PROF. DOC. ZYHDI CASLLI-PEDAGOG SHUMË I PËRGATITUR DHE ME NIVEL TË LARTË PEDAGOGJIK E SHKENCOR NË UNIVERSITETIN E TIRANËS DHE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS
Nga Gani S. Pllana, Prishtinë
Prof. doc. Zyhdi Caslli lindi më 31 korrik 1937 në Tiranë, nga një familje qytetare tiranase. Arsimin e mesëm e ka kryer në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1960 dhe fitoi titullin “Inxhinier mekanik”. Menjëherë pas diplomimit emërohet pedagog në Katedrën e Rezistencës së materialeve të këtij fakulteti, ku punoi deri në fund të jetës. Ai ishte i angazhuar në lëndë të ndryshme mësimore të inxhinierisë mekanike, si: “Mekanikë Teorike” dhe “Vizatim Teknik”, por sidomos në atë të “Rezistencës së Materialeve”, ku bëhet edhe titullar i saj dhe një nga pedagogët më të vlerësuar, në këtë fushë, në USHT dhe UP Prishtinë.
Në vitin 1981, pasi kishte përfunduar më parë tezën “Mbi shfrytëzimin racional të çeliqeve të konstruksionit”, mbrojti me sukses disertacionin, me temë: “Mbi disa probleme të prodhimit e të përdorimit racional të çeliqeve të konstruksionit dhe kriteret e ndërtimit të nomenklaturës optimale në kushtet e vendit tonë”, USHT, Tiranë, 1981. Ky studim përbënte një kontribut në lidhjen e kërkimit shkencor me nevojat e industrisë mekanike shqiptare.
Titujt/gradat shkencore: “Inxhinier” (1965), “Kandidat i shkencave” (1981), “Docent” (1984)
Studimi i materialeve mbeti fusha kryesore e kërkimit shkencor të prof. doc. Z. Casllit, në të cilën ka kryer dhjetëra studime dhe projektime për nevoja të subjekteve të ndryshme ekonomike dhe të prodhimit.
Në drejtim të kualifikimit pasuniversitar, ka përgatitur dhe ka dhënë leksione në lëndën “Suplemente të rezistencës së materialeve për konstruktorët mekanikë”.
Prof. doc. Zyhdi Caslli ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë (USHT).
Fushat kryesore të specializimit
Veprimtaria shkencore e Prof. doc. Zyhdi Casllit është përqendruar në:
- Rezistencën e materialeve;
- Mekanikën e materialeve;
- Sjelljen fiziko-mekanike të çeliqeve;
- Projektimin dhe përzgjedhjen e çeliqeve të konstruksioneve;
- Elemente dhe konstruksione makinash;
- Mekanikën teorike.
Njohuri të gjuhëve të huaja: rusisht dhe frëngjisht.
Pedagog në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Makinerisë
Prof. doc. Zyhdi Caslli ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm edhe në Universitetin e Prishtinës për disa vjet (1971-1975), duke mbajtur leksione të plota të “Rezistencës së materialeve I e II”, për studentët e vitit të parë dhe të dytë në Fakultetin e Makinerisë.
Veprimtaria botuese e prof. doc. Zyhdi Casllit
Prof. doc. Zyhdi Caslli si autor dhe bashkautor, prej vitit 1975 deri në 1987, ka botuar tekste universitare mbi rezistencën e materialeve. Ai ka një bilanc të pasur edhe në botimin e artikujve shkencorë dhe të monografive. Është autor dhe bashkautor i një sërë tekstesh universitare dhe dispensash, ndër të cilat:
Tekste dhe dispensa universitare
- Caslli, Z.; Shteto, K. (Adaptues): “Përmbledhje ushtrimesh dhe problemesh në rezistencën e materialeve”: Dispensë, Pjesa 1, 152 f., Dega e Botimeve të Universitetit, Universiteti i Tiranës: Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, 1964.
- Caslli, Z.; Shteto, K.: “Përmbledhje ushtrimesh dhe problemash në rezistencën e materialeve”, Pjesa 1, 163 f., Tiranë, 1964.
- Caslli, Z.; Shteto, K.: “Udhëzime për punë laboratorike në rezistencën materiale”: Dispensë, Pjesa 1, 170 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1965 (ribotim 1967)..
- Caslli, Z.: “Udhëzime dhe problema të zgjidhura në rezistencën e materialeve”, Dispensë, 249 f., Tiranë: [s.n.], Tiranë, 1969 (ribotim: 1971).
- Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”, Vol. 1, 221 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1971.
- Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”, Vol. 2, 222-412 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1971.
- Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”: Dispensa 3, 176 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
- Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”: Dispensa 4, 177-356 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
- Caslli, Z.: “Mbi sjelljen fiziko-mekanike të çeliqeve”: Dispensë, 55 f., Tiranë: [s.n.], Tiranë, 1983.
10.Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”, Pjesa 1, 214 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1985.
- Shteto, K.; Gjeçi, N.; Skënderi, H. S.; Caslli, Z.: “Rezistenca e materialeve”: Dispensa 2, 210 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1986.
- Caslli, Z. (Përshtatës): “Ushtrime të rezistencës së materialeve”: Dispensë, 173 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
- Caslli, Z.; Dimroçi, Th.; Daja, Sh.: “Mekanika teorike (statika): rezistenca e materialeve”: Dispensë, 491 f., Instituti i Lartë Bujqësor, Tiranë, 1987.
Punime shkencore
- Caslli, Z.: “Mendime rreth studimit (1) dhe (2) të Z. Këlliçit”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 2, Tiranë, 1971;
- Këlliçi, Z.; Caslli, Z.: “Zgjidhja e problemit të tërheqjes (shtypjes) me ngarkesa të lokalizuara në funde nëpërmjet rrugës së variacioneve”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 3, f. 11-23, Tiranë, 1977;
- Caslli, Z.: “Mbi disa probleme të rritjes të cilësisë së punës projektuese të konstruktorëve mekanikë”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 3, f. 3-7, Tiranë, 1981;
- Caslli, Z.: “Disa aspekte mbi ndërtimin e karakteristikave reale të materialeve”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 2, Tiranë, 1981;
- Caslli, Z.: “Disa probleme mbi përmirësimin e strukturës të nomenklaturës së çeliqeve të konstrksionit që kemi në përdorim”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 1, f. 29-36, Tiranë, 1983;
- Caslli, Z.: “Disa rezultate në kufizimin dhe unifikimin e emërtesës së çeliqeve për konstruksione”, Buletini i shkencave teknike, Nr. 4, f. 45-53, Tiranë, 1985.
Referate dhe kumtesa
- “Mbi disa veçori të përdorimit të teknikës të matëseve elektrotenzonometrike”, në Katedër, Tiranë, 1961;
- “Mbi mundësinë e realizimit në vend të serave 3 dhe 9 ha” (bashkautor), në ndërmarrjen e serave”, Durrës, 1970;
- “Zgjidhja e problemit në tërheqje me ngarkesa të lokalizuara në funde nëpërmjet rrugës variacioneve” (bashkautor), në Sesionin shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë, Tiranë, 1977;
- “Mbi disa veçori të studimit dhe projektimit të pajisjes agregate të ngritësve për nevojat e M.M.P.” (bashkautor), në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Tiranë, 1977;
- “Disa mendime lidhur me përmirësimin e programit të lëndës mësimore ‘Rezistenca e materialeve”, në Katedër, Tiranë, 1977;
- “Disa konstatime të nomenklaturës që përdoren në Kombinatin e Autotraktorëve ‘Enver Hoxha’”, në Katedër dhe në Kombinat, Tiranë, 1979;
- “Disa mendime në lidhje me kufizimin e nomenklaturës të çeliqeve të konstruksionit që përdoren në vndin tone”, në Katedër dhe në Fakultetin e Inxhinierisë, Tiranë, 1980.
- “Disa probleme teorike mbi ndërtimin e karakteristikave reale të materialeve”, në Katedër, Tiranë, 1980.
- “Disa specifika konstruktive në llogaritjen e shasive të vagonit vetëshkarkues me kapacitet 70 Ton”, në Katedër, Tiranë, 1980.
Monografi
- Caslli, Z.: “Mbi sjelljen fiziko-mekanike të çeliqeve”, Dispensë, 55 f., Tiranë: [s.n.], Tiranë, 1983.
Studime dhe projekte në ndihmë të prodhimit
Prof. doc. Zyhdi Caslli përveç mësimdhënies dhe hartimit të teksteve të nevojshme për student ka realizuar edhe një sërë projektesh për zhvillimin e industrisë dhe prodhimtarisë shqiptare, si në vijim:
- “Projektimi dhe realizimi i kallëpeve metalik për prodhimin e blloqeve të lehtë prej keramzito-beton”, në Laboratorin e materialeve të Ndërtimit, Tiranë, 1963;
- “Studimi dhe projektimi i baterive prodhimin e paneleve të godinave civile prej materialeve të lehta keramzito-beton”, për Kombinatin e materialeve të ndërtimit “J. Pashko”, Tiranë, 1964;
- “Studimi, projektimi dhe realizimi i elementeve bartëse ngarkuese (3 lloje) për nevojat eksperimentale”, Tiranë, 1964;
- “Studimi dhe projektimi i serave 3 dhe 9 ha me materiale vendi”, për ndërmarrjen e serave Durrës, 1970;
- “Studimi dhe llogaritja konstruktive e shkallës për nxjerrjen e mjeteve nën-ujore për riparim”, për repartin ushtarak 9880 Orikum, 1977;
- “Llogaritja dhe konstruktimi i shasisë së vagonit të parë vetëshkarkues me kapacitet 70 Ton për nevojat e vendit tone”, për Ofiçinën e hekurudhave Durrës, 1979;
- “Studimi, projektimi, ndjekja e prodhimit, eksperimentimi dhe vënia në shfrytëzim të një agregati për nevojat e M.M.P.” (grup pune), Tezë dikasteriale e K.M.F., 1977-1981;
- “Projektimi, prodhimi dhe eksperimentimi i rimorkiove vetëshkarkuese për transportimin e kombajnave bujqësorë” (grup pune), për OA Tiranë, 1978;
- “Kryerje provash eksperimentale në caktimin e karakteristikave fiziko-mekanike të materialeve në dobi të ndërmarrjeve të ndryshme”, Tiranë, 1980.
10.Pjesëmarrës në grupe pune dhe ekspertiza të ndryshme.
Recensues për tekste mësimore, artikuj shkencorë dhe disertacione
Prof. doc. Zyhdi Caslli ka bërë recensione për tekste mësimore, artikuj shkencorë dhe disertacione, si në vijim:
- Për disertacione të shkallës së parë të kualifikimit (dy recensione);
- Për tekste mësimore (tri recensione);
- Për artikuj shkencorë (nëntë recensione).
Udhëheqës shkencor disertacionesh
- Dimroçi, Th.: “Studim teoriko-eksperimental mbi sjelljen termike në regjimin dinamik të sistemit ndërtesë-impiant”, disertacion për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave” / Thanas Dimroçi /; udhëheqës shkencor Zyhdi Caslli, 108 f., USHT FIM Tiranë, 1990.
Urdhra dhe Mirënjohje
Për punën e tij të palodhshme dhe shkencore prof. doc. Zyhdi Casllit i janë ndarë urdhëra dhe mirënjohje të ndryshme, si në vijim:
- Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i III-të nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, për punë të ndërgjegjshme e të palodhur në edukimin komunist të brezit të ri dhe masave punonjëse dhe forcimin e shkollës tonë të re, Tiranë, më 4 maj1970;
- “Mirënjohje” me rastin e tridhjetë e pesë -vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në zhvillimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe në UP FIM, më 7 tetor 2002 (Post mortor).
Përfundim
Prof. doc. Zyhdi Caslli ka qenë një nga pedagogët dhe studiuesit e mirënjohur të inxhinierisë mekanike shqiptare, me kontribut të veçantë në fushën e Rezistencës së Materialeve dhe Mekanikës së Materialeve. Ai i përket brezit të parë të pedagogëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Tiranës dhe ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në formimin e mijëra inxhinierëve në Shqipëri. Ai kontribuoi në hartimin e literaturës universitare në gjuhën shqipe që lidhen ngushtë me zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, një nga fakultetet themeluese të arsimit të lartë inxhinierik në Shqipëri.
Prof. doc. Zyhdi Caslli është mirëpritur dhe është shquar gjithashtu edhe në Universitetin e Prishtinës për disa vjet (1971-1975), duke zhvilluar leksione të plota të “Rezistencës së materialeve I e II”, duke qenë i çmuar dhe i shumëvlerësuar nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Makinerisë në Prishtinë.
Prof. doc. Zyhdi Caslli mbetet një nga figurat me kontribut të rëndësishëm në historinë e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Tiranës. Veprimtaria e tij pedagogjike dhe shkencore ka lënë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin e arsimit të lartë teknik shqiptar dhe në përgatitjen e brezave të inxhinierëve mekanikë.
Bibliografia
- Caslli, Z.; Shteto, K.: “Përmbledhje ushtrimesh dhe problemash në rezistencën e materialeve”, Pjesa 1, Tiranë, 1964.
- Caslli, Z.; Shteto, K.: “Udhëzime për punë laboratorike në rezistencën materiale”: Dispensë, Pjesa 1, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1965.
- Caslli, Z.: “Udhëzime dhe problema të zgjidhura në rezistencën e materialeve”, Dispensë, Tiranë: [s.n.], Tiranë, 1969 (ribotim: 1971).
- Caslli, Z.: “Mbi sjelljen fiziko-mekanike të çeliqeve”: Dispensë, Tiranë: [s.n.], Tiranë, 1983.
- Caslli, Z.; Dimroçi, Th.; Daja, Sh.: “Mekanika teorike (statika): rezistenca e materialeve”: Dispensë, Instituti i Lartë Bujqësor, Tiranë, 1987.
- “Buletini i shkencave teknike”, Tiranë (1973-1990);
- Guxho, G.: “70 Vjet MCMLI-MMXXI Inxhinieri mekanike në Shqipëri”, Durrës, 2021.
