21/12/2024

Per Iglat e vendit tem!

0
u6_Nikoleta_Kovaci

Nga Nikoleta Kovaçi

Igli u shpall hero apo jo? Po Audi luksoz, a do na sherbeje per ndonje reklame, sorollatje cucash neper vidioklipe kangesh injorante, me bashku çunat-cuba te lagjeve qe vec makines-bishe mbajne edhe arme, hashash, heroine e kokaine me vedi?

Ç’u ba Igli? Te spitali amerikan, gjerman, apo asht nis per Turqi, Itali, Bruksel a Vjene? Po makina e bukur mori ndonje gervishtje, se nje pasqyre e tija kushton sa jeta e njeriut; po deshet edhe e shume njerezve, madje e krejt atyne qe s’kane mundesine me qene te barabarte ne kupolen e pasanikeve te ktij vendi?

Po avokat mori Igli? Aman, te zgjidhet nje i mire, i rraces se pasanikeve… Po per prokurorin u kujdeset? Duhet te jete nje i kalueshem te Reforma, te kete mik gjyqtarët, te kete edhe hyrje-dalje me avokatin se ndryshe mund te shkeputet hallka diku! Gjyqtaret jane kollaj te kapun; ata i kap partia…

Po ekspertet autoteknik e takuan Iglin? He aman t’ja nderrojne pak kilometrazhin, tja hapin sinjalin, t’i sajojne pamundesine e madhe te manovres qe e çoi ne ate fatalitet! He se Igli mund te merzitet po iu mbajt bisha e tangarellikut, fodullekut, bollekut…

Per Iglin nuk foli kryeministri sot? Sdo e prese? Po presidenti ka ndonje dekorate? Po opozita ka ndonje qyqe fjale? Jo per Iglin po per gjithe Iglat e ktij vendi! Sa shume ka! Ju e dini! I kini neper shpia! Iu perkdhelni kryet e i hidhni ne rruge! Se jane djemte e pasanikeve: duhet te sillen si te tille, te sorollaten si te tille dhe te ndjehem te tille! Edhe kur jane n’gjume, edhe kur jane ne kafe, edhe kur jane ne rruge! Se sban t’mos ndjehen gangstere, te forte, banalë, sundues! Se i kane te tana; para, pushtet, fuqi, e madje edhe Zotin me vete, se ua blen babi…

Ju qyqarë, bashkë me mue, qe s’kini Audi, X5 e X6, Benz te 2019 e ktej, Range, Hummer, Porche etj, mos dilni ne rruge! Lerini ato karrocat tuaja ne shpi! Rrini edhe vete aty, se rruga, vendi e jeta i perket tjeter kujt! Mos iu dilni ne rruge, as ne hapesire, as ne ajrim e tyne! Rrini ne shpi, ngordhni aty ose dilni e bleni makine te forte, te shtrenjte, luksoze, te pashme!

Epo harrova, aksidente te tilla ndodhin kudo, madje bahen edhe filma! Si jo?! Madje djem e bajza pasanikesh, politikanesh, qeveritaresh, bankieresh i bajne aksidentet edhe atje…

Vs-S’e kam me Iglin e sotem, po per te djeshmin e te nesermin! Thjesht po i referohem me emen per gjamen e madhe, po Igli s’ka faj, Iglat s’kanë faj… Janë te pafajshem, te tradhetuem, te hedhun ne rruge e te braktisun…

Iglat perqeshin, shkelin, pershtyjne, shajne, abuzojne dhe vrasin, se Iglat jane sistem, jane kudo ne zyra, spitale, polici, prokurori, gjykata, ministri qeveri! Ndaj, ju qe hala kini mundesi t’i keni Iglat tuaj mbroni nga vetja e babezitun! Mos i hidhni ne rruge, se bajne hatane, e po te kisha une gja ne dore, ne vend te Iglit dhe Iglave ua tres çelesat prinderve pasanike…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok