02/05/2026

PROF. DR. AGNI DIKA-STRUGANI ATDHETAR, INFORMATIKAN DHE PROFESOR ME VLERA EUROPIANE

0
Agni-Dika

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Agni Dika, lindi më 21 shkurt 1950 në Strugë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Elektroteknik e përfundoi në Universitetin e Prishtinës (1973). Studimet e shkallës së tretë i ka vijuar në Fakultetit Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, në fushën e Shkencave Kompjuterike, ku edhe e ka mbrojtur punimin e magjistraturës, me titull: “Procedurat për transformimin e adresave te memoriet hierarkike” (1979). Gjatë kësaj kohe, duke punuar si asistent në fakultet, për shkak të mungesës së kuadrove, është dashur t’i mbajë orët e mësimit sa trefishi i normës së zakonshme.

Studimet e doktoratës i ka regjistruar në fushën e Shkencave Kompjuterike, pranë Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit. Duke u mbështetur kryesisht në rezultatet e punës kërkimore-shkencore, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Zagreb, me titull: “Vlerësimi i algoritmeve për analizën e qarqeve digjitale komplekse” (1989). Në këtë mënyrë, prof. dr. Agni Dika bëhet doktori i parë shqiptar, në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, nga lëmia e Shkencave Kompjuterike.

Puna në Universitetin e Kosovës në Prishtinës

Pas përfundimit të studimeve bazike, prof. dr. Agni Dika është zgjedhur asistent për lëndë të ndryshme që ndërlidhen me fushën e Kompjuterikës, pranë Fakultetit Elektroteknik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë. Gjatë punës në fakultet, pas titullit fillestarë akademik asistent, është zgjedhur me radhë në titujt universitar: Ligjërues, Docent, Profesor Inordinar (prof. i ascocuar)  dhe Profesor Ordinar (prof. i rregullt).

Në studimet bazike, prof. Diks ka ligjëruar lëndët të cilat ndërlidhen me “Gjuhët Programuese”, “Qarqet Digjitale”, “Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave” dhe “Programimi i Orientuar në Objekte”.

Në studimet master prof. dr. Agni Dika ka ligjëruar lëndët: “Analiza e Algoritmeve”, “Teknikat e Zhvillimit të Programimit të Avancuar” dhe “Dizajnimi i Avancuar i Logjikës Kompjuterike”.

Për studentët në studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, i ka ligjëruar lëndët: “Algoritmet e Avancuara dhe Strukturat e të Dhënave” dhe “Njohja e të Folurit dhe Gjuhës”.

Udhëheqës në Qendrën Kompjuterike të Fakultetit Teknik

Për shumë vite, prof. dr. Agni Dika, ka udhëhequr Qendrën Kompjuterike të Fakultetit Teknik, si dhe në disa mandate edhe Departamentin e Kompjuterikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Prishtinë.

Udhëheqës shkencor për punime të diplomave, magjistraturave dhe të doktoraturave

Gjithashtu, gjatë punës në Universitet, prof. dr. Agni Dika ka mentoruar (udhëheqës shkencor) një numër të madh kandidatësh në punimet e tyre të diplomave, në punimeve të magjistraturës, si dhe disa kandidatë në punimet e doktoraturave.

Kualifikime dhe specializime jashtë vendit

Me qëllim të avancimit profesional dhe shkencorë, prof. Dika ka qëndruar nëntë muaj për kërkime shkencore në Universitetin George Washington, School of Engineering & Applied Science – Computer Sciences, në Washington D.C. Aty, mes tjerash i është mundësuar shfrytëzimi i laboratorëve për eksperimentim me qarqe digjitale, programim në gjuhën e mikroprocesorëve dhe simulim të punës së tij në kompjuter. Gjatë kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prof. dr. Agni Dika ka sjellë me veti mbi treqind libra nga fusha e Shkencave Kompjuterike, të blera, dhe të dhuruara nga profesorët, e disa të fotokopjuara në bibliotekën e fakultetit, si edhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Nën përkrahje të fondacionit Tempus, dhe në bashkëpunim me profesorë nga Université de La Rochelle të Francës, si dhe Institute of Technology Carlow të Irlandës, prof. dr. Agni Dika është angazhuar në procesin mësimor të studimeve master në Universitetin e Prishtinës (2005-2009). Gjatë kësaj kohe ka qëndruar për shkëmbim përvojash në universitet e përmendura më sipër, në Irlandë dhe në Francë, duke përfituar kështu edhe një eksperiencë të veçantë ndërkombëtare.

Angazhimi i prof. dr. Agni Dikës gjatë themelimit të Universitetit të Tetovës në Maqedioninë e Veriut

Prof. dr. Agni Dika, gjatë themelimit të Universitetit të Tetovës (1994), ka dhënë një kontribut të veçantë duke u zgjedhur në Kryesinë e Universitetit – tre anëtarësh, e cila kishte për detyrë përgatitjen e dokumentacionit dhe infrastrukturës së nevojshme për fillimin e punës së tij. Pas hapjes së Universitetit, angazhohet në mbajtjen e mësimit nga fusha e Kompjuterikës, në disa fakultete. Njëkohësisht ka qenë Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prorektor i Universitetit, si dhe për rreth një viti edhe ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit të Tetovës.

Vizitat në Evropë dhe Amerikë

Duke i pasur parasysh problemin e pengimit të zyrtarizimit të Universitetit të Tetovës nga Qeveria e Maqedonisë, si dhe financimin e tij nga popullata arsimdashëse shqiptare, prof. dr. Agni Dika ka qëndruar në disa shtete europiane (Zvicër, Gjermani, Austri) me qëllim të njohjeve nga universitetet tjera, si dhe për apelim te bashkatdhetarët tanë për përkrahje financiare të Universitetit. E një rëndësie të veçantë për Universitetin ka qenë kryesimi i delegacionit nga Maqedonia, gjatë një qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të zhvillimit të takimeve me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Delegacioni, gjatë kohës së qëndrimit në Amerikë, u shoqërua nga përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të udhëhequr nga kryetari Joseph J. DioGuardi. Përmes tyre, u realizuan takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me kongresistë në Kongresin Amerikan.

Gjatë kësaj vizite, para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në New York u organizua një protestë e madhe kundër burgosjeve dhe dhunës policore në Universitetin e Tetovës. Protestuesve u janë drejtuar antarët e delegacionit nga Maqedonia, si dhe kongresistë nga New Yorku, të cilët ishin pjesëmarrës në protestë.

Prof. dr. Agni Dika: Konferenca për shtyp në selinë e Kombeve të Bashkuara

Pas përfundimit të protestës, prof. dr. Agni Dika bashkë me Arbën Xhaferin (tani i ndjerë) i kanë njoftuar të pranishmit me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe pengimin e hapjes së Universitetit të Tetovës duke përdorur forca të mëdha policore, burgosur zyrtarë të Universitetit, studentë, si dhe vrasjen e një qytetari.

Angazhime në Universitete tjera

Prof. dr. Agni Dika, prej themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (2001), ka mbajtur mësim në Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhën angleze, si në studimet bachelor, ashtu edhe në studimet master dhe ato të doktoratës.

Pas hapjes së Universitetit të Prizrenit (2010), për disa vite prof. dr. Agni Dika është angazhuar si profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, duke kontribuar në organizimin e ligjëratave, si dhe aktivizimin e ushtrimeve laboratorike në këtë fakultet.

Prof. dr. Agni Dika ka qenë edhe anëtarë i Komisionit Amë për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” (2016) në Shkup, si dhe profesor për lëndët nga fusha e Kompjuterikës, në studimet bazike të këtij universiteti.

Aktivitetet e rëndësishme kombëtare në Kosovës, gjatë kohës së para luftës në Kosovë

Prof. dr. Agni Dika ka qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjet e rëndësishme kombëtare në Kosovës. Mes tyre, duhet veçuar angazhimin e tij për themelimin e Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nënë Tereza” (1990), ku për gati dhjetë vjet ka qenë anëtarë i Kryesisë së saj. Gjithashtu, në kohën kur objektet e Universitetit të Prishtinës ishin nën okupimin e plotë serb, prof. dr. Agni Dika është angazhuar për themelimin e Shoqatës së Arsimtarëve Universitar dhe Punëtorëve tjerë Shkencorë (1991). Duke qenë anëtarë i Kryesisë së saj, kur kryetar i saj ka qenë Prof. dr. Eshref Ademaj, si dhe anëtarë profesorët e mirënjohur Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci dhe të tjerë, ka dhënë një kontribut të veçantë në funksionimin e Universitetit në kushte të jashtëzakonshme.

Gjatë kohës së para luftës së Kosovës (1998-1999), prof. dr. Agni Dika është angazhuar për themelimin e Komitetit Kosovar të Helsinkit (1990), si anëtar i rregullt i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, me seli në Vjenë. Deri në vitin 2006 kur edhe është mbyllur Federata, prof. dr. Agni Dika ka qenë në pozitën e sekretarit të këtij Komiteti. Përmes tij janë përgatitur dhe dërguar dokumente për dhunën sistematike mbi popullatën e pafajshme të Kosovës, në institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në “Human Rights Watch”, si dhe janë pritur shumë delegacione nga jashtë, të cilat e kanë vizituar Kosovën.

Prof. dr. Agni Dika në Kuvendin Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (1989)

Prof. dr. Agni Dika ka qenë edhe në mesin e intelektualëve të njohur të Kosovës të cilët e kanë nënshkruar dokumentin që njihej si “Apeli 215” (1989), me të cilin kundërshtohej rrënimi me forcë i autonomisë së Kosovës. Përmes këtij dokumenti është njoftuar bota për gjendjen e vështirë të popullatës shqiptare në Kosovë, si dhe me kërkesat për eliminimin e dhunës shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullatës shqiptare.

Me qëllim të kthimit në objektet e okupuara shkollore dhe universitare, në vitin 1992 u organizua një protestë e madhe gjithë popullore në Kosovë, në të cilat morën pjesë qindra mijëra protestues. Kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë e kishte emëruar prof. dr Agni Dikën si udhëheqës të këtyre protestave, për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.

Në Ceremoninë e lumturimit dhe shenjtërimit të Nënës Terezë

Si anëtarë i Kryesisë të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, prof. dr. Agni Dika është përfshirë në delegacionin e Kosovës në Vatikan, për pjesëmarrje në Ceremoninë e Shenjtërimit  të Nënës Terezë (19 tetor 2003). Gjithashtu, nën organizimin e Shoqatës “Nënë Tereza”, Agni Dika me bashkëshorten e tij Luniken, ka qëndruar në Vatikan për ta ndjekur ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë (4 shtator 2016).

Prof. dr. Agni Dika me bashkëshorten Luniken, ka qëndruar në Vatikan për ta ndjekur ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë (4 shtator 2016).

Gjuhët e huaja: turqisht, maqedonisht, serbokroatisht dhe anglisht.

Autor i librave nga fusha e Kompjuterikës

Prof. dr. Agni Dika, në kohën kur në gjuhën shqipe nuk kishte libra, është angazhuar në shkruarjen e librave kryesisht nga fusha e Kompjuterikës. Librat universitarë të cilat janë të ruajtur edhe në versionin e tyre elektronik, i ka publikuar në internet dhe si të tilla mund të shkarkohen lirisht nga të gjithë, pa asnjë pagesë: https://www.researchgate.net/profile/Agni_Dika

Disa nga librat e publikuara

Në vijim prezantojmë disa nga librat të shkruara nga prof. dr. Agni Dika, të cilat kanë shërbyer për marrjen e njohurive bazike nga fusha e kompjuterikes. Libri i parë të cilin prof. dr. Agni Dika e ka shkruar titullohet Programimi me Kompjuter në Gjuhën Fortran IV”, i cili ndërlidhej me programimin në kompjuterin e quajtur IBM 1130, i vendosur në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

  1.   Dika, A.: “Programimi me Kompjuter në Gjuhën Fortran IV-Përmbledhje detyrash të zgjidhura”, Fakulteti Teknik Universiteti i Prishtinës, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.
  2.  Dika, A.: “Bazat e informatikës dhe të kompjuterikës”, Botues Comtrade, Prishtinë, 1992.
  3.  Dika, A.: “Sistemi Operativ MS-DOS”, Prishtinë, 1996.
  4.  Dika, A.: “Gjuha Programuese Pascal – procedurat dhe funksionet”, Fakulteti Elektroteknik Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1996 (ribotim 1997).
  5.  Dika, A.: “Algoritmet – njohuri themelore me programe në gjuhën programuese PASCAL”, Prishtinë, 1998.
  6.  Dika, A.: “Gjuha programuese Pascal – principet e programimit”, Prishtinë, 1998 ( ribotim 2003).
  7.  Dika, A.: “Qarqet Kompjuterike Kombinuese 1”, Prishtinë, 1999 (ribotim 2003).
  8.  Dika, A.: “Bazat e Programimit në C++”, Prishtinë, 2004 (ribotim 2005).
  9.  Dika, A.: “Algoritmet, njohuri themelore, me programe në C++”, Prishtinë, 2004.

10.Dika, A.: “Microsoft Access”, Prishtinë, 2003 (ribotim 2005, 2006).

  1. Dika, A.: “Programimi i Orientuar në Objekte”, Prishtinë, 2005.

Publikimi i librave për nxënës të klasave të ndryshme për shkollat e mesme të Kosovës

  1.   Dika, A.; Rodiqi, S.: Kompjuteri për të gjithë-DOS, WINDOWS, WORD, EXEL”, Prishtinë, 1998, ribotim 2000.
  2.  Dika, A.; Caka, N.; Rodiqi, S.: “Fjalori i Informatikës Anglisht-Shqip Shqip-Anglisht”, Botues ASHAK, Prishtinë, 2005.

Punime profesionale-shkencore

Prof. dr. Agni Dika, ka publikuar punime profesionle-shkencore në vend dhe në botën e jashtme. Shkarkimi i tyre mund të bëhet prej platformës researchgate.net.

  1.   Dika, A.: “Procedure za transformaciju adresa u memoriji sa hierhijskom organizacijom”. (Punim magjistrature), Elektrotehnicki Fakultet – Zagreb, 1979.
  2.  Dika, A.: “Simulation of Work of Microcomputer With Microprocessor MC6800”, in collaboration with Prof. Abd-Allah, George Washington University, School of Engineering & Applied Science – Computer Sciences, Washington DC, 1982.
  3.  Dika, A.: Kodi Optimal për Alfabetin e Gjuhës Shqipe”, në  “Përmbledhje punimesh”, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
  4.  Dika, A.: “Vrednovanje algoritama analize složenih digitalnih sklopova” (Disertacion o doktoratës), 229 f., Elektrotehnicki Fakultet – Zagreb, 1989.
  5.  Dika, A.: “Frekuenca e distribuimit të shkronjave dhe grafemave në tekstet e shkruar shqipe”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, Studime 13, Prishtinë, 2006. ISBN KUD 908 (496.51).
  6.  Dika, A.: Comparison of Frequency Distributions of Graphemes in Albanian and English Texts”. A Periodical for Society, Science and Culture, Vol. V, No. 8, Forum for Society, Science and Culture Universitas, ISBN 1727-0138, Tetovë, 2006.
  7.  Dika, A.: Frekuenca e fjalëve në gjuhën shqipe”, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Studime 15, Prishtinë, 2008. ISBN KUD 908 (496.51).
  8.  Hamiti, M.; Agni Dika, A.: Analyses of Same Content Texts Written in Different Languages”, In Proceedings of the ITI 2019, 31st International Conference on Information Technology Interfaces, Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2009. ISBN 978-953-7138-15-08.
  9.  Dika, A.; Hamiti, M.: Options for Converting Albanian Written Texts into Speech”, Proceedings of the Fourth Balkan Conference in Informatics, A.T.E.I. Thessalonikis Publishing House, Thessaloniki, Greece, 2009. ISBN 978-960-287-127-0.

10.Simov, O.; Agni Dika, A.; Percinkova, B.: Modeling and Simulation of Genetic Regulatory Network”, In The 2010 International Congres on Computer Applications and Computational Science. IRAST, Singapore, 2010. ISBN ISSN 1738-7906.

  1. Dika, A.; Stojanovska, I.: Graphical Representation of GA Fitness Value Improvement for Variable Number of Chromosomes and Generations”, IADIS International Intelligent Systems and Agents Conference. MCCSIS 2010, Freiburg, Germany, 2010.
  2. Dika, A.; Hamiti, M.:“Algoritmet për Gjenerimin e të Folurit Shqip nëpërmjet Kompjuterit”, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Studime 16-17, Prishtinë, 2010.
  3. Hamiti, M.; Dika, A.:Learning Opportunities Through Generating Speech From Written Texts”, Procedia-Social and Behavioral Sciences Journal, Vol. 2, Issue 2, pp. 4319-4324. ELSEVIER, Istanbul, Turkey, 2010. ISBN 1877-0428.
  4. Hamiti, M.; Shehu, V.; Dika, A.: “Automatic Syllable Identification for the Albanian Language”,In SEEU Review, SEE University, Tetovo, 2010. ISBN 1409-7001.
  5. Stojanovska, I.; Dika, A.: “Visualization of GA Progress and Improvement while Resolving Standard Optimization Problems”,International Conference on Artificial Intelligence and Pattern Recognition, Orlando, Florida, 2010. ISBN 978-1-60651-015-5.
  6. Dika, A.; Mentor Hamiti, M.:The Inability of Establishing a Universal Code of Ethics In the Field of Information Technology in Education”,  International Conference on Bioethics Education: Contents, Methods, Trends, UNESCO Chair in Bioethics, ISAS International Seminars, Israel, 2010.
  7. Dika, A.; Blerta Prevalla, B.:The Impact of Memory and Processor in Determining the Performance of Programs”. IEEI 26-th Convention of Electrical and Electronics Engineers, IEEE Conferences, Eilat, Israel, 2010. ISBN 978-1-4244-8681-6.

18.Shehu, V.; Dika, A.: Using Real Time Computer Vision Algorithms in Automatic Attendance Management Systems”, 32nd International Conference on Information Technology Interfaces ITI2010. Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2010. ISBN 978-953-7138-18-9.

  1. Hamiti, M.; Dika, A.:Speech Generation for Albanian Written Texts”, Proceedings of the ITI 2010, 32nd International Conference on Information Technology Interfaces, Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2010. ISBN 978-953-7138-18-9.
  2.                 Simov, O.; Dika, A.; Percinkova, B.: Computer Application for Simulation of Gene Regulatory Networks”, In International Journal of Computer Science and Network Security, Vol. 10, No. 8, IJCSNS 2010, Seoul, South Korea, 2010. ISBN ISSN 1738-7906.
  3. Sylejmani, K.; Dika, A.:A Taboo Search Algorithm for Touristic Trip Planning”, Workshop of The Journal of Information Technology and Tourism – JITT. International Federation for IT and Travel & Tourism – IFITT, Queen Margaret University, Edinburgh, Scotland,  2010.
  4.                  Sylejmani, K.; Muhaxhiri, A.; Dika, A.; Ahmedi, F.: An Online e-Learning System for Driver’s License Test”, In International Journal of Arts & Sciences Conference. IJAS 2011, Prague, Czech Republic, 2011.
  5.                  Dika, A.; Shehu, V.: “Scene Recognition Using Multiple Object Classifiers”, 10th WSEAS International Conference on Applied Computer and Applied Computational Science, ACACOS 2011, Venice, Italy, 2011. ISBN 978-960-474-28.
  6.                  Shehu, V.; Dika, A.: Object Class Recognition Using a Range of Multiple Classifiers”, 34th International Convention MIPRO 2011, MIPRO, Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2011.
  7.                  Sylejmani, K.; Dika, A.: A survey on Online Tourist Trip Planning Systems”, Conference of the International Journal of Arts and Sciences. International Journal of Arts and Sciences, Gottenheim, Germany, 2011.
  8.                  Shabani, I.; Çiço, B.; Dika, A.: Web Services Oriented Approach for Data Synchronization”, In 6th Annual South – East European Doctoral Student Conference Programme DSC 2011, South – East European Doctoral Student Conference, Thessaloniki, Greece, 2011. ISBN 978-960-941-04-7.
  9.                  Sylejmani, K.; Dika, A.: Solving Touristic Trip Planning Problem by Using Taboo Search Approach”, In International Journal of Computer Sciences Issues, Volume 8, Issue 5: Paper IJCSI-2011-8-5-250, IJCSI Press Country, Mauritius, 2011. ISBN ISSN 1694-0814.
  10.                 Dika, A.; Hamiti, M.: Ethical Dilemmas Related to the Use of Facebook”, Book of Abstracts “International Conference & Courses 2011″. UNESCO Chair in Bioethics, International Conference & Courses 2011, Singapore, 2011.
  11.                  Dika, A.; Hamiti, M.: Challenges of Implementing the Ethics through the use of Information Technologies in the University”, Procedia-Social and Behavioral Sciences Journal, Volume 15, ELSEVIER, Istanbul, Turkey, 2011. ISBN 1877-0428.
  12.                 Sylejmani, K.; Dika, A.: A Survey on Online Tourist Trip Planning Systems. International Journal of Arts & Sciences, International Journal of Computer Science Issues, Doolar Lane, Mahebourg, Mauritius, 2011. ISBN 1944-6934.
  13. Hamiti, M.; Dika, A.:Challenges of Computers and IT the Coming Decade, Case Study: SEEUniversity in Macedonia”, Proceedings of the ITI 2011, 33rd International Conference on INFORMATION TECHNOLOGY INTERFACES, Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2011. ISBN 978-953-7138-20-2.
  14.                  Shabani, I.; Çiço, B.; Dika, A.: Solving Problems in Software Applications Through Data Synchronization in Case of Absence of the Network”, International Journal of Computer Sciences Issues, Volume 9, Issue 1, No 3. Paper-2012-9-1-1428_3. IJCSI Press Country, Mauritius, 2012.
  15.                  Rexhepi, A.; Rexha, B.; Dika, A.: Assessment of success factors of e-Government project implementation: Challenges for the Kosovo e-Government perspektive”, Proceedings of the 6th International Conference on Theory and Practice of Electronic Governance (ICEGOV2012). ACM Press, Albany, USA, 2012. DOI 10.1145/2463728.2463790
  16.                  Rexhepi, A.; Rexha, B.; Dika, A.: A comparatory analysis of e-Government success factors in Kosovo”, Proceedings of the 11th Conference on Electronic Government (EGOV2012). Trauner Verlag, Kristiansand, Norway, 2012.
  17.                  Dika, A.; Shehu, V.: Shfrytëzimi i Vizionit Kompjuterik Gjatë Kategorizimit Automatik të Objekteve. Studime 18/2011, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2012. ISBN KUD 811.18-26.
  18.                  Dika, A.; Halili, F.: Integrated Orchestration of Web Services and the Impact of the Query Optimization”, Proceedings of the 8th International Conference on Computing Technology and Information Management (NCM & ICNIT), ICCM 2012 – IEEE, Seoul, Korea, 2012.
  19.                  Halili, F.; Dika, A.: Choreography of Web Services and the Impact of Estimation of Execution Plan”, Proceedings of the International Conference on Information Technology and e-Services. ICITeS’2012 – IEEE, Sousse, Tunisia, 2012.
  20.                 Rexha, B.; Raça, V.; Dika, A.: Enhancement of String Matching Queries on Albanian Names for Kosovo Civil Registry. International Journal of Computers and Communications, The World Scientific and Engineering Academy and Society, United Kingdom, 2012.
  21.                  Dika, A.; Sylejmani, K.: The Level of Impact on Student Success Participation in Lectures and Laboratory Exercises”, WCES 2012, Procedia – Social and Behavioral Sciences, Volume 46 (2012). 4th World Conference on Educational Sciences, Barcelona, Spain, 2012.
  22.                 Rexhepi, A.; Dika, A.; Maxhuni, A.: Genetic Algorithms – Case of Kosovo”, Proceedings of the 6th WSEAS Europian Computing Conference ECC ’12. Prague, Czech Republic, 2012.
  23. Rexhepi, A.; Dika, A.; Maxhuni, A.:Conversion of Numbers to Text and to Speech in Albanian. Proceedings of the 16th WSEAS International Conference on Computers ICCOMP12 – IEEE. Part of the 16th CSCC / CSCC 2012, Paper No. 68104-217, Kos Island, Greece, 2012.
  24.                  Dika, A.; Caka, N.; Maxhuni, A.; Rexhepi, A.; Sylejmani, K.; H. Lajçi, H.: Principet bazike për sintetizimin e të folurit përmes kompjuterit të teksteve të shkruara në gjuhën shqipe”, Konferenca Vjetore e Shkencës “Java e Shkencës 2012”. Prishtinë, 2012. ISBN 978-9951-16-045-2.
  25.                  Dika, A.; Halili, F.; Margita Kon Popovska, K. M.: Towards the Composition of Web Services and the Role of the Query Optimization”, International Journal of Web Applications. N&N Global Technology, IEEE ICITeS’2012, Tunis, 2012.
  26.                  Shehu, V.; Agni Dika, A.: Curve Similarity Measurement Algorithms for Automatic Gesture Detection Systems”, Proceedings of the International Convention on Information and Communication Technology, Electronics and Microelectronics. MIPRO 2012 – IEEE, Opatija, Croatia,  2012.
  27.                  Dika, A.; Sadiku, V.; Sylejmani, K.: “Përcaktimi i mostrave bazike të cilat shfrytëzohen gjatë ekstraktimit të vijave të gishtrinjëve prej fotografive”. Java e Shkencës, Prishtinë, 2013.
  28.                  Dika, A.; Maxhuni, A.; Imeraj, D.: “Algoritme për minimizimin e efektit të diskontinuitetit gjatë bashkimit të sinjaleve të njësive elemtare akustike në procesin e gjenerimit të të folurit”, Java e Shkencës, Prishtinë, 2013.
  29.                  Maxhuni, A. Dika, A.; Rexhepi, A.; Imeraj, D.: “The development of algorithms for alleviating the problem of discontinuity in speech synthesis from text written in Albanian”, IJCSI Vol.10, Issue 4, No 1, 2013.
  30.                 Rexhepi, A.; Maxhuni, A.; Dika, A.: Analysis of the impact of parameters values on the Genetic Algorithm for TSP”, IJCSI Vol. 10, 2013.
  31.                  Sylejmani, K.; Atdhe Muhaxhiri, A.; Dika, A.; Ahmedi, L.: “Solving tourist trip planning problem via a simulated annealing algorithm”, MIPRO, Opatija, Croatia 2014.
  32.                  Shabani, I.; Kovaçi, A.; Dika, A.: “Possibilities Offered by Google App Engine for Developing Distributed Applications Using Datastore”, CICSyN-2014, ACM Digital Library.
  33. Dika, A.; Xhafa, V.; Sylejmani, K.:“Konvertimi në të folur i numrave që përfshihen në fotografi”, Java e Shkencës, Prishtinë, 2014.
  34.                  Pucher, M.; Xhafa, V.; Dika, A.; Toman, M.: “Adaptive Speech Synthesis of Albanian Dialects”, TSD 2015, Telecommunications Research Center Vienna, Austria.
  35.                  Hamiti, M.; Susuri, A.; Dika, A.: “Machine Learning and the Detection of Anomalies in Wikipedia”, Recent Advances in Communications, COMMUN-37, Zakynthos Island, Greece, 2015.
  36.                  Susuri, A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “Machine learning based detection of vandalism in Wikipedia across languages”, MECO-2016, Bar, Montenegro.

55.Bytyqi, E.; Sulejmani, K.; Dika, A.: “Iterated local search algorithm for planning the sequence of arrivals and departures at airport runways”, MIPRO-2016, Opatia, Croatia.

  1.                  Hamiti, M.; Dika, A.; Susuri, A.: Using textual features for the detection of vandalism in Wikipedia: a comparative approach in low-resource language sections. WCTIE-2017, Istanbul, Turkey.

57.Susuri, A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “Detection of Vandalism in Wikipedia using Metadata Features – Implementation in Simple English and Albanian sections”, ASTES Journal Vol. 2, No. 4, 1-7, 2017.

  1.                  Sylejmani, K.; Bytyqi, E.; Dika, A.: “Solving aircraft sequencing problem by using genetic algorithms”, Intelligent Decision Technologies 11(5):1-13, 2017. DOI: 10.3233/IDT-170309.
  2.                  Susuri, A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “The Class Imbalance Problem in the Machine Learning Based Detection of Vandalism in Wikipedia across Languages”, ASETS Journal Vol. 2, No. 16-22, 2017.

Rezultatet e publikuara rreth gjuhës shqipe

Prof. dr. Agni Dika, gjatë hulumtimit ka marrë për analizë tekste të 27 autorëve, të cilët kanë prejardhje nga hapësira të ndryshme gjeografike ku jetojnë shqiptarët. Meqë, për tekste të autorëve të ndryshëm nuk fitohen rezultate të njëjta, me qëllim të eliminimit të ndikimit të autorëve të veçantë, gjatë hulumtimit janë marrë tekste me madhësi përafërsisht të barabarta.

  1. a)Frekuenca e shkronjave

         Në përpunim është përfshirë teksti prej mbi dhjetë mijë faqe të shkruara në gjuhën shqipe, me më shumë se tridhjetë e tetë milion shkronja, si dhe me mbi dyzet milion grafema.

Konkluzione: Shkronjat ë dhe e kanë frekuenca më të mëdha të paraqitjes (bashkërisht 20.548%). Shkronja t me 8.825%, te shumica e autorëve rangohet e treta. Shtatë shkronjat e para në rang-listë (ë, e, t, i, a, r dhe n) kanë frekuencë prej 57.085%. Shuma e frekuencave të shfrytëzimit prej 91.696% arrihet me njëzet shkronjat e para (deri te shkronja h).

  1. b)Frekuenca e grafemave

Konkluzione: Siç shihet, grafema t u afrohet me frekuencë dy grafemave të para (ë dhe e). Grafema h rangohet si e nënta sepse ajo është pjesë edhe e pesë dyshkronjave. Meqë grafema ç përdoret rrallë dhe shpesh herë shkruhet gabimisht si c, gjuhëtarët duhet ta shohin mundësinë që në praktikë kjo shkronjë të shkruhet edhe si ch, gjë që haset te shkrimet e popujve tjerë.

  1. c) Frekuencat e shkronjave në fillim të fjalëve

Konkluzione: Në 11.474% të fjalëve shkronja t është si shkronjë e parë. Në këtë ndikim të madh ka përdorimi shpeshtë i fjalës . Gjashtë shkronjat e para me 51.663% e përbëjnë gjysmën e shkronjave të para në fjalët e shkruara shqipe. 14 shkronjat e fundit në rang listë (prej u deri në x) paraqiten shumë rrallë si shkronja të para në fjalë (vetëm 6.693%). Zanoret si shkronja të para paraqiten 16.93%, kurse bashkëtingëlloret – 83.07%.

  1. d)Frekuencat e shkronjave në fund të fjalëve

Konkluzione: 26.64% të fjalëve përfundojnë me shkronjën ë. Me shkronjën e përfundojnë 20.926% të fjalëve.  Gati gjysma e fjalëve (47.566%) përfundojnë me shkronjat ë dhe e. Me pesë shkronjat vijuese (tiar dhe n) përfundojnë 36.391% të fjalëve, ose me shtatë shkronjat e para në këtë listë përfundojnë 83.957% të fjalëve.

  1. e) Frekuenca e përdorimit të fjalëve

         Gjatë analizës së strukturës së një gjuhe patjetër se duhet parë edhe frekuencën e përdorimit të fjalëve të veçanta. Stilet e shkruarjes së autorëve të ndryshëm dallojnë, ose autorë të ndryshëm në shkrimet e tyre përdorin fjalë të caktuara me frekuenca të ndryshme. Frekuencat e fjalëve mund të lidhen edhe me llojin e shkrimit, përkatësisht këto frekuenca varen nga ajo se teksti i analizuar a është prozë apo poezi, ose a është tregim, dramë apo raport gazetaresk etj. Si rezultat, edhe tek autorët e njëjtë, në shkrime të natyrave të ndryshme distribucioni i frekuencave të fjalëve ndryshon. Nga kjo mund të konkludohet se nuk mund të gjendet zgjidhje përfundimtare dhe me saktësi të plotë e distribucionit të frekuencave të fjalëve.

Konkluzione: Për gjetjen e frekuencave të fjalëve, janë shfrytëzuar tekste të autorëve të ndryshëm, me gjatësi përafërsisht të njëjta, me një gjatësi prej rreth nëntë milion fjalësh. Siç shihet, në tekste më së shumti përdoret fjala , me  6.36% të tekstit. Shumë shpesh përdoret edhe fjala një shkronjëshe e, me 5.027%. Këto dy fjalë ( dhe e), e përbëjnë 11.387% të teksteve të shkruara shqip. Bashkë me fjalën dyshkronjëshe , e cila është rangu në vendin e tretë, tre fjalët të cilat përdoren më shpesh (e dhe ), e përbëjnë 14.354% të teksteve të shkruara shqip. Meqë te fjalët  dhe  bënë pjesë edhe shkronja ë, kjo shkronjë është radhitur e para për nga frekuenca e përdorimit të saj. Siç shihet, me 22 fjalët e para shkruhen 30.106% të teksteve. Gjithashtu, shihet se me 40 fjalët që përfshihen në këtë tabelë, shkruhen 34.228% të teksteve në gjuhën shqipe.

  1. f) Frekuencat e grafemave në gjuhën angaleze dhe gjuhën shqipe

Detajet e rezultateve të kësaj analize mund të merren te punimi përkatës, i cili është publikuar në revistën Universitas.

Konkluzione: Në gjuhën angleze, pas grafemave e dhe tpër nga frekuencat e përdorimit të tyre rangohen grafemat a, o dhe n. Këto grafema, në gjuhën shqipe kanë frekuenca më të vogla të përdorimit dhe rangohen më poshtë se ato përkatëse në gjihën angleze. Në të dy gjuhët, në 9-të pozitat e para të rang-listave përkatëse përfshihen grafemat e, t, a, n, r, i, s dhe h. Por, nga kjo bënë përjashtim grafema ë, e cila në gjuhën angleze nuk shfrytëzohet. Grafemat shu dhe b, në rang-listat e grafemeve që shfrytëzohen në të dy gjuhët zënë pozita të njëjta.

Projekte të ndryshme

Gjatë punës së tij shumëvjeçare, prof. dr. Agni Dika ka udhëhequr edhe projektin shkencor “Konvertimi në të folur i teksteve të shkruara shqipe” (2012-2014), i cili është financuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Në këtë projekt janë angazhuar edhe disa kolegë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Punime në laborator

Si angazhim të veçantë gjatë punës në Fakultet, prof. dr. Agni Dika e ka pasur pasion edhe eksperimentimin në laboratorin e Qarqeve Digjitale. Për këtë qëllim, ai fillimisht i ka sjellë qarqet e integruara logjike, pllakat eksperimentuese, displejët dhe diodat LED, të blera gjatë qëndrimi të tij në Universitetin George Washington, në Amerikë. Një nga këto realizime ka qenë numëruesi digjital dy-bitësh, i cili shihet në vijim.

Nënkuptohet se para eksperimentimit me studentë, është dashur që prof. Dr. Agni Dika të eksperimentojë edhe vetë në laborator, për të parë se si funksionojnë realisht realizimet e planifikuara.

Mirënjohje dhe dekorata

         Për punën e tij shumëvjeçare, Agni Dika është nderuar me mirënjohje të ndryshme, tre nga të cilat janë:

  1.   Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna Terezë” (Për dorën që ua ka shtruar familjeve e individëve nevojtar)
  2.  Albanian ICT Awards Academy (Mirënjohje për profesorët e dalluar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë dhënë kontribut ndër dekada, si autor punimesh shkencore, librave shkollor dhe universitar, mentor i temave për bachelor, mastër dhe doktoraturave).
  3.  50 Vjet FIEK. Mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin dhe afirmimin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Anëtar në shoqata profesionale ndërkombëtare

Për rreth tridhjetë vjet pof. dr. Agni Dika është anëtar në tre shoqata shkencore ndërkombëtare, të cilat llogariten si shoqatat më të rëndësishmet botërore në fushën e Kompjuterikës dhe më gjerë:

  1.   Institute of Electrical and Electronics Engineers – IEEE. Shoqata më e madhe botërore për përparimin e teknologjisë.
  2.  Association for Computing Machinery – ACM. Shoqata më e madhe botërore për arsim dhe shkencë në fushën e informatikës.
  3.  New York Academy of Sciences – NYAS. Shoqata më e vjetër në SHBA, e cila njëkohësisht është shoqatë më domethënëse në komunitetin shkencor ndërkombëtar.

Përfundim

Prof. dr. Agni Dika, gjatë punës së tij në Universitet, sidomos në kohën kur nuk ka pasur internet, ka investuar shumë në blerje të librave, veçanërisht atyre nga fusha e Kompjuterikës. Si të tilla, librat nga biblioteka e tij, janë shfrytëzuar edhe nga studentët, veçanërisht nga studentët që i  ka mentoruar në punimet e tyre të diplomave, tem,ave të masterit dhe të doktoraturave.

Prof. dr. Agni Dika ka shfrytëzuar kompjuterin në Fakultetin Tekni në Prishtinë, komandat i janë dhënë përmes kartelave të perforuara (kartelave me vrima), duke shfrytëzuar për çdo komandë një kartelë. Pavarësisht karakteristikave teknike të kufizuara krahasuar me kompjuterët që shfrytëzohen sot, kompjuteri në fjalë është shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë për kalkulime të ndryshme shkencore, gjatë punimeve të magjistraturës dhe doktoraturave ose edhe për paraqitje grafike të rezultateve.

Prof. dr. Agni Dika, ka bërë punë me cilësi e saktësi, përherë i angazhuar për çshtje kombëtare paralel me mësimdhënie, ka hartuar me kohë dispensa e libra të nevojshme për nevoja të studentëve dhe të interesuarëve për informatikë dhe zbatim në praktikë.

Njohuritë e gjuhëve të kombeve të ish Jugoisllavise dhe gjuhës angleze i kanë mundësuar që të prezantohet me punime profesionale dhe shkencore në vend dhe në botën e jashtme.

Kontributi i prof. dr. Agni Dikës për zhvillimin e arsimit univeristar është i jashtëzakonshëm jo vetëm në Universitetin e Prishtinënë, por edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetion e Europës Juglindore në Tetovë dhe për Universitetin Publik të Prizrenit.

Prof. dr. Agni Dika ishte përherë në kryerje të detyrave për çështje kombëtare, të cilat shpesh i merrte vullnetarisht, si për shoqatën bamirërëse “Nëna terezë”, pjesëmarrës për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prijetar për aktivizimin e studimeve në “shtëpi shkolla”, pas largimit të studentëve, stafit akademik, administrativ e ndihmës nga masat e dhunshme të Serbisë ndaj popullatës së Kosovës (1991-1999).

Prof. dr. Agni Dika është i përfshirë në platformën globale të rrjetit profesional ResearchGate, përmes së cilës lidhen shkencëtarët dhe hulumtuesit me një komunitet botërorë prej mbi 25 milionë anëtarësh. Punimeve të tij, të cilat janë vendosur në këtë platformë, mundemi me iu qasë përmes linkut: https://www.researchgate.net/profile/Agni_Dika

Disa nga të dhënat statistikore të marra në platformën ResearchGate, për profilin prof. dr. Agni Dikës, më 19 shkurt 2026, janë: Numri i lexuesve të punimeve të tij është 160.766; Krahasuar me të gjithë anëtarët e platformës ResearchGate. Rezultati i Interesit Kërkimor të tij është më i lartë se 87% e anëtarëve të cilët janë të përfshirë në këtë platformë.

Bibliografia

  1.   Dika, A.: “Programimi me Kompjuter në Gjuhën Fortran IV-Përmbledhje detyrash të zgjidhura”, Fakulteti Teknik Universiteti i Prishtinës, Botues ETMM, Prishtinë, 1983.
  2.  Dika, A.: “Bazat e informatikës dhe të kompjuterikës”, Botues Comtrade, Prishtinë, 1992.
  3.  Dika, A.: “Sistemi Operativ MS-DOS”, Prishtinë, 1996.
  4.  Dika, A.: “Gjuha Programuese Pascal – procedurat dhe funksionet”, Fakulteti Elektroteknik Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997.
  5.  Dika, A.: “Gjuha programuese Pascal – principet e programimit”, Prishtinë, 2003.
  6.  Dika, A.: “Bazat e Programimit në C++”, Prishtinë, 2005.
  7.  Dika, A.: “Microsoft Access”, Prishtinë, 2006.
  8.  Dika, A.: “Programimi i Orientuar në Objekte”, Prishtinë, 2005.
  9.  Dokumention nga arkivi i FIEK, Prishtinë, 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok