Pas të dielës vjen e hëna

0

Nga Nue Oroshi

Sot Kosova po voton për zgjedhjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës ku do të dalin edhe  institucionet e reja të zgjedhura që do të vijnë si fryt i këtij votimi.Këto zgjedhje do ti mundësojnë Kosovës që të ketë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidentin.Uroj që zgjedhjet të kalojnë mirë e mbarë!Gjatë fushatës elektorale u pa se partitë tona politike ende nuk janë të pjekura që të prezentojnë programet e tyre por në vend të tyre e prezentojnë luftën me njëri- tjetrin,sharjet dhe fyerjet.Kjo nuk ndodh në demokracitë perëndimore.Pavarësisht rezultatit që do të dal dhe pavarësisht se kush do të udhëheq Parlamentin,Qeverinë dhe Presidencën një gjë duhet të dihet qartë.Kosova nuk guxon të ndryshoj orientimin politik pro amerikan dhe pro evropian.Çdo tentim që ky orientim politik të ndryshohet nga kushdo që vjen në pushtet do të nderpritet menjëherë.Partitë politike që nga neser të hënën duhet të ulën dhe ta gjejnë zgjidhjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.Poblemi më i madh që do të dal është fakti i zgjedhjës se Presidentit sepse menjëherë pas zgjedhjes se Parlamentit, Parlamenti i ri para se ta zgjedh Qeverinë duhet ta zgjedh Presidentin e Republikës së Kosovës për faktin se në këto rrethana nuk ka mundësi që ushtruesja e detyrës së Presidentit znj.Vjosa Osmani, nëse zgjidhet deputete ta bëjë një gjë të tillë për faktin se është konflikt interesi,përveç nëse zgjidhet Presidente legjitime nga Parlamenti i ri. Kështu që partitë politike duhet mobilizuar që nga nesër të gjejnë formulën politike që të zgjidhet Presidenti i Kosovës i cili do të ketë mundësinë që ta fton partinë e parë që ta jep emrin e Kryeministrit të Kosovës.Shpeshherë e kam thënë se partitë politike nuk janë problemi,problemi është mentaliteti qeverisës që është instaluar deri më tani se pushteti do të shfrytëzohet vetëm për përfitime personale,familjare e partiake.Nëse ky mentalitet nga dita e nesërme ndryshon Kosova mund të ecë përpara, nëse vazhdohet me këtë mentalitet atëherë Kosova do të thellohët në një krizë më të thellë se sa është tash.Uroj që Partitë politike fillimisht të pranojnë rezultatin zgjedhor ashtu siç e jep populli.Më pas ta vendosin gishtin në kokë dhe të ulën e të bëjnë vlerësimin me akullin e ftoftë të mendjës se si duhet të qeverisin.Qeverisja është përgjegjësi e jo privilegj.Sa ma shpejt që ta kuptojnë këtë thënie politikanët tanë aq më shpejtë do të ekzistoj mundësia që Qeverisja të bëhet me kokë e jo me bark.Politika e barkut duhet të merr fund pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok