03/05/2024

Pleqtë e burgosur, kundërshtarë të rrezikshëm të regjimit komunist

0

Nga Kastriot Dervishi

Në mes të vitit 1985 në Repartin nr.302 Zejmen qëndronin të burgosur një numër i madh pleqsh të dënuar, të cilët nuk ishin në gjendje t’i shërbenin vetes. Fotografia tregon gjendjen e mjeruar të tyre, njëri prej të cilëve edhe me barelë. Ec e merre vesh pse trembej regjimi prej tyre e i mbante në burg. Një pjesë vdiqën pas kësaj fotoje. Arrij të dalloj në foto Frano Ilian (në rreth).

(Personat e këtij grupi, të cilëve u takon fotoja, pleq me sëmundje, bënin pjesë në Repartin nr.302/2 Zejmen Lezhë: Eduard Vata, Faik Margaritari, Gjek Dacaj, Ismail Sula, Isuf Tashi, Josif Muzha, Jeraz Gorica, Kristi Marko, Lec Sahatçia (prift), Mikel Koliqi (prift), Rexh Çela, Urim Elezi, Safet Refugjati, Ali Kaziu, Abdyl Kalbaj, Demir Selenica, Dhimitër Konomi, Frano Ilia (prift), Han Tota, Idriz Halluni, Luan Baçi, Mehmet Istrefi, Mandi Koçi, Mehmet Beqiri, Musa Lloshi, Nikoll Troshani (prift), Sul Imeri, Hekuran Izeiri, Shanan Manaskalli, Tashul Kapurani, Xhemal Doçi, Zisa Pilo, Ziso Vangjeli, Dane Gjocaj, Shefqet Sheme. Këto emra mund të kërkohen në foto.

Veç tyre, në Repartin nr.302/1 figuronin 13 të dënuar jopolitikë pleq dhe në Repartin nr.302/3, figurononin dy emigrantë pleq të dënuar për çështje politike. Të gjithë kishin sëmundje deri të pashërueshme).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok