05/12/2025

Panairi i Librit dhe unë

0
Albert-Vataj

Nga Albert Vataj

Prej disa vitesh, Panairi i Librit më gjen pa para të mjaftueshme për të qenë vizitor dinjitoz i tij, ose për të shkuar me pavramendjen se sa shpenzova dhe se çfarë më mbeti merak.

Edhe ky panair, që shënon i 25-ti, 16-20 nëntor, erdhi duke më gjetur dhe mbajtur përdhunshëm larg, si një rregullthyes që e kyçin në izolim. Për një si puna ime, që e ka librin shqis shtesë të se ndertimit anatomik, kjo është një sprovë e vërtetë sfide. Por, i vura zemrës një gurë, të rëndë sa një mur.

Varja thash… e cili jam unë që të merret në konsideratë, mungova apo isha prezent në këtë manifestim gjigant, ku për fatin e keq më fitimtarët janë vlerat më të diskutueshme. Po i shtyja këto ditë panairi me mëndjen e zemrën atje, e trupin të kredhur në torturën mizore të çdoditshmërinë e rutinës.

Deri sot, një ditë para finales, kur me përmendi telefonate e Ndriçim Kullës së “Plejad”, i vetmi që e kishte vënë re se unë i kisha munguar librit dhe sofra e madhe e librit më kishte munguar mua. Çimi, si krijues dhe gjithëçmos i dhënë me mishe me shpirt një kontributi të denjë dishepuj, por edhe si botues, nuk më tha fjalë të mira rreth pranishmërisë dhe blerjes së librit. Nuk më erdhi mirë, u zemërlëndova, por nuk u befasova nga situata ALERT që ai dha.

Kur të gjithë lexuesit dhe ata që kanë nxënë të shkruajnë shqip ngulmojnë të kenë emrin e tyre në kopertinën e një libri, nuk e di se kujt i mbetet leximi, të menduarit dhe reflektimit prej kësaj prekje të hyjshme.

Me gjithë këtë batërdi publikimesh dhe e gjëmime topash, betejash të fituara, gjeneralësh triumfatorë, mbretërish të kurorëzuar, ai pompozitet e qiell rënduar në lavdi, hamenda e besova, se më në fundë libri rilindi dhe ne me shpirt të thekur prej ateisti ju blatuam shenjtërisë së tij, për të shpëtuar veten dhe botën.

Por jo, e gjithë kjo ngrehinë imagjinate ishte vetëm në rrjetet sociale, me pak gjas të jetë në ato metra katror ku libri shqip feston në kremten e përvitshme dritën e dijes dhe shpirtjen e së dlirës, të bukurën dhe të lartësuarën prej fjale dhe letre.

Nejse…

Për mua dhe shumë si unë, që blejnë hera-herash duke shpenzuar edhe paratë e bukës, çfarë ndryshimi pretendon të sjell panairi i librit më shumë se ai i produkteve bujqësore apo tollovive politike.

– Çfarë?!

– Të takosh dikënd?!

– Mirë, nuk është ide e keqe kjo.

Por zakonisht do të takosh persona, të cilëve duhet të kesh mirësinë ti bësh të ndihen të rëndësishëm, ndërsa ke nge t’i dëgjosh. E njëjta gjë më pëlqen edhe mua, por kurrë nuk kam guxuar kaq shumë.

Panairit i ka mbetur edhe një ditë të ulë siparin dhe të tregojë arritjet që gjithashtu janë shifra dhe fakte, çmime dhe përdëllime, çoka e çukitje, autografe e autogola, autorë të rinj e lexues si unë që soditin nga larg.

Në një të tashme që çdo gjë ofrohet si një mall, puna më e mençur që të mbetet të bësh është ta mbash shpirtin sa më larg kësaj molepsjeje dhe pranin sa më larg këtij toksikimi.

Pikëllueshëm nga unë Albert Vataj

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok