and rational architecture-shtëpia tradicionale dhe arkitektura racionale”, The proceedings of the X International forum le vie dei mercanti, heritage les more architecture desin landscape, Aversa, Capri, May 31th – June 1st, 2nd, 2012. ID 010. ISBN 978-88-6542-128-4, 2012.
- Doli, F.:“Construction of geometrical perspective in the compound plane of figure / kaleidoscop perspective-Ndërtimi i perspektivës gjeometrike në rrafshin e përbërë të figurës”, ISGG 2012 MONTREAL, CANADA: August 5th – 9th, 2010. The Proceedings of the 15th International society for geometry and graphics. August 1th – 5th, 2012, f. 161/859 – 167/859. ISBN978-4-9900967-1-7 ISGG, 2012.
- Doli, F.:“The funcional node of traditional house in Kosovo – Nyja funksionale e shtëpisë tradicionale në Kosove”. 13-14-15 June, 2013 / ID 082, 2013.
Pjesmarrja në seminare ndërkombëtare
Prof. dr. Flamur Doli, më 09 dhe 10 nëntor 2004, në cilësi të ekspertit, i angazhuar nga Këshilli Evropian, ka marr pjesë në hartimin e dokumentacionit profesional, lidhur me: “Preliminary Technical Assessment of the Architectural and rcheological Heritage in South East Europe – Kosova IRPP-SAAH (Projekt of Kosova, MCYS, foundet by Council of Europe)”.
Pjesëmarrës në cilësi të të ftuarit: Keynote speaker. Seminari i organizuar nga: Universiteti Mimar Sinan, Fakulteti i Arkitekturës në Stamboll (Mimar Sinan Universitesi – Mimarlik Fakultesi – Istanbul dhe IMIB (Istanbul maden ihracatçilari birli?i – Firmë botërore për përpunimin dhe aplikimin e gurit natyral në Arkitekturë). “Natural life natural stone-Jeta natyrale guri natyral”, 27th January 2012. http://vvv.konuthaberleri.com/imib-dogal-tasta-artiktan-atiya-semineri-duzenledi-11385.h..;
Prof. Dr. Flamur Doli ka publikuar njësi studimore edhe në këto revista javore: ALBANIKA – EKSKLUZIVE, Prishtinë, gjatë viteve: 2001; 2002; 2007; 2008 dhe 2009. Në javorën MILOSAO të Gazetës Shqiptare në Tiranë, gjatë viteve: 2008; 2009 dhe 2010.
Ekspozitat profesionale dhe shkencore
- Autor i ekspozitës nga arkitektura tradicionale – popullore e Kosovës në godinën e DVVnë Köln të Gjermanisë, qershor-gusht 1999.
- Autor i ekspozitës shkencore nga lëmi i arkitekturë popullore të Kosovës, hapur në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Teknik në Achen të Gjermanisë, maj 2000. Ekspozitën e titulluar: “Studime shkencore, fotografi dhe dokumentacion nga historia e ndërtimit të arkitekturës popullore shqiptare të Kosovës”, e ka hapur në Departamentin e Historisë së Ndërtimit dhe Monumenteve të Kulturës.
- Nga lëmi i arkitekturës tradicionale popullore të Kosovës, ka mbajtur ligjërata para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës në Achen të Gjermanisë, mai 2000. Gastvortrag Traditionelle Architektur in Kosova.
- Autor i ekspozitës së hapur në muzeun e Kosovës në Prishtinë, titulluar: “Restaurimi i kullës së rrafshit të dukagjinit”, hapur më: 23 mars 2010.
- Autor i ekspozitës në cilësi të të ftuarit, të hapur në Universitetin Mimar Sinan, Fakulteti i Arkitekturës në Stamboll (Mimar Sinan Universitesi – Mimarlik Fakultesi – Istanbul), 30.01.2012 – 16.02.2012. Ekspozita është hapur nën patronatin e: Rektorit të Universitetit: Prof. Yalçin KaraYa?iz; Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës: Prof.dr. Güzin Konuk dhe Y. Doç. DR. Saadet Aytis.
- Autor i përgatitjes së ekspozitës së titulluar: “Arkitektura në kontekst tradicional” – konceptet bashkëkohore të restaurimit rijetësues dhe zgjerimit, të zbatuara në projektet e monumenteve të trashëgimisë arkitekturore të disa prej qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Në këtë ekspozitë janë përfshirë projektet ideore të realizuara nga studentët e nivelit maste, të punuara nën mentorimin e Prof. Dr. Flamur Dolit. Ekspozita është hapur në Prishtinë (mars 2023), Tiranë (prill 2023), Ulqin (prill 2023) dhe Tetovë (maj 2023) si dhe në Bruksel (nëntor 2023). Në të gjitha këto ekspozita është bërë edhe përurimi i dy monografive studimore: “Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtina 2022 dhe “Ruajtja e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë 2021.
Përvoja profesionale e prof. dr. Flamur Dolit
Tërë puna e kryer profesionale e Prof. dr. Flamur Doli, e cila do të ipet në vijim, është mbështetur mbi njohuritë e domosdoshme të fituara gjatë punës hulumtuese studimore paraprake, qofshin të karakterit hulumtues kërkimor në terren, apo punës shkencore e cila është kurorëzuar me botimin e 5 (pesë) monografive shkencore.
Arkitekt kryesor – restaurator / konservator
- Autor i projektit kryesor për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e mullirit të vjetër në Mitrovicë, financuar nga BVI-a për banesa dhe lokale afariste, Mitrovicë, 1989.
- Autor i projektit kryesor për restaurimin dhe rivitalizimin e kullës: “Oda e Junikut” në Junik. sipas vlerave arkitektonike, ky monument kulture cilësohet në kategorinë e I-rë. Financues: Agjencia evropiane për rindërtim dhe Fondacioni Suedez i Trashëgimisë pa kufij. Punët rreth restaurimit të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi (2002), dhe nga ekspertët e huaj dhe vendor u vlerësuan shumë lartë, 28.08.2001.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor për restaurimin rindërtues të monumentit të kulturës – shtëpisë të familjes nga konaku i Jashar Pashës në Pejë (2003). Ky monument tradicional i banimit, ndërtuar në fillim të shek. XIX, për nga vlerat arkitektonike cilësohet në kategorinë e I-rë. punët rreth restaurimit të këtij konaku kanë përfunduar në tërësi (2011), dhe nga ekspertët e huaj dhe vendor u vlerësuan shumë lartë, Pejë, 2003.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor të konakut të kullës “Oda e Junikut” në Junik, komuna e Deçanit (2003). Disenjimi arkitektonik i këtij konaku ka karakterin e projektimit në kontekst të caktuar arkitektonik, përkatësisht ambiental, Junik, 2003.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor për restaurimit rindërtues dhe rivitalizimin e kullës së Ahmet Delisë, fshati Prekaz, komuna e Skenderajt, 2004. Punët rreth restaurimit rindërtues të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi (2004), dhe nga ekspertët e huaj dhe vendor janë vlerësuar shumë lartë, Skenderaj, 2004.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e kullës së Sherif Gashit në Mitrovicë (2005), Mitrovicë, 2005.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e kullës së Sylërexhëve në fshatin Vranoc, Lugu i Baranit (2006). Punët rreth restaurimit të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi (2008), dhe nga ekspertët e huaj dhe vendor janë vlerësuan shumë lartë. Fshatrat: Vranoc, Lugu i Baranit, komuna e Pejës, 2006.
- Autor i projektit ideor dhe kryesor për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e kullës të familjes Berisha, Tropojë (Viçidol), 2010.
Njohuri të gjuhëve të huaja: anglisht, maqedonisht dhe serbokroatisht.
Mirënjohje dhe falënderime
- Universiteti i Prishtinës, në dyzetvjetorin e themelimit dhe punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i jep Mirënjohje z. Flamur Dolit në shenjë vlerësimi të kontributit të veçantë të punës mbi njëzetepesëvjeçare arsimore dhe studimore-shkencore, Prishtinë, më 16 nëntor 2005.
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës, 40 vjet studime të Arkitekturës i jep Mirënjohje z. Flamur Dolit, për kontributit në mësimdhënie dhe zhvillimin e Departamenti të Arkitekturës përgjatë viteve, Prishtinë, më 20 dhjetor 2018.
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 45 vjetori i FNA, me rastin e 45 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për kontribut në mësimdhënie dhe angazhim në periudhë mbi 35 vjeçare në FNA, ndajmë Mirënjohje Prof. Dr. Flamur Dolit, Prishtinë, më 25.11. 2010.
- Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” Gjakovë, me rastin e 20 Vjetorit të Shoqatës ndanë këtë Falënderim Prof. Dr. Flamur Dolit, për angazhimin në realizim të aktivitetit të Shoqatës në periudhën 2018-2020, Gjakovë, më 12.11. 2022.
Specializime
- Studime plotësuese – kurs nga fusha e restaurimit dhe konservimit të trashëgimisë arkitektonike/monumenteve. Tema: “Restaurimi dhe konservimi i të trashëgimisë arkitektonike/monumenteve”. Ljubljana University Faculty of Architecture, Slloveni, Lubjanë, 2002.
- Niveli i klasifikimit nacional apo internacional: Projekt kërkimor shkencor: “Arkitektura bioklimatike dhe shtëpia tradicionale” (Studim krahasues i shtëpisë tradicionale të Pejës dhe asaj të Sllovenisë), korrik, 2010.
Detyra udhëheqëse në Fakultetin e Arkitekturës, anëtar nderi i asociacioneve të ndryshme dhe mirënjohje
- Prodekan në Fakultetin e Arkitekturës, Prishtinë, 2009-2017;
- Anëtar nderi i Asociacion të Arkitektëve të Kosovës, 2004;
- Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, i ka dhënë mirënjohje për kontribut në arsim të lartë dhe për publikime në fushën e trashëgimisë arkitekturore vendore, më 02.04.2011;
- Anëtar i Iinternational society for geometry and graphics (ISGG) – Member No.:308 / 2008.
Përfundim
Prof. dr. Flamur Doli, që nga fillimi i karrierës si asistent e deri në titullin akademik profesor i rregullt (dalja në pension) ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke punuar pa ndërprerje me studentë dhe kolegë, sidomos për fushat e dijes, si: “Gjeometria deskriptive”, “Perspektiva gjeometrike”, “Banimi tradicional në Kosovë”, dhe ”Teoria dhe praktika e restaurimit”, si edhe me prezantime, me ekspozita dhe pjesëmarrje në vend dhe në botën e jashtme.
Do theksuar se Prof. dr. Flamur Doli është themelues i lëndës “Banimi tradicional në Kosovë”.
Prof. dr. Flamur Doli, me veprimtarinë e gjithmbarshme publikuese dhe praktike ushtroi një Impact Faktor të konsiderueshëm tipash të ndryshëm në kontekst të ruajtjes dhe restaurimin praktik të arkitekturës sonë popullore, pastaj në vetëdijesimin e opinionit të gjerë për ruajtjen e kësaj trashëgimie arkitektonike, si në vijim: Impakt faktor i rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të përkatësisë kulturore shqiptare të kullës së Rrafshit të Dukagjinit.
Prof. dr. Flamur Doli, ka realizuar projekte për përgatitjen e ekspozitave shkencore dhe katalogut nga lëmi i arkitekturës popullore shqiptare të Kosovës, për rrjedhojë, për herë të parë u arrit që në dokumentet zyrtare-ndërkombëtare të Agjencisë së lartpërmendur të bëhet përkufizimi i drejtë i përkatësisë kulturore të kullës shqiptare. Aty, veç tjerash, thuhet edhe me sa vijon: “Kullat, shtëpitë shqiptare të fortifikuara, si dhe shtëpitë tradicionale rurale, nuk janë të njohura vetëm për shkak të bukurisë dhe kompleksitetit të tyre arkitektonik, por njëherësh ato ofrojnë një dëshmi shumë interesante lidhur me organizimin e jetës në shoqërinë tradicionale shqiptare”. Ky përkufizim i drejtë i përkatësisë kulturore të kullës shqiptare u zyrtarizua edhe në dokumentet e institucionit më të lartë botëror, i cili merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore, siç është UNESCO. Kështu, në publikimet e UNESCO-s, veç tjerash shkruhet: “Kullat kosovare kryesisht datojnë prej shekujve XVIII dhe XIX, por ato u ndërtuan edhe gjatë dekadës së parë të shek. XX. Ato u ndërtuan për familje të gjerë si banesa gjysmë të fortifikuara dhe i përkasin kulturës shqiptare. Rëndësia: Kullat janë karakteristike për kulturën shqiptare.
Prof. dr. Flamur Doli, ka shumë publikimeve nga lëmia e studimit, ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë arkitektonike të Kosovës, të botuara në revista të ndryshme, në mediat elektronike. Gjithësesi kjo paraqet një kontribut të konsiderueshëm në kontekst të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për përkujdesje dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore e arkitektonike të Kosovës.
Vlerësim nga Prof. Dr. Emin Riza: “Prof. dr. Flamur Doli, me punën e tij hulumtuese kërkimore thelbësisht origjinale është protagonisti i gjurmimit, përzgjedhjes dhe dokumentimit grafik dhe fotografik të shembujve tipik të kësaj arkitekture, duke e bërë kështu këtë studim një kontribut plotësisht origjinal në mbarë përbërësit e tij, të cilët implikojnë në çdo fazë, që prej gjurmimit e deri te hedhja e ideve me kompetencë shkencore”.
Monografia “Arkitektura Vernakulare e Kosovës” e Prof. dr. Flamur Doli, me mbarë përbërësit e saj, paraqet një kontribut thelbësor plotësisht origjinal dhe me vlerë për kulturën materiale shqiptare. Lënda studimore e shtjelluar në këtë monografi, si rezultat i një pune hulumtuese kërkimore mbi njëzet vjeçare, në kontekst të qëllimit kërkimor ka dhënë një kontribut thelbësor në ndriçimin e karakterit indigjen, përkatësisht vernakular të kulturës komplekse të ngulimeve të popullit shqiptar. Përfundimet e qëndrueshme, se arkitektura e vjetër shqiptare që nga zanafilla e saj parahistorike ka një vazhdimësi të pandërprerë të zhvillimit të saj, nga njëra periudhë në tjetrën, gjithnjë duke e ruajtur karakterin e saj rrënjës, mbështeten në mprehtësinë dhe karakterin e pasur të argumenteve, përkatësisht provave materiale të vjela drejtpërsëdrejti nga terreni. Këto përfundime të pakundërshtueshme janë arritur në bazë të shtjellimeve shkencore sipas metodës multidisiplinare mbarështruar në formë analitike krahasuese në disa linja, apo rrafshe studimi. Pra, në rrafshin e sistemit të besimeve religjioze, në rrafshin kryesorë arkeologjik dhe arkitekturorë, në rrafshin e aplikimeve të ornamenteve nga kultet e ndryshme, si mbijetoja të besimeve të lashta pagane, si dhe në rrafshin etnologjik. Kultura komplekse e arkitekturës popullore shqiptare, më saktësisht e ngulimeve të banimit, në këtë formë komplekse, sipas metodës shkencore bashkëkohore – multidisiplinare, për herë të parë është shtjelluar kësisoj në mbarë trevën e arealit kulturor ballkanik.
Vlerësim nga Prof. dr. Neritan Ceka, Tiranë: “Një vlerë të veçantë të monografisë: “Arkitektura vernakulare e Kosovës” përbënë materiali dokumentar, me mjaftë interes për studiuesit e disiplinave të tjera albanologjike të interesuar për origjinën e popullit tonë dhe vazhdimësinë ilire-shqiptare”.
Vlerësim nga Prof. dr. Aleksandër Meksi, Tiranë: “Një gurë të rëndësishëm në themelet e studimeve të kulturës materiale të ilirëve dhe shqiptarëve në zhvillim ndër shekuj”.
Gjithësesi do theksuar se monografia studimore: “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, Prishtinë 1993, është libri i parë në Kosovë nga fusha e arkitekturës i shkruar në gjuhën shqipe nga pena e një arkitekti.
David Gloster – Drejtori i Departamentit të Edukimit të Institutit Mbretëror të Arkitektëve të Britanisë (RIBA – Royal Institute of British Architects), në letrën e dërguar më 01.11.2010, lidhur me dy monografitë studimore të autorit Prof. Dr. Flamur Doli: “Arkitektura tradicionale – popullore e Kosovës / Traditional popular architecture of Kosova”, Prishtinë 2001 (shqip/anglisht), dhe “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë 2009, vlerëson: “Të dyja publikimet e Prof. Dr. Dolit provojnë dituri shkencore, njeherësh edhe dokumentim të kujdesshëm dhe kërkime serioze në fushën e arkitekturës vernakulare dhe indigjene të rajonit”. 66 Portland Place, London VV1b 1AD UK / (E-mail: david.gloster@inst.riba.org) etj.
Bibliografia
- Doli, F.: “Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar”, Prishtinë, 1993.
- Doli, F.:”Të krijuarit dhe arkitektura”, Prishtinë, 1997.
- Doli, F.: “Arkitektura tradicionale – popullore e Kosovës (Traditional popular architecture of Kosova)”, Prishtinë, 2001.
- Doli, F.: “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë, 2009.
- Doli, F.: “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë, 2021.
- Doli, F.: “Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtinë, 2022.
- Dokumentacion nga Arkiva e FNA, UP, Prishtinë, 2025.
