15/11/2024

Sot duhej te ishte dite zie!

0

Te vendi i aksidentit kjo vajza e vogel ka leshu lule!

Nga Nikoleta Kovaçi

Kater njerez nuk jetojne ma! U shuan! Moren me vete krejt pafuqine tone, indiferencen tone, fodullekun tone, skuthllekun tone, shtirjen tone dhe edhe friken tone…. A u cliruam na?! Jooo! Pasi na jena krejt te tille! Na perndjek vetja e semure nga stomaku dhe zemra e zeze! Mos harroni njerez: Sot duhej dhe asht dite zie!

Une smundem me gzue sot! As me kane asnje sekond e lumtur! As falenderuese! Une kam dite zie! Me ndodh shpesh rrotull vjeti me kane ne gjendje te tillë, e kjo s’besoj se asht nga ndjeshmeria e tepert, as nga te qenurit e dobet, po sepse jena rrit me frymen e mbartjes se dhimbjes se tjetrit deri ne ashtë!

Sot duhej te ishte dite zie! Jo vetem per te familje, as per familjen e atij qe e shkaktoi por per te gjithe njerzit e ktij vendi: dite zie si reflektim per kamikazet qe kena mrene secili, ne mos ne shpi mrena vetes sone! Duhej te ishte dite zie se u shuan dy engjej! Mbase nane e babe, meqe s’kane mundur te jene politikanj, trafikante, zyrtare zhvates nuk i shqeteson bamsligjesit tone, po ata dy vajza ku i dihet se ç’andrra t’medha kishin thur per Shqipnine e tyne! Ku i dihet se s’kishin projektu ne mendjen e tyne me u ba dikushi qe do ia nderronte fatin nje vendi fatkeq! Ashtu siç andrrova edhe une ne moshen e tyne se do t’i mundja monstrat e vendit tem! Une deshtova ama hala edhe sot e mendoj arsyen e forte te ekzistences se betejes teme qe 7 vjeç… Hala jam tek ajo beteje…

Ndaj duhet te ishte dite zije: se 4 njerez nuk jetojne ma! Nanat skane me djale e vajze, e gjysherit skane ma dy mbesa ne lule t’jetes… Do iu flasin vec nga siperdheu, e do ikin si qyqet per tu krhye aty deri ne frymen e fundit!

Sot duhej te ishte dite zie kombetare e jo hallakame shtetnore! I pari i shtetit luan vollejboll ne plazh, e kryeministri sillet si gango rrugeve te Vlores duke iu ba karshellek te gjithe shqiptarëve qe reaguen per fatkeqesine e madhe qe pllakosi ne nje familje! Ajo asht tragjedia e atyne po asht kambana qe bie per ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok