23/12/2024

Paloka, triumfi është i pa diskutueshëm për PD

0
Edi-Paloka

Intervistoi; Gazetari Zenel Çeliku

Çeliku; Z. Edi Paloka, Ju jeni drejtues politik i PD për Qarkun Durrës, si është situatë dhe besimi tek PD për qarkun Durrës?

Paloka; Unë kam marrë përsipër një përgjegjësi jo të vogël sepse më duhet të udhëheq me sukses fushatën drejt një triumfi të madh për fitore historike, kështu do të justifikoj seriozisht edhe besimin që më ka dhënë lideri ynë-Lul Basha. E mora këtë përgjegjësi me bindje të plotë se PD është subjekti politik më I besueshëm në qytetarët e këtij qarku. Takimet e mia me qytetarët janë intensive dhe shumë miqësore, ata më presin më besimin dhe bindjen se PD më 25 Prill do të triumfoi si asnjëherë tjetër.

Çeliku; Z. Paloka, kush është moto juaj në këtë fushatë ?

Paloka; PD ka në programin e saj, luftë kundër korrupsionit, të parandalojmë fatkeqësitë nga Codit 19 duke marë masa urgjente efikase, në të cilat kjo qeverisje ka dështuar. Motoja e PD është të rrisim ekonominë e vëndit që tashmë është në krizë. Të parandalojmë emoragjinë e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Luftë ndaj krimit të organizuar-këto janë pikat më të prekura në popull të cilat ne do ti bëjmë realitet.

Çeliku; Çfarë I thoni qyetetarëve të Qarkut Durrës për programi qeverisës të PD?

Paloka; Po, Basha tashmë ka paraqitë në publik programin e PD nesër në qeverisje, program i cili është pritur majft mirë nga publiku. Unë jam në pozita optimal kur udhehq këtë fushatë, sepse thjesht e qartë I tregoj qytetarëve se ato ç’ka thënë Basha lidhur me qeverisjen e PD sëbashku me aleatët, do të bëhen realitet dhe jo mashtrime sikur Rama dhe PS në qeverisjen e 8 viteve. Basha ka deklaruar se do të rriten investimet direkte të huaja, duke kthyer mirbesimin e tyre tek qeverisja jonë pas 25 Prillit. Do të hapim vënde të reja pune për të rinjt, do të mundësojmë kredi me interes zero për 5000 çifte të reja ku qeveria do të paguaj interest e tyre. Taksimi I sheshtë do të jetë prioritet I yni në sistemin, zhbërja e PPP si një sëmundje e rëndë për ekonominë, do të jetë një tjetër prioritet I opozitës së bashkuar në qeverisje pas 25 Prillit. Rritja e pagave në sistemin e shëndetsisë dhe të arsimit është një tjetër piksynik I PD. Ne do të vijmë në pushtet me shumë angazhime dhe prioritete mjaft positive për qytetarët e këtij ëndi që janë zhvatur për 8 vite nga qeverisja e Ramës.

Çeliku; Z. Paloka, cili është mesazhi Juaj për qytetarët durrsak dhe shqiptarët në tërësi?

Paloka; Shqiptarët tani më shumë se kurrë duan që Shqipëria të fitojë, por duke larguar Ramën, ai është i lodhur, nuk di çfarë flet. Kreu i PD-Basha, publikisht ka deklaruar se nuk bën premtime boshe, por Ai ofron plane konkrete. Ne do të hapim një faqe të re për shqiptarët të cilët do të dalin përgjithmonë nga ky tmerr I kësaj qeverisje.

Për 8 vjet qeverisje të Ramës, shqiptarët kanë humbur shumë, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 Prill Shqipëria fiton dhe Rama humb-ky është ndryshim I madh që do të ndodh.

Faleminderit Z. Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok