Pas 20 vitesh shqiptarët serish tubohën në Hamburg për promovimin e dy veprave enciklopedike: “Masakrat serbe, malazeze dhe te tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”
Nga Nue Oroshi
Para 20 viteve në Hamburg të Gjermanisë ku ju vunë themelët Shoqates se Intelektualeve Shqiptare “Trojet e Arbrit” me një akademi shkencore kushtuar dy figurave atdhetare shqiptare Kapidan dr. Mark Gjon Markut dhe inxhinier Xhafer Deves. Për 20 vite kjo shoqatë asnjëherë nuk u ndalë se vepruari duke nxjerrë në dritë historinë tonë shqiptare. Në këtë udhëtim të gjatë atdhetarë dhe shkencor morën pjesë mbi 300 studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Tash më për 20 vite shoqata “Trojet e Arbrit” ka mbajtur 30 sesione shkencore të rregullta dhe të veçanta, dhe 12 akademi, duke prekur cepë për cepë të gjitha pjesët e Shqipërisë Etnike.Gjatë kësaj periudhe kohore 20 vjeçare na u ndanë nga jeta edhe shumë intelektualë shqiptarë që dhanë kontribut të çmuar.Shumë intelektualë të tjerë po i kalojnë ditet e pleqërisë me probleme të ndryshme shëndetsore. Të gjithë këta intelektualë i falënderojmë për kontributin e tyre të gjatë dhënë shkencës dhe atdhetarizmës shqiptare.Tash më Shoqata “Trojet e Arbrit” është pasuruar dhe plotësuar edhe me intelektualë dhe intelektuale të rinj dhe të reja që po e vazhdojnë rrugën e studiuesve atdhetar shqiptarë.Tash pas 20 viteve sërish do të tubohemi në Hamburg te Gjermanisë. Tani jemi 20 vjet më të vjetër por më një përvojë të gjatë në aspektin e organizimeve kombëtare. Natyrisht për 20 vjet Shoqata “Trojet e Arbrit” përveç sesioneve shkencore dhe akademive ka botuar edhe 30 vepra shkencore,ku ka vendosur edhe 3 monumente historike, dhe ka edhe shumë projekte tjera. Kjo shoqatë po vepron për momentin në tri dimensione: atë organizativ ku po organizon sesione shkencore dhe akademi promovuese në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare, në aspektin botues ku të gjitha këto tema po botohën në librat enciklopedike si dhe në aspektin e vendosjës se monumenteve historike të heronjve të Shqipërisë Etnike.Gëzon fakti se tani pas 20 viteve promovimin e dy librave : “Masakrat serbe, malazeze dhe te tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”, do ta mbajmë në sallën e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, ku organizatore e këtij promovimi është Konsullata e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në Hamburg, ku shfrytëzoj rastin të falënderoj Konsullën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg. Mr.sc.Saranda Osmani Krasniqin si dhe mësuesën e mësimit të gjuhës shqipe në Hamburg znj.Sadbere Emshiu për kontributin e dhënë në këtë organizim,pa e harruar mikun tim nga Kieli Avni Bilallin i cili për 30 vjet asnjëherë nuk mu nda në aspektin organizativ duke e dhënë një kontribut te çmuar për kulturën dhe atdhetarizmën shqiptare. Edhe kësaj radhe sikurse para 20 viteve do të mblidhemi të gjithë shqiptarët në Hamburg të Gjermanisë për të kujtuar pjesën e hidhur të historisë tonë shqiptare masakrat që ka kryer Serbia gjenocidiale për një shekull me radhë në trojet shqiptare dhe që po e vazhdon edhe tash të njejtën politikë pa ndryshuar asnjë pikë dhe asnjë presje nga projektet gjenocidiale të projektuar nga akademia serbe.Uroj që këto libra mos të mbetën të botuara vetëm në gjuhën shqipe por që të na ipet përkrahja që këto libra në të ardhmen ti botojmë edhe në gjuhën angleze, gjermane dhe në shumë gjuhë të tjera të botës për ta marrë vesh bota gjenocidin 100 vjeçar që ka kryer Serbia në trojet shqiptare.