17/11/2024

Për kë do të votojnë qytetarët (mërgimtarët)?!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Çdo ditë e më afër zgjedhjeve po shkojmë! Por shtrohet pyetja, për kë do të votojnë qytetarët dhe mërgimtarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025?! Përderisa partitë politike na janë të njohura, enigmë mbeten kandidatët e rinjë për deputet në subjektet e vjetra politike!

Nga shpresa për ndryshim në zhgënjim të madh

Në mungesë të një alternative të re politike, edhe për këto zgjedhje, qytetarët (mërgimtarët) do të jenë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga alternativat e vjetra politike!

Përderisa për deputetët e rinj të kuvendit duhet të pritet pak më gjatë, kryeministri i ardhshëm do të mësohet në mbrëmjen e 9 janarit 2025, me të shpallur të rezultateteve preliminare.

Mashtrim pas mashtrimi nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, sot ka humbur besimi në të gjithë elektoratin pa dallim, për çka votuesit janë në dilemë të madhe për kë të votojnë, kujt t’i besojnë, nëse ka mbetur dikush për t’i besuar e për ta votuar në këtë vend!

Pra, votuesit e dekurajuar janë në hall të madh dhe të papërcaktuar, pasi nuk mbeti kush pa u provuar deri më sot në këtë vend.

U provuan të gjitha partitë: LDK, PDK, AAK, LVV dhe të gjitha, për të mirë dhe për të keq e dëshmuan veten në skenën politike kosovare.

Nëse deri para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, LVV-ja konsiderohej shpresë për ndryshim, ajo tanimë është kthyer në zhgënimin më të madh për qytetarët e vendit dhe diasporën shqiptare në shtetet evro-perëndimore.

Dallimi mes partive aktuale të skenës politike është vetëm në emra, e shumë pak në përmbajtje. Pasi të gjitha janë përafruar më njëra tjetrën gjatë qeverisjes me vendin. Pushteti i bëri të njëjtë dhe të barabartë krim të organizuar dhe korrupsion, në nepotizëm dhe punësime familjare, në tendere dhe përfitime personale.

Sa u përket vijave të kuqe, vijave të “çokeve” ju dha fund Vetëvendosja, e cila në takimin e fundit me kryetarin e PDK-së u pajtua që të bëhet bashkë me “hajnat” që nuk arriti t’i fusë në burg!

Më në fund edhe Albin Kurti u bind se pa hajni nuk ka shtet! Ai sot gjysmën e ministrave i ka nën hetimet e prokurorisë për abuzim me paratë e shtetit përmes të ashtuquajturve tendere njëburimore të arritur në mënyrën më të pastër korruptive dhe pa konkurencë në tregun e punës.

Punësimet familjare në qeveri, staf diplomatik dhe çdo institucion fitimprurës në vend ishin moto e ‘Qeverisë Kurti” për katër vjet!

‘Qeveria Kurti për katër vjet qeverisje me vendit u mishërua me gjithçka të keqe që akuzonte qeveritë paraprake në vendin tonë. Si e tillë çfarë është tani, gjithçka tjetër mund të jetë përveqse qeveri me duar të pastra jo!

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është i mundur të ndodhë vetëm riformatimi i Kuvendit, por jo edhe ndryshimi i mentalitetit qeverisës në vend. Mbase ardhja e një legjislature të re e Kuvendit do ta krijonte një imazh më pozitiv të organit më të lartë ligjvënës në vend, për çka qytetarët më me kurreshtje do t’i percjellin seancat pa sharje e kacafytje në ‘Tempullin e Demokracisë’ siq kishte ndodhuar disa herë në legjislaturat paraprake dhe këtë të fundit në veçanti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok