15/11/2024

Paternalizmi i Shqipërisë xhuxhe

0

Nga Gani Mehmetaj

Enver Hoxha ia dorëzoi në tabaka Dardaninë Jugosllavisë së Josip Broz Titos pasi e çarmatosi popullatën që donin të mbroheshin. Tito pastaj e lau në gjak kombin shqiptarë në ish -Jugosllavi. Dardanët kurrë nuk e morën vetën nga kjo masakër.

Pesëdhjetë vjet më vonë Fatos Nano kur u takua me Milosheviçin me pafytyrësi të paparë u tha dardanëve  se kryeqytet i tyre ishte Beogradi. Ndonjë vjet më parë Sali Berisha përpiqej ti bindte se duhej të dilnin në zgjedhje të Serbisë!

Edi Rama gati u tërbua që ti fuste të gjithë shqiptarët nën Serbi me një sajesë frankeshtajne jugosllave pa Kroacinë e Slloveninë.

Kur kjo sajesë dështoi, nisi të rrëmonte si urithi që një pjesë të veriut të Mitrovicës t’ ia falte Serbisë.

Paternalizmi arrogantë është ngulitur në mëndësinë prej të krisuri të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Sa herë që kanë probleme të brendshme nisin të bëjnë pazare në kurrizë të dardanëve.

Athua pse nuk e kuptojnë shtetarët deshtakë shqiptarë se paternalizmi i shkon një shteti të fuqishëm me ekonomi të fortë dhe me ushtri edhe më të fortë, që kur të paraqitet nëvoja mund ta mbrojnë. Por nuk i shkon një shteti xhuxh që as macjen nuk e nxjerrin nga përsheshi.

Është mirë ta kuptojnë edhe ata ndërkombëtar që e ndërsejnë Ramën se Shqipëria nuk duhet ta dëmtojë aq rëndë Dardaninë. Gabojnë nëse mendojnë ndryshe. Asnjë parti politike shqiptare në Dardani nuk e mbështet paternalizmin e Shqipërisë xhuxhe me shumë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok