25/12/2024

POLITIKA E IDESË SË SËMURË QË PO IZOLON KOSOVËN

0
Anton-Berisha

Nga Anton Berisha

“Arritja e lumturisë duhet t’u lihet përpjekjeve tona private”, thoshte filozofi i madh Karl Popper.

Prandaj, shtonte  ai, se “ racionalizmi utopik është një racionalizëm vetmundues, dhe pavaresisht se qëllimet e saj janë dashamirëse, ajo nuk sjell lumturi, por vetëm mjerimin e njohur të dënimit për të jetuar nën një qeveri tirane.”

Me një fjalë, problemi i mendësisë komuniste, nuk ishte vetëm në aplikimin e saj të gabuar por sëmundja ishte sistematike, në vet idenë e saj.

Kush më mire se kombi shqiptar nuk e ilustroi ne keto 80 vite, këtë murtajë qe solli mjerimin kolektiv dhe krijoi dy mure artificiale ne emer te sjelljes se lumturise kolektive:

– murin artificial me kontinentin amë europian dhe me kulturen e saj

– murin artificial brenda shqiptar, sidomos Kosovë-Shqipëri, ku u tentua qe kjo ide te dominoj mbi historinë, gjuhën, kulturën e identitetin tonë tē përbashkët.

Mendimtari, filozofi e politikani dr. Ibrahim Rugova, gjithe jeten ia kushtoi kapercimit te ketyre dy mureve duke arritur mrekullueshem te bind boten perendimore se arbnorët iu kthehen vetes në traditë, në vizionin e idesë së lirë, siç thoshte Albert Camus: “lirinë jo vetem per vete, por per te gjithe”, qe ne thelb ishte  promovim kulture bashkimi, solidariteti e humanizmi brenda popullit të vet, per ta zgjeruar edhe me popuj tjere, si nje parakusht ne idenë e integrimeve europiane, ku vlera e lirisë, dinjitetit njerezor dhe e bashkimit ne dallime janë sipërore.

Dhe, ky percaktim per vlerat e demokracise perendimore beri qe ajo bote t’i mundësoj kombit shqiptar ne Kosove, te fitoj lirine dhe shtetin e vet per t’i hapur rrugen e perparimit brendakombetar me Shqiperine dhe me kombet e Europes.

Pas vdekjes se dr. Rugoves e deri me sot, politika kosovare dominohet nga politikanë te mendesise se idese se semure te prototipit enverian, duke e ‘pasuruar’ me zhvillimet e kohes, siç thoshte filozofi Pascal Bruckner, të një bashkedyzimi ideologjik te ekstremeve te majta ateiste e fetare lindore, qe synim te perbashketa kanë luftimin e sistemit dhe kultures perendimore, qofte ne modelin e saj ekonomik, demokratik dhe humanist.

Kjo kategori politikanesh, ne gjithe kete periudhe eshte duke ricikluar dhe promovuar konfliktet artificiale ndermjet Kosoves dhe Shqiperise, qe tashme jane bere publike, si dhe eshte duke e izoluar Kosoven si asnjehere me pare nga bota perendimore, qe nga renia e Murit te Berlinit.

Një iluzion i lumturise se promovuar nga keta politikane, deshmon se ndonese historia nuk perseritet, ngjarjet perseriten, dhe NE, jo per here te pare, ne vend te rruges se trasuar politike që nga rilindasit e deri te dr. Rugova, rruges se perparimit dhe integrimit europian, jemi kthyer ne mendesinë ideologjike te popujve qe na kane roberuar ne shekuj, që na kanë lene me te varferit dhe me te mjeret ne kontinent.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok