22/12/2024
u1_Atdhe-Geci

POEZI AKSION

 

Në lavdinë e luftës për liri dhe pavarësi

të gjithë e ëndërronim më të bukurën

për askë s´kish nevojë të pikonte çatia,

pas luftës pse t´u falnim tokë fqinjëve

 

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë

të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin me pasaportë mes vete

tre Drinat i thërrasin ndërgjegjjes sonë!

 

Atdhe, jeta na iku ty duke të dëshiruar

gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët

e kam për nder që unë të jem ushtari yt

e kam për nder të jem dhe një atdhetar

 

Shqipëri Ilire, fol si në kohët epike të

kryeherit, si në kohët e Gjergj Kastriotit

Shqipëria s´guxon të jetë e mundur

kombi ynë nuk mjaftohet pa Çamërinë…

 

Atdhe, jemi peng i qeverisjes së keqe

Jemi peng i paaftësisë së ndryshimit

gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët

tre Drina flasin me pasaportë mes veti!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, Dhjetot, 2020

 

 

P   L   A   T   O   N   I  – Poezi nga libri në dorëshkrim, “Monumenti i  Fjalës”.

 

Roganë, dashuria ime e shenjtë

flutur  e  luleve  nëpër  livadhe

je  qiellorja   e  paanë  e  poetit

liria më e pashkelur e ëndrrave.

 

Ky  libër  mund  të  jetë  Dante

Leonardo,  Bethoven ,  Mozart

Ky libër  ka  poema  të  mëdha

për Thotin, Pirron, e  Dardanin…

 

Atdhe, të  kam  dritë-gjaku  në

çdo varg, guxim  ajri në frymë

të kam libër  me  shumë beteja

të  kam  zemër  në  çdo  këngë!

 

Udhës së pafund  nëpër shekuj

do të jemi midis  ndeshjeve  të

mëdha, artin e udhëheq poezia,

planetit tokë, ne jemi të lashtët.

 

Tëra dhimbjet  i  kam  në  libër

vuajtjet ku shpirti  jep e s ́merr,

në fole aty ku zë kokërr poezia

udhës për Çamëri janë dardanët.

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

KËNDVËSHTRIM

 

Hera-herës  hyjë  ëndrrës  sime, larg

pasqyrës  që  ajo  të  më sheh, shpirt,

nga ndjenjë dashurie më vjen poezia

me lot dhimbjesh, e  me lot prehjesh.

Tëra  poezitë  tek  unë  kanë mendje,

kanë  frymë,  vetëdije  e  nënvetëdije

janë shpërthime muzash me  duar të

buta të fjalëve dhe shkronjave! Fjala

në art, është  e  pamatshme  së thelli…

Roganë, unë kam  nevojë  për ty, për

ajrin dhe zambakët   e  kopshtit tënd

për 3 zemrat tua natyrore, kam mall

që  edhe  njëherë  të  ngjitëm  Brijës,

dhe të dremitem  kopshtit  me mollë.

Tërë zogjve të Roganës  ua  di foletë,

ua di dhomat e  tyre  nëpër  degë, ua

di foletë zogjve të dashurar e t´fejuar

nëpër pemë  zogjtë  i  bëjnë  dasmat!

Hera-herë fluturoj me ëndrrat e mia

hapësirave  kah  fluturon  shqiponja

s´më intereson  kush  është zotëri as

hajdut, librat ende  kanë  lot  faqeve;

vendlindja  ime  këtë  zemër më dha

në Roganë asgjë s´duhet të harrohet!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

POEZI PROMEMORIALE

 

DIELLI ËSHTË DITA MË E BUKUR

 

Antikë, epoka jonë është  jo si e duami

edhe sot bëhet luftë, tradhëti, pushtime

epika dhe lirika rrjedhin si  në  lashtësi

qiej midis kohërash lejojnë të jemi afër

Antikë, je gjenialiteti i pellazgo-ilirëve

në zemër kam lot të përlotur prej poeti,

për epokën më të qytetëruar  të kombit

Pyes e u pyes; si ndodhi të vetëhiqemi,

nga alfabeti pellazg  dhe nga origjina e

jonë e të lashtëve, nga  përënditë  tona,

dhimbja e as heshtja  s´kanë përgjidgje

Të  bukurat  ditë  të  antikës, më  falni!

Pranimi i origjinës sonë po ecë ngadal

Atdhe, fol i shtrenjti im, pse  i  tërë  ky

komb me tërë këtë shkollë  dhe  dije të

mos jetë i aftë të merrë vet një vendim

Fol  e  ëmbla  tokë  pellazgo-shqiptare

pse ndodhë  të  heshtet tërë një kujtesë

jemi nga lëndë e veçantë  e gjuhës dhe

shkrimit, jemi lëndë e  bërë  nga  zotat.

Gjenialiteti pellazgo shqiptar  i antikës

qëndron në gjithçka më lart se nipërit-

stërnipërit e tyre edhe pas mijavjetësh!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, Dhjetor, 2020

 

 

FLAMURIT SHQIPTAR

 

I nderuar flamur kombëtar

i nderuari  i gjithë atdheut

lavdi  shenjti  i Dardanisë

lavdi  shenjti  i Shqipërisë

 

I nderuar flamur i atdheut

i nderuari  i gjithë kombit

t´i je shpipja e shqiptarisë

ji më trimi i të gjithë neve

 

I nderuar  flamur  shqiptar

i  nderuar  i  tëra luftërave

lavdiplotë në Çamëri, dhe

flamur shenjtë në Dardani

 

I nderuar flamur kombëtar

i  nderuar i  gjithë atdheut

ty të kemi më fisnikun, për

bashkimin  e  shqiptarëve!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

HIMN I ROGANËS

 

Roganë, gjelbëro mbi tokën dardane

gjelbëro dhe  mos  u  mplaksh kurrë

gjelbëro gjuhës të flamurit  kuq e zi

zotëro natyrën që e ke, se  vepër  të

natyrës  janë ajri, uji, retë  dhe  shiu,

stuhitë, ditët e bukura  të  pranverës,

të natyrës i ke fluturimet e lejlekëve,

qeniet me zërin e ëmbël të bilbilave,

Roganë, gjelbro shtëpinë e mendjes,

plot merita i ke tek  duart  për  punë,

dhe te gishtërinjtë e tu të mendimit!

Shpirt, më shumë se femër, je  nënë,

më shumë se burrë, je baba  e prind

Roganë, falë bekimit hyjnor u linde

si variacion i një dashurie të veçntë!

Roganë, gjelbëro tokës  dardane, ky

himn për ty  e  ka gjaklindjen tënde

shpirt, dje e rroka  për supe një lule

ajo lule donte  të  jetonte jetën e saj

petalet i kish hojza rrezesh me diell

dhe me aromë të fortë të kësaj toke!…

 

Atdhe Geci – Roganë 2019/ Dortmund, 2020

 

 

FLAMURI I ÇAMËRISË

 

Zbrit në tokë zoti im, shih se çka

bëhet, atdheu ynë  po zvogëlohet

festo, kemi një lindje që s´vdesë,

ditën e Republikës  së  Çamërisë.

Më quajnë Festim Lato, jam çam

s´ jam orakull po nip i perëndive

fëmiu i nëntë çam  i  nënë  Dajes

më i vogli i 4 motrave  dhe  pesë

vëllëzërve, në  kokë  kam Pirron,

dhe 15  mijë  vjet  jetë  shqiptare.

 

Çamëri, jeta  ime  është  ndryshe

nga  jetët  e  zakonshme , lotët  e

nënës sime janë lot  të  dhimbjes,

lot që thërrasin qenien  e kombit!..

Greqinë e  kam  hedhur  në  gjyq,

në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

Me  shpalljen   e   Republikës  së

Çamërisë, në  Kuvendin çam dhe

arvanit, e zhvarrosëm  nga heshtja

shekullore hirin e lashtë pellazgë

Bacë, Ali,  Idajet  dhe  Bardhosh

rrënjë ullirit,  e kam lidhur fjalën

aty e kam mbjellë  lotin e  lashtë

që mos ta thaj era e as vërshimat

Shumë diell e hënë ka  nëpër ulli

shijen e frutit  në  gjuhë  e  ndiej!…

 

 

Çamëri, ti që e le  pikën e gjakut

tënd kopshteve, arave  dhe  malit,

shesheve të qyteteve  e rrënojave

po  të  rilindim  me  gjak trimash,

me dashuri nënash  të  plagosura

dhe me gjak epokash  të  atdheut!…

Çamëri, të  desha, dhe  më deshe,

Në  shqipen  e  Zeusit  po  flasim:

Të lypa, tëgjeta!Më lype të erdha,

Ky jam Festim Lato, çamërioti yt,

ai që s´lejoi  që  çështja  çame  të

heshtet  dhe  të  mbetet  e harruar!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

FJALA E FUNDIT

 

Aristidh Kolia, në veten e parë!

 

Çamëri, të puthsha ballin

me arvanitët je një vëlla

nëpër rrugë kudo ka diell

fjalë të gjalla të gjuhës sonë

 

Një Atdhe e kam zemrën

e thash në Artë e Athinë

kraharorin e kam flamur

Kuq e Zi, si  në  Shqipëri

 

Nuk i vihet pranga fjalës

nuk i vihet pranga gjuhës

Shqipëria është gjaku ynë

nuk i vihet pranga diellit

 

Zgjohuni çamë e arvanitë

jem shqiptar, jemi vëlla

tek ky diell e tek ky det

Shqipëria është e lashtë

 

Çamëri, gjakja  e  Zeusit

jemi komb  me përëndi

bimur jemi tek kjo tokë

kur ky dhé s´ishte Greqi!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

DARDANËT E TROJËS

 

Këndo muzë zemërimin e çamit

bjeri të përgjumurve  të zgjohen

gjallë është  gjuha  shqipe  që  e

flasim dhe,  gjuha që shkruajmë

I kërkojmë përëndisë  Thoti dhe

Zeusit,  Aleksandrit  dhe  Pirros,

Kadmit, Apollonit dhe Priamit

Aristotelit, Platonit  e  Pisistratit

tërë  ndërgjegjes  së  të  lashtëve

dhe ndërgjegjes  së  kohës  sonë

ta ngrejmë lartë zërin për Epirin,

për Çamërinë, diellen e Atdheut

 

Zgjohu Shqipëri e para Homerit

Shqipëri  e  Gjergj Katriotit dhe

papë Eleuterit, fol  Nënë Terezë,

Shqipëri e tre përëndive, zgjohu

Ndërgjegje e Evropës e OKB-së,

njih Çamërinë, Epirin  e Arbërit

Gjuha Platonit dhe shpata Ulisit

qenë shqiptare, të gjakut pellazg

Troja, gjaklindja e Romës dhe e

Anglisë, i dha gjakun qytetërues

Kontinentit ende të paformuar të

Evropës dhe  Kontinenteve tjera.

Çamëri, farë qiejsh  e Shqipërisë!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

 

 

FLAKËT E PRUSHIT – cikël me poezi nga libri në dorëshkrim, „Monumenti i fjalës“

 

1 .

Dashuria shpiku përjetësinë dhe

metaforën  e detit të trazuar, ajo

shpiku plorin dhe  plisin e tokës

e puthjes i dha  frymarrje qiejsh…

 

2 .

Universi e ushqen  jetën në tokë

retë me raste janë  të  stuhishme

qielli ynë është botë intelegjente

natyrës i jep dritën, ajrin e stinët…

 

3 .

Në pamjet gjithësore  të natyrës

Mungon  ndërgjegjësimi arsyes

Ajri s´mbillet dhe  s´ka origjinë

dëshmi ajri dhe erërash ne jemi…

 

4 .

Jemi farë  prej qiejsh të çmuar

Që rritet kopshteve ku ka tokë

Jemi ré e mbushur  me vetima

Gur i pranuar  që nga lashtësia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok