17/11/2024

PARAMETRAT E DIMENZIONEVE LETRARE

0

(Në vend të përmbylljes)

Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

Pa i përmendur dy vepra të Prend Ndue Buzhalës të ndalura në shqyrtim të mëvonshëm, „Një re pa atdhe/Tregime me pak fjalë“, SHB „Lena“, Prishtinë, 2023; romanin e fundit, „Në kapërcyell“, SHB „Lena“, Prishtinë, 2020, sikurse dy romanet e tjera për shqyrtim, „Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë“, 2003; „Njerëzit prej faqeve të dritës“, 2019; përmbledhja e tregimeve “Një buzëqeshje përtej varrit” (Tregime pleqërishte për një roman me frymë të shkurtër), SHB “Lena”, Prishtinë, 2023, apo ndonjë vepër tjetër e mëparshme, me poezi apo tregime, do të thotë se në të gjitha format e saj, na kompletohen të gjitha dimensionet e veta letrare.

Do të përpiqemi që të vëmë disa gjëra në spikamen tonë. Çka kemi thënë nëpër studime tonat, i kemi thënë e nuk po i përsëritim. Edhe këto të tjerat janë në një vijë të dimesioneve të tij letrare.

Në veprat e tij, „Në kapërcyll” dhe “Një re pa atdhe”, mund të themi se janë pasqyrë e thellë vrojtuese e një krijuesi pa atdhe të vërtetë dhe me një dyshim të thellë krijues, pasi ai nuk konsiderohet se është “në mesin e të gjallëve”, por jeton dhe ka dëshirë prap që të na thotë diçka. Njëherë, e thotë “të vërteten” e brezit të tij dhe të brezave paraardhës prej fillimit, për të gjitha gjeneracionet pas tij. Të themi se Prend Ndue Buzhala na ka mbetur pa atdheun shpirtëror të shqiptarëve, pra “të albanëve” (këtu po e themi se italianët “l”-në latine e kanë zëvendësuar me “r” e emrit tonë të parë, këtë po e them për herë të parë, që ta shihni edhe ju: arbanë-albanë!), i cili është shumë më i madh se të jesh “Kosovar”. Cassova (Kasova) është një emër i një kalaje të Dardanisë dhe nuk është emër i popullatës ilire. Emri nuk e ndërron gjakun! Gjuha është prej tuli, e vërtitet andej e këndej, nëpër gojë. Ajo nuk na ndërron trajtën, edhe kur na fyejnë. Kështu mbetet një vizë e vogël e parametrave letrare, e nuk do mend se këto janë disa dimensione letrare. Vendlindja e tij ka mbetur një pjesë e vogël e “Atdheut”, e cila sot na thirret “Republika e Kosovës”. Ajo është pjesë e vogël e “Shqipërisë” së denjë…

Jo pse ne nuk kemi talent të shkruajmë, jo pse nuk kemi aq shumë vepra të këtij shkrimtari të denjë, Prend Ndue Buzhala, të cilat na rrethojnë e shkojnë përtej mendjes sonë, etj.; ne po e sjellim një thënie të vetme, të një profili të FB, që veten e quan “shqiptaro-madhi”, i cili na e sjell me dhembjen e tij të madhe, një thënie zhvlerësuese, që një gjerman ia përcjell atij, edhe pse ata aq sa janë pro nesh, janë me rusët e lidhur contra nesh:

“Trimat, ua ka vrarë armiku! Të menqurit, i keni vrarë vet! I ngjani shqiponjës. Si të hypni lart, shikoni si t’i hani këta poshtë!”[1]

Për shembull: më i afërti është vëllai, që ta ka lindur një nënë dhe një babë; është i pari që të kthehet kundër. Ti e do shumë, por ai të shkatërron… Ju, shikojeni tregimin tim, “Vetvrasja kolektive”, apo këto shqyrtime, një nga një: “Heroi i rrugës”, SB “Lena”, Prishtinë, 2017; “Ani i ilirishteve”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2020; “Sizifi pa gurin e tij”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2020; dhe “Këngëz me errësirë blu”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2022, dhe do ta gjëni nga një pjesë të vërtetës së shkruar. Do t’i gjeni konkordancat.

E vërteta është spirale e asaj që njerëzit e kuptojnë si “të vërtetë”, apo nuk e kuptojnë kështu. Pjesërisht e shohin apo nuk e shohin si “të vërtetë”, e ata duan në radhë të parë t’a kudërshtojnë. Jo të gjithë se e shohin me sy dhe e masin me zemër, por duhet t’a pyesin mendjen. E mendja është e treta që të pyetet, çka mendon ajo për këtë gjë. Në fakt, shumica e shqiptarëve na e harrojnë zemrën e tyre, të cilën e kanë si masë të të gjitha të vërtetave. Kur vrapon mendja para se të nxirret zemra, si taban i njeriut, e pjesa dërmuese nuk e llogaritin ndërgjegjen që të përcjellë kudo dhe e vërteta na duket se është një gjë relative, në qoftë se do t’a kuptosh kështu këtë gjë. Në të vërtetë, zemra e ndjenë, sytë e shohin dhe mendja e di.

Ne, jemi vërtet një komb që nuk llogaritet se është një komb i vërtetë i shqiptarëve, por bij ilir, yllor, arban/arbër, që quhemi “bijë të Shqiponjave”, e “shqiponjat” i vrasim të gjitha, kur të kemi mundësi më të praptë. Dheun tonë na ka lënë me trashëgimi Ati ynë, prej ATIT TË SHENJTË. Ne, vëllezërit tonë i denigrojmë terësisht, kur nuk kemi mundësi që t’i zëmë me grusht të dorës, sepse janë të ndarë apo të shpërfillur në të tërë botën, ku kanë një vend të vogël për të bërë stofullën e tyre, të pa rënë në sy. Ikim prej vetvetes. Vendin tonë e kanë sulmuar armiqtë tanë nga të gjitha anët, e armiqtë më të rrezikshëm janë këta: “grekët” e dhunshëm, sepse historikisht nuk quhen ashtu, por graitë, numri shumës i grave tona, “serbët” gjakpirësa, pa asnjë fije të karakterit (serb=serpente, nga latinishtja!), një popullatë mikse nga gënjeshtarët më të tmerrshëm në botë, me disa “nobelista” dhe më të zgjedhur nëpër Europë; pastaj vinë të tjerët rreth e rrotull nesh, me “rusët“ e mëdhenj, që fenë ortodokse e kanë shndërruar në profil aktual të shtetit dhe përpiqen që ta zgjerojnë nëpër botë, së bashku edhe me të tjerët. “Bullgaro-makedonët”, të cilët na quhen kështu, na e vjedhin emrin “makedonia” dhe Aleksandrin e Madh, që shqip ka folur, por shkolluar në gjuhën artificiale të “Graecias”, që nuk ka qenë “gjuhë shqipe”, por e krijuar prej të huajve…

Së fundi, kemi mbetur nën katër “shtete” pa rrënjën tonë, që të tjerët na i kanë zapuar trojet tona dhe janë më përpara se ne të futur në Europën e Bashkuar: Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, dhe Republika e Kosovës, jashtë Republikës së Shqipërisë, e cila e puthë “sërbin” Vuçiq në gojë, e ne, që jemi shqiptarë, nuk na do! Në parahistori, kemi qenë i dyti komb në botë, pas indianëve të Indisë, me Azinë e Vogël, Egjiptin, pjesën dërmuese të tokave në Babiloni, Irakun e tokat e tjera deri në Republikën e Alergisë apo Marokun, Europën si kontinent, së bashku ato me Britaninë e Madhe e deri në Amerikë. Sot, nuk mund të merret një gjë e tillë me mend!

Prej “shtetit të pabashkuar shqiptar”, me Rep. e Shqipërisë, që nuk është siç duhet të jetë, kemi mbetur në Kosovën Veri-Perëndimore, e do të duhej të ringjallej Mbretëria e Dardanisë dhe Çamërisë së pakrijuar, në Jug-Lindje, apo si të duoni që t’i llogaritni. Për shembull, duhet që të isha si “Kryetar”, i ringjalljes së Baba Fajës, i cili është zhdukur nga regjimi i ri Shqipërisë, me atë shtet të vogël, të “RPS e Shqipërisë”, me të cilët e ka krijuar atë shtet, pas “çlirimit”, me ruso-serbët e të tjerë, që duhej ta shkatërronin tërësisht shtetin e madh ilir, e në prapavijë të tyre u bëmë ne, si një shtet i kthyer në shtet të vogël e “multinacional”, me rrymat që ta pinë gjakun me gotë. Më tutje, nuk ka nevojë që të flitet! Ju, shpalojeni të vërtetën në këto shkrime, si është më së miri; e gjeni të vërtetën e pathënë apo të thënë simbolikisht!…

Kudo na flasin gjuhë të tjera, në vend të gjuhës shqipe. Edhe në Gjakovë na ka mbirë një ”birë bushtre” nga Turqia, por është specializuar në Rumani (e Rumania është ortodokse!), pa e marrë parasysh se prej kujt na e marrin emrin “Serbistan”, është kurde, e jo iraniane!…

Të bien lotët në sy dhe të sillet e tërë bota për rreth! Ti, nuk je i pari, as i dyti, as i fundit, por fundi i fundrrinave të botës! Bota të bëhet spirale, e të sillet me akuza, me demonë, me kundërshtarë të Zotit të Madh, me “jo”-të, në vend të “po”-së. Germa apo shenja e kthen drejtimin e çështjes

Shikojeni njëherë këtë godinë të botës, me disa kate e kate, midis yjeve apo planeteve. Jemi energji, të gjithë jemi të bërë prej energjive tona, të energjive të mendimeve tona, deri në errësinën e plotë. Janë parametrat e dimensioneve tona. Parametri është tregues i njërës prej vetive të një krijimi, që përmban karakteristikat themelore të tij, një kat të përbërjes së tij apo e disa kateve që do t’i shohim vetë, të një sistemi apo të një dukurie të veçantë.

Parametrat e përcaktojnë natyrën apo gjendjen ose regjimin e punës në një drejtim. Ajo na i ruan të pandrysheshme kushtet e mira të një mësimi të dhënë përmes dioptrisë së të vërtetës së tij, që është në fakt një paramendin i tij nga sasia e madhësisë së tyre, që ruan edhe vlerën e tyre në tërësi.

Në rastin e Prend Ndue Buzhalës, i kemi të vërtetat e shikuara e të thëna përmes shkrimeve metaforike në katër vepra të tij, poezi e prozë të shkurtër, të dimensioneve të tij letrare. Një pjesë të tyre, po i përmbledhim, si vijon:

– Si dimesion i parë padiskutim është postmodernizmi i tij. Kush nuk i ka lexuar veprat kritike dhe të teorisë letrare, edhe ndërkombëtare, si p.sh. Mario Androtti, “Die Struktur der modernen Literatur/Struktura e letërsisë moderne”, botimi i 4, Haupt Verlag, Bern-Stuttgard-Wien, 2009, ose veprën e Linda Hutcheon “Poetika e postmodernizmit /Hitoria, Teoria, Fiksioni”, OM, Prishtinë, 2013, e të tjera si këto, këtë dimension letrar të shkrimtarit të nderuar Prend N. Buzhala, nuk mund ta dijë tekstualisht ta thotë lexuesi i thjeshtë. Postmodernizmi e ka shprehjen e vet që prej vitit 60 të shekullit XX. Kjo letërsi, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB-së), ka përfunduar në këtë periudhë.[2] Fillimi i subjektivitetit të letërsisë së viteve të 70-ta ka fizionomi të re nga letërsia klasike të viteve të 60-ta. [3] Postmodernizmi i letërsisë së viteve të 80-ta dhe të viteve të 90-ta fillon me intertekstualitetin[4] Prend Ndue Buzhala punimin e parë e ka botuar me 1967, ndërsa vepra e parë e tij, që ne po e cekim tani, është rezultat i postmodernizmit të intertekstualitetit, në poezinë e tij dhe veçanërisht në tregimet e shkurtëra. Pas viteve 2000 e përfshin modernizmi i ri, prej postmodernes, në vitin 1980.[5] Vepra e parë, me lirikë shqiptare, “O Amë, o Amë”, botim i Klubit Letrar “Vorea Ujko”, në Klinë, është botuar në vitin 1995, gjysma e postmodernizmit, kur fillon modernizmi i ri. Pra, veprat e tij përfshihen në modernizmin e ri, pas viteve 1995, në përgjithësi, të letërsisë shqiptare. Intertekstualizmit të tij po i kushtohet vërtetë rëndësia e dimensioneve letrare.

– E dyta, janë ngjarjet simbolike dhe alegorike të tij, të marruara nga realiteti ynë dhe me dinamikë të përgjigjeve të intertekstualitetit në formën më adekuate të metaforikës, nëpër periudha të ndryshme, përderisa nuk dimë t’i qëndrojmë besnik dhe për vije ndërgjegjes sonë dhe me vetëdije të plotë kombëtare e të dalim njëherë për njëherë prej copëtimit të trojeve të atdheut shpirtëror. Duhet të mos shkojmë më symbylltazi e pavetëdije nëpër ndarjet tona eventuale, nëpër sakrifica të mëdha të kombit tonë.

Ne, nuk jemi të vetëdijshëm, aq sa duhet të ishim, e të mos ia lëmë këtë punë rretheve ndërkombëtare të na rikthejnë të padrejtën mbi ne, të armiqve të shumë edhe më të rrebtë, se sa kanë qenë më parë, në shpërfilljen tonë.

– E treta, liria ka lindur në i-lirishte dhe gegërishte, si të parat këngë, dhe në një vepër të lirikave ilirishte “Ani i ilirishteve”, të cilën e kam zgjedhur më tipikën për ta analizuar në tërësi, sepse ilirët/yllorët/gegët nuk e thonë këtë asnjëherë, por janë të parat që kanë sunduar njerëzimin, në Egjipt.

Këto vinë nga superiori ilirik, e na janë kryesisht lirika të tilla atdhetare të karakterit kombëtar ilire, arbane apo arbërore, prej Zotit të parë THOT e Zotit NJË në fenë e krishterë katolike, nga ANI i vërtetë krijues. Këto janë këngë tipike kombëtare e gegërishte, edhe kur i ngjeshin ato tema të reja nëpër këngë ilirishte në kuptimin e fjalës së shkruar artistikisht e poetikisht, të pashkruar asnjëherë më parë nga shpirti ynë krijues, të koncetruara nga Bibla e Vargjeve, që janë këngë të bukura e të mirëfillta i-lirike.

-E katërta, tregimet me pak fjalë janë vija e dytë e tregimeve dhe e para në letërsnë shqiptare, që trajtojnë plot figura artistike, të ironisë e ndonjëherë të sarkazmit, realitetin e hidhur prej antikitetit të lashtë e deri në kohën tonë. Është jeta enigmatike që na shprehet e na shpaloset shkurt e trup, nëpër krijime të shkurta letrare, siç i quan shkrimtari ynë “tregime, me pak fjalë”.

– E pesta, zhanri letrar i prozave të shkurta dhe simbolike e alegorike, me figura të ndryshme të fjalës së shkruar artistike, është metaforika, që nuk quhet kështu në shkencën letraro-historike apo teoriko-letrare, që janë prej të gjitha figurave letrare, prej ironisë e deri te sarkazmi i hollë.

Në fakt, janë në bazë të përjetimeve letrare e të fatit tonë të hidhur, deri te shpalosja e tyre artistike.

– E gjashta, çështja e besimit është çështje individuale dhe ka të bëjë vetëm me psikologjinë e njeriut. Besimi është çështje e trurit dhe egos, nuk është çështje e përkatësisë kombëtare. Edhe njëherë po e themi se vjen në radhë të parë të gjuhës së folur, pastaj të shkruar; të simbolit kombëtar; të shtrirjes së tij nëpër një territor të caktuar, pa marrë parasysh se cilit besim i ndërlidheni apo asnjërit nuk i ndërlidheni e jeni pa relegjion të caktuar; të tregtisë e rrjetit të marrëveshjeve të përditshme, ku bukës i thonë bukë, e ujit i thonë ujë. Çështja kombëtare është çështja e parë dhe e parevokuar nga shqiptarët. Është çështje primare, e jo sekondare! Çështja kombëtare i konvenon çështjes gjeo-politike, e jo çështjeve të tjera, si të dorës së dytë. A beson në këtë fé apo atë fé, apo në asnjërën, kjo nuk të sjell kundër njëri-tjetrit. Përkundrazi. Larushitë e ruajtura në fund të shpirtit tuaj, me bukurinë e papërshkruar nëpër risitë e dhëna përmes fesë, janë dhunti e veçantë e tyre, të dhëna me gjuhën e pasur letrare shqipe. Të jesh ilir e shqiptar nuk do të thotë se e ndërron gjakun e damarëve tuaj kur quhesh në baza fetare. Dihet, i shtati njeri përcjellës i Jezu Krishtit ka qenë ilir: Nika, Nikolla. Janë quajur ar-ban dhe kushërinj të tyre ishin armaikët e armenët, tre fiset në Lindjen e Mesme e të Vogël. Në bazë të gjuhës jeton dhe dallon kombi, me të dy etnitë: gegët dhe toskët. Në radhë të parë duhet të jenë të bashkuar ata, në tokën e Atit (Ati jonë, atdheu, mëmëdheu!). Kjo tokë, e ruan gjuhën tonë, gjuhën shqipe, prej tokës që quhet tokë shqiptare. A bëhët që të jetojmë si skllevër, në tokën tonë të copëtuar, me vuajtjet e Sizifit, pa gurin e tij? Jo! Kjo nuk është e saktë! Kjo nuk është e drejtë! Kjo është çështje e dëshirës së KRYEDEMONIT! Ajo duhet të jetë një çështje e Zotit të Madh!

– E shtata, mitologjia (e mirë apo më e dobët, e zhvendosur nëpër kohë të ndryshme dhe nëpër vende të tjera!) zë vendin kryesor në dimensionet letrare të Prend Ndue Buzhalës. E thotë apo nuk e thotë këtë gjë autori i tyre, qoftë edhe për titujt e tyre, p.sh., “Sizifi pa gurin e tij”, ajo na është pjesërisht apo tekstualisht nëpër tregimet e shkurta, deri në Egjipt e para saj. Koha që e përshkruan këtë popull e këtë komb të veçantë, është realiteti ynë jetik!…

Ka edhe të tjera, por unë i ndava me kaq. Po e lë, me kaq! Shtatë palë janë edhe për Zotrat. Tre i numërojmë ne, Zotin e Madh, Babën e Nënën!

Zotin e Madh nuk e shohim, por e ndjenë ZEMRA! Metafizikën e njoh mirë para KRIJIMIT! Trinia është e veçantë e përkushtimit krijues të Prend Ndue Buzhalës. Jetoftë edhe shumë vite e lashtë pas tij edhe shumë vepra!…

[1] Thënie e nxjerrë nga profili i tij „Shqiptaro Madhi“, e redaktuar nga unë, me 15.07.2024, në FB.  Si duket edhe ai e ka marrë prej të tjerëve, sepse është përcjellur me të njëjtat gabime, por me të vërtetën e vet.

[2] Mario Andreotti, “Die Struktur der modernen Literatur”, botimi i 4, Haupt Verlag, Bern-Stuttgard-Wien, 2009, faqe 78.

[3] Po në këtë vepër, faqe 85.

[4] Po aty, faqe 87.

[5] Po aty, faqe 94.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok