22/12/2024

Prishtina, nga fundi i shekullit XIV qendër e njohur diplomatike-konsullore!

0
Prishtina-1332

Nga Jahja Drançolli

Në kohën kur Prizreni si qendër e njohur konsullore, që nga viti 1332, nga kapërcyelli i shekullit të katërmbëdhjetë kishte filluar të pësonte rënie ekonomike, atëherë primatin e morën qytetet minerare të Kosovës. Këto ndryshime ekonomike u shoqëruan edhe me zhvllime të reja diplomatike-konsullore. Kështu, në vitin 1396, selia e përhershme konsullore e Prizrenit ishte zhvendosur në Novobërdë dhe Prishtinë. Dihet se, për konsull në qendrat e përmendura më sipër, zakonisht emëroheshin raguzanë bujarë. Janë të njohura edhe raste kur si konsull zgjidhej dikush me origjinë arbërore, i cili gëzonte të drejtën e nënshtetësisë së shtetit të Raguzës. Për çështjen në fjalë njihen dokumente të shumta përkatëse. Njëri prej tyre njoftonte drejtpërdrejt se si Qeveria e Raguzës, më 16 gusht 1396, kishte vendosur të caktojë një konsull për Novobërdën dhe Prishtinën së bashku me rrethet e tyre, “[…] in Nouaberda, Pristina et illis partibus”. Ky vendim i Qeverisë Raguzane kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj nga sulmet e ndryshme që ndodhën në këto anë, “propter vessationes que sunt in illis partibus”. Konsulli i Prishtinës i shoqëruar nga dy gjyqtarë u detyrua të interesohej për të shpëtuar pasurinë jo vetëm të qytetarëve të Raguzës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok