10/11/2024

POEZI NGA KALOSH ÇELIKU

0

POETI QË ËSHTË DJEGUR NË ZJARR

E DI SE ҪKA  ËSHTË ZJARRI

 

NGA  KALOSH ÇELIKU

 

(Rojet e Shtëpisë)

 

Ende, e mbaj në mend Babain

I donte, kafshët shtëpiake:

Përveç, qeve. Lopëve. Dhenëve

Ogiçve brirë pëdredhur. Pulave.

Gjelit kryengritës, mbi gardh

Edhe, Qenin. Macen për minjë.

 

Sot, u binda: Pse, Babai kaçak

I donte, këto kafshë shtëpiake:

Me Tomi Juniorin rrugaç: Kur,

Ai, e hante para dere një mi…

 

 

(Porosia e Qeverisë “përbashkët”)

 

Porosia e Qeverisë të “përbashkët”:

Popull, kini kujdes! Respektoni masat!

Qeveritare. Ne, mund të dalim pa maska:

Dhe, organizojmë manifestime politike

Po, ju rrini në shtëpi edhe me maska!

 

Them: Jepni popullit ushqim cilësor

Vitamin D. Pak rreze. Dielli mbi Mal!

Jo, Koronavirus. Lopë shterpa Katundi

Qeveri, me “armikun e padukshëm”

Nateditë, Pasmednate pas porte.

 

I keni rritur masat Policore Qeveritare:

Katër anëve, rrethuar me Koronavirus:

“Besë” politike. Pabesi. “Liri” artistike.

 

Shkak, që Sot, u përgjigjem publikisht:

Populli do: Bukë! Liri. Jo, Koronavirus!…

 

 

(Lufta ime vashdon

me Poezi erotike)

 

Edhe, “miqtë” e mi partizanë partiak

Veshur këmbekrye “kuqezi”. “Liri”.

Nuk më shajnë Sot, si Dje në gazeta:

As kërcnohen me komente. Atentate.

Gazetave. Portale partiake me taxhi

Përqafe. Një post politik në Qeveri.

Një vend pune. Një Ҫmim shtetëror

Rrogë argati të marrin pa vend pune.

 

Rrufjanët, që rrinë në shtëpi. Biruca

Me  shpifje. Denoncime në Polici.

Gazeta. Radio-televizone “shtetërore”:

Debate trusakate të politikanëve qorra

Që, të vrasin Natën. E, të qajnë Ditën.

 

Sot, nuk e djegin banesën. Shtëpinë

“Xhipin” e Babait, para dritareve.

Përditë, nuk më vrasin ende në pusi

Shkaku, shpikjes të një metode të re:

Është i çmendur. Nuk meriton fjalime!

Kurora lulesh plastike, qajmë mbi varr

Shpallim dëshmor lufte. Përmendore.

 

Sot, eci lirshëm në Shkupin Shqiptar…

 

 

(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021

të pimë te “Parku i Grave”)

 

Jo, nuk dua verë. As, ibrikë raki rrushi

Dy shtama me verë të  Mikes Laydi Di.

Përveç, Një Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:

Dy Shamikuqe, lidhur për brezi. Egër.

Dy shtama me verë, rrëzojë në shtrat

“Armikun e pabesë”, ta vras një Natë!

 

Jo, nuk dua raki rrushi. Verë me shtama

I dua, Dy shtamat me verë të Rrugaçes!

Mbi kokë, lidhur me Dy shami për brezi:

“Armikun e pabesë”, ta vras në shtratë!…

 

(Sonte pas politikanëve

e mora vaksinën B.)

 

Padashtatas, mbeta vonë në Tavernë

Me rakinë e rrushit. Dhe, Birrë Rrapi.

Papritmas, erdhën disa kalimtarë rasti

Matanë, karshi meje e shtruan me meze:

Raki rrushi. Dashuri. Biseda politike.

 

Mbarëprapë. Biseda dalldisi, mori fushën

Me raki rrushi. Nacionalizëm serbomadh.

Mysafiri, dikur nxori një nështetësi serbe

Ia dorëzoi mikut. Nikoqirit, “maqedonas”.

 

Unë, matanë tavolinës pija birrë Rrapi

Dhe, e prisja kamarieri ta bëj pagasën.

Dikur, kamarieri erdhi, dhe dola në rrugë

Borë e madhe, jashtë biente flokë – flokë.

 

Thashë, me vete: E mora, vaksinën B.

Sonte, kundra Koronavirusit. “Armik”…

 

 

(Vetë Sonte do shkoj në Shtëpi)

 

Edhe, Sot kam pi birrë të errët

Dihet, atë: Si një bollë shullani.

Kokëmëkokë me dëllinja Parku:

Jo, atë të zakonshmen me Diell

Po, birrën me vitamin H. Qiell.

 

Natën, kthehem këmbë rrugës

Mezi eci nga “Parku i Grave”.

E hiqja vallen e burrave tetëshe

Pas meje, dëgjoj një zë Gruaje:

Zotëri, a jeni mirë? Dhe, sonte

A, keni pak nevojë për ndihmë?!

 

Jo, i përgjigjem pa e këthyer kokën

Vetë, Sonte do të shkoj në Shtëpi…

 

 

(Nata e arratisur Sonte

nuk do Hënë)

 

Nata e arrrrtisur, Soonte nuk do Hënë

Po, Diell me rreze, majë maleve!

Edhe, atë: mëngjesin,  pasi e kemi hëngër

Vetë. E, Drekën, me  Mikun e Shtëpisë

Darkën, patjetër me armikun e pabesë.

 

Nata e Sotshme, nuk do Hënë mbi Mal

Po, Diell. Edhe, atë: Majë Maleve…

 

 

(Kopilin ua lë pas dere)

 

Dhe, mezi dola nga Parajsa “muslimane”:

Ferri, ku e kisha varros përsëgjalli Veten.

Punemadhe, kush është Kalosh Ҫeliku

Që, atë ditë bëri problem në “Bit-Pazar”:

Rrugaç. Kurvar,  Shkrimtar. Poet, Rrebel

Padyshim, edhe, “mik” i partive politike?!

 

Megjithatë, Është: Kalosh Ҫeliku. Rrebeli

Që,  Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere.

Dhe, e kalon Natën me Gratë besnike.

 

Edhe, Ky është: Kalosh Ҫeliku – Rrebeli

Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere…

 

 

(Poeti që nuk është djegur në Zjarr

nuk e di se çka është Zjarri)

 

Poeti. Që, nuk është djegur në Zjarr

Ende. nuk e di, se: Ҫka. është Zjarri.

 

Nuk, e di,  se: Ҫka, është Zjarri…

 

 

(Dita e arratisur

Sot nuk do Hënë)

 

Dita e arrrrtisur, Sot nuk do Hënë

Po, Diell me rreze, majë maleve!

Edhe, atë: mëngjesin,  pasi e kemi hëngër

Vetë. E, Drekën, me  Mikun e Shtëpisë

Darkën , patjetër me armikun e pabesë.

 

Dita e Sotshme, nuk do Hënë mbi Mal

Po, Diell. Edhe, atë: Herët, Majë Maleve…

 

 

(Gruaja besnike)

 

I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken

Vetëm Poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ikë.

 

Është, Grua besnike. E do Burrin…

 

(Nga Libri me poezi: BURRI GRAVE).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok