07/10/2024

Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Kur flasim për epoken e viteve të ’90-ta, duke e krahasuar më epoken e pasluftës, e në veçanti të pas-pavarësisë, aspak nuk gabohet nëse e quajmë Epoka e vlerave njerëzore dhe kombëtare, pasi gjithçka ishte e brumosur me vlera të pastra, me moral të shëndoshë dhe kulturë të bazuar në tradita kombëtare.

Epoka rugoviane e LDK-së!

Periudha e viteve të ’90-ta, apo siq jemi mësuar ta quajmë ndryshe si periudha e lëvizjes paqesore, është periudha më e ndritshme e historisë së Kosovës. Është kjo, epoka e sundimit të vlerave njerëzore, e cila e mbanë një ëmër të përbashkët-Epoka Rugoviane.

Funksionimi i shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, ndodhi jo si rezultat i sundimit të ligjit, e as nga forca e pushtetit, por kjo erdhi si shprehje e vullnetit qytetar, e një gatishmerie kolektive, e një humanizmi dhe solidariteti të lartë qytetar.

Moto e veprimtarisë së aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së së asaj kohe ishte dhënja gjithçka nga vetja për shtetin e Kosovës, ku e gjithë veprimtaria zhvillohej në baza vullnetare dhe pa asnjë kompensim material.

Privilegji që mbante gjallë veprimtarët e asaj periudhe ishte satisfaksioni moral dhe mbështetja e fuqishme nga ana e popullit, motiv ky i pakrahasueshëm më vlera parash apo privilegje pushtetesh të ditëve të sotme.

Vetëdijësimi i popullatës ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.

Të pasurit ndanin gjithçka që kishin me të varfërit dhe nevojtarët, këta të fundit ndihmat që u vinin nga bashkatdhetarët e tyre i trajtonin jo si lëmoshë por si ndihma shtetërore.

Ata që ndihmoheshin, pranonin vetëm atë që ju duhej e jo më tepër. Disa herë gjatë grumbullimit të ndihmave në Kosovë më ka ndodhur të më thonë nevojtarët; “shkoni tek tjetri së unë kam mjaft”. Ishin këto përgjigjet më të shpeshta që hasnin aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së gjatë punës në terren përgjatë viteve të ’90-ta.

Durimi i Rugovës i kthyer në mbështetje ndërkombëtare për Kosovën

Filozofia politike Rugoviane, nuk ishte thjesht një doktrinë politike, por për më tepër na del si një vlerë e lartë e civilizimit dhe humanitetit njerëzor.

Në terminologjinë fetare, ajo që ndjenë në shpirtë dhe zemër populli quhet Hyjnore, apo e shenjt, e tillë ishte filozofia politike Rugoviane.

Çdo fjalë apo veprim të Rugovës e ndjente dhe përjetonte thellë në shpirtë populli i Kosovës. I shenjt mbeti edhe “DURIMI” i tij, si një masë preventive për ruajtjën e qenjës sonë kombëtare nga makineria vrastare e regjimit pushtues të Millosheviqit.

Durim ky, të cilin bota demokratike ai ktheu si shpërblim Rugovës dhe popullit të tij më intervenimin ushtarak ndaj caqeve serbe në fillim të marsit 1999, i cili Kosovës i solli çlirimin nga barbaria dhe shtypja e gjatë shekullore.

Pas shënjtorës më vlera universale-Nënë Tereza, na vjenë shënjtori i parë në përmasa kombëtare, shpëtimtari i qenjës sonë kombëtare, themeluesi dhe arkitekti i shtetit të Kosovës-presidenti historik Ibrahim Rugova.

Vlerat e tilla kombëtare, shtetet dhe popujt e civilizuar i konsiderojnë të shënjta, dhe tregojnë kujdesin maksimal ndaj tyre.

LDK-ja nuk është thjeshtë vetëm një parti politike, është një pasuri më vlerë kombëtare, që Hyjnori Rugovë na la amanet.

Mbështetja për LDK-në është respekt ndaj filozofisë politike Rugoviane, është mbështetje për shtetin e Kosovës, për vlerat kulturore, traditën e bukur e të pasur të popullit tonë.

Janë edhe një mijë arsye të tjera që thërrasin si kushtrim në ndjenjat tona për ta mbështetur partinë që për 35 vjet rresht nuk i ndali përpjekjet për krijimin, bërjën dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Pse është nder dhe privilegj ta mbështetsim LDK-në?

-është nder ta mbështesim LDK-në sepse është partia e parë politike në hapsirat mbarëshqiptare e cila i hapi proceset demokratike jo vetëm në trojet shqiptare, por në tërë Evropën juglindore,

-është nder dhe krenari të përkrahësh LDK-në sepse për lider e kishte Ibrahim Rugovën, intelektualin e permasave botërore, burrështetasin e përgjegjëshëm që ruajti dhe shpëtoi qenjën tonë kombëtare.

-është nder dhe respekt të simpatizosh LDK-në sepse është partia politike e shndërruar në levizje mbarëpopullore, që për afro një dekadë udhëhoqi në mënyrë briliante shtetin paralel dhe mbajti gjallë jetën dhe shpresat e popullit për liri dhe pavarësi.

T’i bashkojmë edhe një herë mendjet dhe zemrat rreth vizionit rugovian, si e vetmja alternativë e sigurt e ecjës përpara, e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjës qytetare, në marrëdhënje të mira me SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Florim Zeqa

20.09.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok