23/12/2024

POPULLI QË UDHËTON NËPËR SHEKUJ ME KOKA TË PRERA NË HISTORI

0
Omer-Kaleshi

In memorian

NGA KALOSH ÇELIKU

Omer Kaleshi (1932 – 2022)  pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

E kam thënë, herët nëpër shkrimet e mia publicistike: Botës, i kemi dhënë mjaftë personalitete shqiptar. Radhën, e ka Bota t’ia kthejë borxhin Popullit Shqiptar. Tashti, vetëm e përsëris për së dyti herë: Idenë Madhështore të Rilindasëve Shqiptar mbarëkombëtar. Mendimin tim publik artistik shqiptar: Mjerë, ai popull ende i gjallë: kur, partitë politike merren me arsimin dhe kulturën institucionale shqiptare, i  ngatërrojnë lëmshë profesionet, që nuk i shkatrron dot, as Macja e zezë me këmbë e bishtin mbi shpinë, në Odën e burrave Shqiptar. E, sidomos, kur e bëjnë lesh e li, arsimin dhe artin shqiptar, me politikën “madhore” partiake, në prag të fushatave të ashpra, ende të paparara deri më sot parazgjedhore parlamentare, në Maqedoninë Veriut?!…

Popull Historik, jemi ne Shqiptarët: Që, udhëtojmë nëpër shekuj me koka të prera tradicionale: në gërrana, dëllinja, bunare (puse) e istikame, nëpër Histori. Shembull konkret, ende i freskët është, ai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me ndarjen e medaljeve “historike” duke i futur në një thes të grisur me arna, gjithë personalitetet shqiptare ’”historike”, në Pavarësinë e Kosovës: I hurit dhe kallirit, më një thesë me arna mbi shpinë?! Kotnasikoti, fare në Ditën e Sotshme Historike. Përurimin e librave “kryevepra” për çdo ditë duke i reklamuar si të sukseshëm në fushën e kulturës shqiptare, Maqedininë e Veriut?! “Kuadro” politike në qendër të vëmendjes Qeveritare duke i përshëndetur me radhë sipas posteve politike: Që, nga Kryetari Partisë në pushtet, ish ambasadori jugosllav i shëtitur nëpër botë si ambasador socialist, e deri te Kryetari i komunës, sesa: Piktorit, autorëve të  librave duke i lënë nën hije të fushatave parazgjedhore si personalitete dhe ngjarjet kulturore. Partizanët politik, recenzentë të librave dhe politikanë me “perspektivë” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si deputetë të popullit shqiptar, dhe ministra të ardhshëm shqiptarë, në Qeveri.  Djemtë dhe bijat “artistë” si udhëheqës të institucioneve politike “kulturore” shqiptare, që nesër do të bëhen edhe  deputetë të popullit shqiptar, në Shtetin e “përbashkët”?!

Mendje dhe fytyra unikate politike – “kulturore”! Kalorës të arratisur familjar, brez pas brezi, që dalldisen me orë para kamerave televizive. Shembull konkret, ngjarja e fundit kulturore, hapja solemne madhështore e Ekspozitës figurative të Omer Kaleshit në prag të zgjedhjeve parlamentare, që më nxiti ta shkruaj këtë shkrim publicistik?!

Moti kohë e përcjell veprimtarinë figurative artistike të Omer Kaleshit si piktor me famë botërore. Dhe, e meriton të jetë në mesin tonë shqiptarë e botëror. Që, nga Shkolla fillore në Katund si nxënës. Im, Vëlla: si mësues i asaj kohe i viteve të (’60 -ta),  i përndjekur politik (“armik i shtetit”), punonte dhe jetonte në Paris për bukën e gojës. Një vit më vonë, pas kryerjes së Shkollës Normale, në Shkup: Edhe unë, u desh të marr rrugën e gurbetit.

I hipa nga Shkupi trenit “exspres” jugosllav, përmes Beogradit në Paris. Askushi, nuk më priti në stacion. Falë gjuhës frenge që e kisha si lëndë programore në shkollën e mesme, e gjeta veten dhe Vëllain, në atë Qytet të madh të kulturës botërore, ku gjysma e banorëve krijonin artë edhe në rrugë, e gjysma i kritikonin vlerat e tyre artistike.

Ditën e nesërme bashkë me Vëllain u turrëm pas gjetjes të një vendi pune. Ekzistencë për të jetuar, në Paris. Edhe, mezi e gjetëm më në fund. Pronarit të firmës ekonomike, ia rrëfej diplomën time që e kisha marr për plot, pas katër viteve pune dhe djerse mbi libra. Pronari, buzëqeshi. Feleminderit, nuk ka nevojë. Punën, që e pranon ti si profesionist, a mund ta bësh me dashuri, apo jo si punëtor krahu? Po, i përgjigjem, ngase vija nga Katundi. Atëherë, diplomën mbaje për vete, mua më duhet puna jote “artistike”, e jo ajo copë letre, që ti nesër do ta varësh me siguri në muret e shtëpisë.

Intersant, padashtas kthehem përsëri te kokat e pikturave të Omer Kaleshit: u gjasojnë shumë kokave të prera të liderëve tanë partiak pa trup, duar e këmbë. Udhëtarë politik, që udhëtojnë në histori pa shteg e dhiare për në Baba Tomorr. Kalorës të arratisur të fushatës parazgjedhore, që më shumë përpiqen të duken para kamerave televizive, si heronjtë tanë kombëtarë: Skënderbe, Ismail Qemala, Bajram Curra, Isë Boletina, Azem Bejta e Shotë Galica, Ibrahim Rugova e Adem Jashara, sesa liderë partiak shqiptar me “besë” e pa besë, në mes të Shkupit. Tru i popullit shqiptar, që me siguri ndoshta i shpie në “Fitore” Historike. Tekefundit, arsimi dhe kultura shqiptare nuk i takon vetëm një partie politike, por mbarë popullit shqiptar anë e mbarë Atdheut. Nuk ka nevojë, sot kaq shumë deri në palcë të politizohet arsimi dhe kultura shqiptare.

Përmëtepër, kur gjithë vitin jemi në gjumë arushe, e kur vjen Nëntori “Kuqezi”, vetëm gjatë një muaji zgjoheni nga ëndërrat historike shqiptare. Përçudi, të merrni mbi shpinë arsimin dhe kulturën shqiptare në nivel të shtetit “përbashkët” para kamerave televizive duke e harruar politikën “madhore” shqiptare. Fytas, duke u rrokur vëllai me vëllanë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, kotnasikoti për “pushtet”, pa Shtet Shqiptar, dhe gjatë gjithë jetës suaj si politikanë me poste partiake në Atdheun e “përbashkët”, ish Jugosllav.

Koha është, sot të shkundeni nga trutë sakatë – mushkë, dhe fitoreve të rrejshme “kombëtare” shqiptare. Përvishni tirqit deri në gjunj, dhe xhamdanët “vija – vija” me të cilët thirreni nëpër këngët patriotike popullore me  çifteli, mëngët e Babait deri në bërryla, si shqiptarë! Krah për krahu, futuni në politikë jo me armë, po me shatë, lopatë, kazëm dhe kosën në dorë mes Livadheve tona shqiptare, rrëzë Çukës! Përndryshe, livadhet, arat dhe malet tona lënë djerrë me vite, na i mbuluan ferrat e juaja politike.

Fundi, është larg. Hë për hë, ne e shohim luftën politike vetëm për vota si parti politike shqiptare për “pushtet”, pa Shtet Shqiptar Etnik. Apo, gjurmët e thella politike që i leni ju pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare si parti politike shqiptare, në popull. Fitorja e Madhe, patjetër një ditë do të vijë me kalë me shalë! Kreshnikun e maleve mbi shpinë të Gjokut pullali, ama jo me këto eksponentë të “vëllazërim – bashkimit”, që me vite zvarriten nëpër partitë politike shqiptare.

Burra të tjerë do të jenë ato politikanë, jo të sojit juaj të sotshëm: me “besë” e pa besë, që do t’i prinë këtij populli paqedashës për Fitore Shqiptare. Kokat e Omer Kaleshit, flasin shumë për shqiptarët në Atdheun e tyre historik. E sidomos, për fshatrat e Kërçovës, të cilët gjatë Luftërave Ballkanike, kanë udhëtuar me  vite pa koka në turp për Liri, në Historinë Shqiptare. Shumica, si patriotë shqiptar pa koka kanë përfunduar nëpër bunare (puse), mes gështenjave dhe dëllinjave të fshatit Cërvicë. Vendlindjes, të Omer Kaleshit. Dëshmi historike, që Piktori me famë botërore, kokat e tyre në Ditën e Sotshme i sjellë si heronj lufte shqiptar, përmes pikturave të tij artistike para syve të Botës. Shembull, konkret: Ali Pashë Tepelënën me kokën në Stamboll, e trupin në Janinë.

Realiteti historik shqiptar është, se: Omer Kaleshi vjen nga një fshat malor i Kërçovës Sërbicë (Kastriot), ku edhe si fëmijë i ka parë me sy kokat e prera të shqiptarëve nga pushtuesit shekullor serb e turq. Koka të cilat, ai si piktor i Madh botëror, i ka dhënë me aq besnikëri në histori. Edhe, ato koka flasin sikur të ishin të gjallë në Ditën e sotshme.

Vëllai im, Ramë Çeliku si mik shtëpie me Abaz Ermenin më pranoi për studime edhe në Uinevristetin e Serbonës, vetëm me një kusht: Që, ta shaj Jugosllavinë. Unë si i ri e pranova kushtin, por ndërhyri Vëllai im i Madh. Nuk ka nevojë, unë kam mbetur në Paris. Një Zot e di, a do të kthehem në Vendlindje. Dhe kurrë, nuk mund të vij në vendlindje si shqiptar. Ne, kemi atje, familje, shtëpi, ara e male. Tekefundit, ti duhet të kthehesh në vendlindje. Shpenzimet e studimve, unë do të t’i paguaj nga Parisi.

Kush e dinte asaj kohe se, Jugosllavia socialiste e shokut Tito do të përfundonte në kontejnierët e bërllokut komunist. Rreziku, do të ishte i imi, asaj kohe me disa vjersha për fëmijë të botuara në disa revista letrare e gazeta në gjuhën shqipe mbi shpinë dhe një fletorje plot krijime artistike në xhep. Ndoshta, do të përfundoja në Paris pa nam e “nishan”. Megjithatë, Im Vëlla moti i parapa këto ndryshime politike.

Edhe, ashtu ndodhi ato vite historike. Unë, një ditë e lash Parisin, u ktheva në vendlindje, Atdhe. U regjistrova në Fakultetin Filosofik të Prishtinës: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Vite me radhë më mbante materialisht Vëllai nga Parisi, përderisa nuk u punësova vetë në Qytetin e studimeve. Qytet, nga i cili vite më vonë (’81) , unë do të arratisem nga sytë – këmbët, në Malësinë e Shkupit si mësues. Shkaku, se: nuk isha banor i Shkupit, e isha banor i IRJ të Maqedonisë?! Përndjekje të papara deri më sot, gjoja se jam i dërguar nga Kosova për të vepruar në këto anë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, edhe atë: përçudi, me luftë?! “Luftë”, e cila do të ndodhë në vitin e 2001.

Gjatë kohës sa qëndrova në Paris, ne e vizituam edhe atelenë e piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi. Unë e njihja vëllain e tij, Hasan Kaleshi si profesor dhe shef i Katedrës Orientalistikës, bile disa herë si student kisha qenë edhe në banesën e tij në Prishtinë. Ama, nuk e njihja, vëllain tjetër – piktorin, Omer Kaleshi. Ende, nuk e kisha vizituar atelenë e tij me piktura në Paris, një dhomë tradicionale kombëtare e fshatit Kastriot (Sërbicë), në rrethin e Kërçovës.

Im Vëlla, si mik i shpeshtë i kësaj ateleje artistike më rrëfente shumë ngjarje interesante historike për Piktorin. Njëherë, gjatë ardhjes për pushime në vendlindje, sesi e kishte porositur Omeri t’i sjellin një janxhëk pët ta mbajtur bukën. Unë, tha ai në fillim u habita?! Parisi, kishte aq shumë magje luksoze druri për të mabjtur bukën, sa që nuk mund ta merrëshe me mend, e ky vendasi ynë piktor kërkonte një janxhëk çobani (bariu) nga Katundi, për të mbajtur bukën. Nuk do mend, e paguajta misionin patriotik kulturor në Kërçovë, ma morën pasaportën dhe u desh të paguaj 1.000 marka ta kthej prapë, mos ta humb vendin e punës, në Paris nga Shteti i “përbashkët” jugosllav.

Ditën, që u ktheva nga pushimet në vendlindje, Omerit ia solla edhe janxhëkun për të mbajtur bukën, në atele mes Parisit. E dini, çka më tha?! Jo, nuk e dini dhe as që e besoni si lexues besnik i këtij shkrimi. Unë kam kërkuar një janxhëk të vjetër të çobanëve me arna, e ju më keni sjellë një janxhëk të ri, hiç të papërdorur fare mes dhenëve. Nuk vonoi as përgjigja jonë: ne, janxhëkë me arna kemi pasur plot në Katund, por na është dashur mjaftë kohë për të porositur një janxhëk të ri pa arna – origjinal bariu të staneve,  të punuar me mjeshtri nga një “çeha” plak,  i punuar me lëkurë ogiçi Çelëvjollce.

Im vëlla, rrëfente plot ngjarje interesnate për Omer Kaleshin. Ne, thoshte ai, pas orarit të punës si vendas e vizitonim shpesh në atele, nën çati. Pas gjithë asaj pune dërmuese, larg Atdheut, gjenim edhe një pushim shpirtëror artistik, mallin për vendlidje. Një herë ne, dalldisëm pas rrëfimeve dhe mallit të familjes, në Vendlindje. Përçudi, ai që gjatë gjithë kohës kishte heshtur si mikpritës, papritmas u zgjua, dhe ndërhyri në bisedë: Po, unë tha, paskam harruar të martohem, gjejë një grua, bëj fëmijë, në Paris. Femërat françeze, kur e lusnin nateditë të kalojë një natë me to, ndonjëra i afronte edhe para, rrëfente im Vëlla, por ai u përgjigjej: Nuk kam kohë, unë jam martuar me pikturën.

Një ditë, ne kërkuam që ai të na vizitojë në një anë tjetër të Parisit. Edhe, e pritëm në stacion të trenit. Posa zbriti nga treni, iu kujtua se tek kabina ku na kishte telefonuar, e kishte harrur një bukë. Ne, i thamë nuk ka problem, bukë mund të blejmë sa të duash në çdo hap i ka furrat nateditë hapur Parisi. Jo, na u përgjigjë preras Omeri. Unë e dua atë bukën time, që e kam harruar në kabinën telefonike! Kështu që ne, patjetër më në fund me qindra kilometra u deshtë të bëjmë rrugë për t’ia sjellur atë bukën “artistike”, që e kishte harruar në kabinën telefonike, matanë Parisit.

Im vëlla, Ramë Çeliku rrëfente, sesi një ditë e kishte gjetur në mes të rrugës me një bukë nën sjetull pranë një mace pa jetë të cilën e kishte shkelur makina. Pasi e përshendeta, më thotë Im Vëlla, i thashë: çka je duke bërë o burrë këtu në mes të rrugës?! Ja, po e shoh sesi, do të përfundojë macja jetën në këtë rrugë të Parisit. Qesha.

E kuptova, tha im Vëlla. Dhe, e lash me një bukë nën sjetull në mes të Parisit. Shkaku, se: e dija shpirtin e tij të artistit. Omer Kaleshi me një bukë nën sjetull, rrinte me ditë, javë e muaj duke i studjuar e analizuar skulpturat e Luvrit, në Paris. Kurrë, nuk i shiste pikturat e tij artistike, por kur mbetëte pa para, e bënte pazar një ndërtesë për elektrifikim, ngase me profesion ishte elektriçist. Omeri pikturat e tij asaj kohe, edhe nuk i falte. Ne, si me shaka i thamë gjatë një bisede miqësore, se: një pikturë do të t’ia vjedhim! E dini, si na u përgjigjë plumb: mund ta vidhni, por unë do të bëj vetëvrasje.

Rastësisht, unë autori i këtij shkrimi publicistik, pas shumë viteve e shoh një ftesë publike, në Shkup. Nuk është personale si ato të zakonshmet në emrin tim si Kalosh Çeliku. As, si kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Maqedoni. “Shkup, 26 nentor – Galeria Kombëtare e Maqedonisë njofton se mе datë 01 dhjetor 2016 (e enjte), me fillim në ora 12.00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, objekti “Çifte Hamam”, në Shkup, do të mbahet solemniteti me rastin  e donacionit të veprave figurative të piktorit të njohur Omer Kaleshi për Komunën e “Çairit”.

Ekspozita me titull: “Omer Kaleshi – 55 vjet krijimtari”, në të cilën do të ekspozoheshin gjithsejtë 24 piktura të dhuruara që bënin pjesë në opusin më të ri krijues të autorit, që publiku vendor do të ketë mundësi të njoftohet me të njëjtat fill pas prezantimit të tyre në Vjenë të Austrisë.

Java përkushtuar Omer Kaleshit, të cilën e shënon Komuna e “Çairit”, përveç ekspozitës së veprave të dhuruara, më datë 02 dhjetor të vitit 2016 (e premte) në ora 11.00, në ditën e dytë të këtij manifestimi kulturor, në hapësirat e Galerisë të “Çifte Hamamit” (pjesë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë), autori do të realizojë edhe një  takim edukativ me fëmijët e shkollave fillore të kësaj komune. Patjetër, këtu duhet të ndërhyj edhe unë autori i këtij shkrimi rasti publicistik: Pse jo, edhe me shkollat e mesme dhe studentët e tre Universiteteve shqiptare?!

Ekspozita, pas prezentimit në “Çifte Hamam”, më datë 06 dhjetor të vitit 2016 (e martë) e njëjta do të promovohet në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me ç’rast veprat në pronësi të Komunës së “Çairit” përgjithmonë do të jenë të ekspozuara për publikun në formë të ekspozitës së përhershme në Galerinë përkushtuar Omer Kaleshit.

Sekretari shtetëror Behixhudin Shehapi organizoi një konferencë për gazetarë në Ministrinë e Kulturës së RM-së,  në të cilën u informua opinioni publik për fillimin e Javës së Omer Kaleshit, dhe themelimin e ekspozitës së përhershme në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup. Hapja e kësaj ekspozite, tha sekretari shteteror është rezultat i një nisme nga viti 2014, kur edhe vetë piktori i nderuar personalisht në Ministrinë e Kulturës, shprehi dëshirën për të dhuruar një pjesë të pikturave nga opusi i tij krijues për vendlindjen.

Në takimin me gazetarë, ku ishte prezent edhe vetë piktori shqiptar me famë botërore, Omer Kaleshi, ideja e parë ka qenë që kjo ekspozitë të jetë pjesë e Galerisë Nacionale, mirëpo për shkak të kushteve jo të favorshme me hapësirën, vendosëm që këto vepra të ekspozohen në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup derisa të krijohen kushtet hapësinore për një galeri të Omer Kaleshit në kuadër të ITSHKSH -së ose, të Universitetit të posaformuar “Nëna Tereze”.  Iniciativa e intelektualëve të njohur, dashamirë të opusit të tij, si dhe të kryetarit të komunës së “Çairit”, e cila e shpalli piktorin e njohur si Qytetar nderi i “Çairit”, tani u realizua me “pak vonesë”, në “Bit-Pazar”. Pyes, unë si autor i këtij shkrimi publicistik: Pse, jo: Qytetar nderi i Qytetit të Shkupi?!

Edhe, pse me sa di nuë, vetë Institutii i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, është me lokale të përkohshme me qira, pa çati mbi kokë. Thashë, me vete, mirë është të marr pjesë në hapjen solemne të ekspzitës figurative. Përkundër asaj, që Omer Kaleshi në disa intervista dhe filma domumentar deklaronte, se: nënën e ka “maqedonase” e babën shqiptar. Nuk e di edhe sot e kësaj dite, pse e bënë këtë veprim “artistik-kulturor”, kur dihet se nëna e tij vinte nga një fshat shqiptar Sopi, që bashkë me Pesoçanin si fshtara shqiptar, serbët i dogjën dhe i rrafshuan me tokë. Nëna Omer Kaleshit si vajzë e vogël, arrinë të shpëtojë duke ikur në një fshat tjetër shqiptar. Babai i Omerit si hoxhë e merr në mbrojte dhe pasi rritet e merr për grua.

Im vëlla, Ramë Çeliku që asaj kohe ka qenë nxënës në atë fshat, rrëfente se: ne, kur ia dergonim bukën, ajo dilte te porta e veshur në të zeza dhe na falimenderoheshte në gjuhën shqipe. Fakt tjetër bindës, se: Nëna e Omer Kaleshit ka qenë shqiptare, se: sipas traditës së Fesë Islame, hoxha nuk ka pasur mundësi të martohet me një grua të një feje tjetër, katolike ose ortodokse. Fundi i fundit, maqedonasit kanë qenë fis Ilir. E, përsa  u përket kokave të Omer Kaleshit, ato e kanë burimin tek fëmijëria e Piktorit, i cili si fëmijë asaj kohe i ka parë vetë me sy tek populli i tij shqiptar pushtuesit e huaj gjatë luftërave ballkanike, sesi: i mbushnin bunaret (puset), gërranat, gështenajt dhe dëllinjat me koka të pafajshme të shqiptarëve.

Popull, që udhëton nëpër shekuj me koka të prera, në Histori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok