23/12/2024
Zhiti-Xham

Nga Visar Zhiti

Teksa shikoja borēn jashtē, m’u kujtua njẽ dimēr tjetēr i largẽt dhe njē poezi tjetẽr po aq e largẽt… qē e gjej nē librin tim “Hedh njē kafkē te kēmbēt tuaja”, me njē grafikē nē kopertinē nga miku im, Maks Velo, qē tashmē dhe ai ka ikur larg nẽ dimra tē tjerẽ qiellorē…

Po e risjell grafikēn me ca pamje tẽ borēs sot si dhe poezinē, qē shoh se e paskam shkruar pikērisht nē 1984, nē vitin e tmerrshēm orwellian.

Siç duket na bashkojnē dimrat, po a ēshtē bora kohē e koha a ēshtē borẽ? Gjithsesi atē ngricē e pamē dhe si art kristalesh nēpērmjet poezisē.

XHAMI I…

E ç’nuk sajon në xham acari,

një florë brilantēsh. Janë stolira

që t’më fanitet mua peizazhi

i maleve të dhimbjes. I internuar isha.

Vareshin akuj apo shandanë,

shpirti ku është në trup a qieje?

Gjithë k’to servise, kristal a ç’janë

ceremoni gëzimi apo vdekjeje?

Është ai dimër dhe diktaturë

me akuj frike, gjithë ornamente.

Veç kush kam qenë nuk jam më kurrë

si ortek bie dhe vras vetveten!

Qafē-Bari, 18.II.1984

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok