11/12/2024

PO  SIKUR “AI” T’ ISHTE AT  GJERGJ  FISHTA ?!

0
At_Gjergj_Fishta

Nga Fritz RADOVANI

Kam ndigjue po nuk e dij sa asht e vertetë: Duhet t’ jenë llafe!!

Flitet se At Gjergj Fishta asht kenë marrë edhe me politikë, thonë disa…

At Gjergji nuk ka kenë as i pari dhe as i fundit që asht marrë me politikë, madje, edhe ka mbajtë fjalime në Lidhje të Kombeve, që kujtohen edhe sot mbas njëqind e sa vjetësh. Po a ua di  kush vleren atyne Fjalimeve? – Ha dreq as nuk i zen kush me gojë as shka u tha, as kush i tha?! Disa vetë kur i permendin, ia venë në gojen e njëtjetri, ndersa atij tjetrit shpesh mundohen me ia ndrrue emnin si dikur: “Hiqja Lenës e, venja Prendës!”

A i shifni njikëto shkronja që jeni tue lexue? Na asht dashtë me u ba 20 a 25 vjeç per me marrë vesht se prej germës a e deri tek zh, i ka shpikë pra bash njaj Frati i zbathun i katundit Fishtë. Askujt nuk i shkon mendja me thanë të pakten me vedi: “Po sikur mos ti shpikte Ai Frati i lidhun në bel me konop rreth’e rrotull, po me shkronja turqe, do të vazhdojshim na me shkrue prrallat e Skenderbegut?! – Jo se ishte turp me shkrue turqe, se edhe Ahmet Zogu ma parë se me mësue shkronjat shqipe (po i pat dijtë}, ka pasë shkrue me alfabetin arab, se ashtu i erdhi ma lehtë!! Por, çudia qendron tek zhvillimet historike të Popullit Shqiptar, që edhe mbas 500 vjetësh robni turke, vazhdonin me u knaqë me “haxhimakulle e sherbet” e, nuk ju shkonte mendja me u zgjue e me pa rretherrotull shtëpisë së vet a ka ndryshue gja, të pakten, kur fillojnë me ardhë dallndyshat tek na?!

Flitej nënza, se aty kah 1927 një klerik Katolik i “albanskij narod” kishte shkue larg e ma larg, madje, deri tek Stalini dhe, jo njëherë por dy herë, në BRSS. Shumë Shqiptarë sot këto kater shkronja as nuk dijnë me i zberthye, se per me i marrë vesht hama – dreq, as nuk i shkon mendja! E, per mos me i mbetë hatri drejtuesve të qeverrisë së Tiranës, thonë se “me siguri, ai që ka pas menduar me u lidhë me rus, pa pyetur njeri është qenë ai frati i Veriut, se ai ka bërë veprime në koken e vet!”

E, as vetë Ai Frati, s’ ua prishë qejfin edhe  pse i shef tue ia hapë vorrin!

Shumë vorrmihës t’ asaj kohë të marrakotun nga padija dhe fukaralleku i mendjes së tyne, edhe sot me i pyet per “400 e sa letra, që ai filani nga stoli pranë vatres, i ka shkrojtur Everit tanë…”, me mendjemadhësi, kanë per të thanë: “Po, ore ai ka qenë, se i njohim shkronjat, ai fshatari i pafytyrë i Fishtës, që donte të mësojë edhe Everin, dijetarin tanë t’math!”

E po të rreshtoni dijetarët e sotem, të Akademisë Antishkencore të asaj Tiranës së Esad Pashës me të Gjirokastres së Ever efendisë, nuk do të gjeni jo sot, po asnjëherë ndonjë budalla si “Ai i Fishtës”, që “i paska shkue në Moskë mendja, me rregullue Popullin Shqptar me Stalinin!!”

Ndersa, si dhe në ç’ mënyrë ka mendue ai “At Fishta”, me varrosë pa u marrë vesht “Shqipninë komuniste mbas vitit 1944…?”, ate e di vetem ai!

Në se nuk më besoni mue, lexoni Letrat që ruen sot Arkivi i Shtetit !!

Nuk ka asnjë randsi se kush asht Autori? Mjafton që “Letrat janë shkrue nga një shqiptar e janë lexue po prap nga një i “ashtuquajtur shqipëtar”!

Sesa efekt kanë ba ato letra në koken e Everit tanë, ate e tregon jo vetem koha, po e dishmon ma mirëse gjithshka “vlera e derguesit të letrave” që edhe pse Ai ka humbë sa kohë me “shprazë koken e vet per me mushë atë koken b… t’ Everit !”, prap, rezultati asht kenë i barabartë me 0. ZERO.

Ky rezultat më ZERO, më ka shty me ia kalue autorsinë e letrave Atij “fshatarit Fishtës sonë”, se vetem Atij me i thanë se asht kenë “komunist” kur ka shkue tek Stalini, apo kur i ka shkrue 400 e sa letra Everit tanë, mbas të gjithë atyne Epiteteve që i kanë veshë per shpinë, mbas vitit 1944 as, per këta Epitetet e sotme jam i sigurt se nuk i mbetë hatri aspak!

Dhe, se këta Epitete ju vune para vdekjes a mbas vdekjes, nuk ka asnjë pikë randsije, sepse as Ai vetë dhe Askush, nuk ka mbetë me u pergjegjë!

Madje, “ata dijetarët nga Jugu edhe gëzohen fort kur lexojnë se: “Everi ynë nuk i ka pergjegjë fare një kleriku katolik nga Veriu, tue kenë Frat !”.

Ndersa, Veriu edhe sot krenohet me Emnin e Perjetshem të Fratit tonë!

Fatkeqsisht, edhe unë atëditë me 6 Janar 1940, kur më ka marrë në duertë e Tija, nuk kam dijtë me folë asnjë fjalë me Até Fratin e Nderuem, VETEM I NGULA SYTĒ TEK AI BURRĒ, ASHTU SI SOT ! E… DERI KUR ? –  NUK E DIJ… PRA,  O AT GJERGJ FISHTA !!

PO, SHQIPNIA  YTE  O AT I BEKUEM,  RRNOFT’ E  KJOFTĒ  NDER  SHEKUJ  T’  SHEKUJVE,  BASHKĒ  ME  EMNIN  TAND T’ MADH E  T’ PAVDEKSHEM !

Melbourne, 16 Mars 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok