Padrejtësia e qeverisë Rama, revoltoi të rinjtë shqiptare nga e gjithë bota
Nga Vladimir Shyti
Kupa e mbushur po derdhet, dallgët e zemrës shkumëzojnë aq fortë, sa shpirti lënduar do të ngrihet kundër një shkëmbi të moçëm, i shurdhët fati.Në këto çaste tragjikisht të zymtë për popullin dhe, të ndritëshme për oligarkinë bëri që rina shqiptare e ardhur edhe nga emigracioni të pushtojnë sheshet e kryeqytetit në një revoltë paqësore kundër padrejtësisë qeveritare.
Lumenjtë kthejnë rrjedhjen e vërshojnë në sheshe e rrugët e kryeqytetit, ku marrëshuesit përqafohen nga i gjithë populli.Me pankata e thirrje për një Shqipëri ndryshe; Yjet e jetës në terr marrin këngën e bilbilit, që nuk do të shuhet kurrë derisa qeveria dhe kryeqeveritari saj Rama të dorëhiqen pa kushte.Një protestë jo politike, e sinqertë, model i një lëvizje popullore të paparë në vendin tonë, ku sundon kultura e rinisë tonë.Në sheshin Skënderbeu pati edhe lotë përmallimi, heroi ynë kombëtarë u dha frymëzimin për një Shqiperi të lirë me një demokraci të vërtetë, ku qeveria në bashkpunim me oligarkët kanë ngulur kthetrat në brinjët e një populli të shumëvuajtur.Shqiptaria po mundohet të krijoi veprën madhështore më të përsosur, duke pastruar lëvozhgat e guaskat e helmuara kyçur prej vitesh në këtë vend të sunduar nga dy parti, të cilët e kanë munduar së tepërmi klasën puntore e tërë të moshuarit, që po jetojnë me lëmoshat e këtyre batakxhinjëve.Populli shqiptarë, që mbanin të kyçur brenda thelbin e zjarrtë të qenies u thërmuan në thirrjet e të rinjëve dhe rrodhi lirshëm nën ritmin e papërmbajtur të gjithë shqiptarëve.Në këtë gjëndje shpirtërore të mjerueshme nga masat e gjera u kuptua se:Ai, popull që kapërcen mbi dhimbjen e tij, ngjitet më lartë dhe, tashmë ata duhet të hedhin hapin vendimtarë; tash e mbrapa ku të qëndrojë përmbi këtë jetë të dhunuar nga dy partitë politike.
Ka skeptik që nuk besojnë në hyjneshat e fatit, të heshtur ose hapur, të cilët po tjerrin fillin tepër të hollë, që torrën deri tani, por në duart e revoltuesëve, ndrijnë gërshërët, për një shtet të së drejtës, ku t’i shërbejë popullit si në të gjithë Europën e më gjerë.Këtij libri që do të shkruhet për një botë të ëndërruar ndër vite nuk do i mungojë dhuntia krijuese, as dhe forca shpirtërore, ku çdo individ të ndjehet mirë në vendin e tij.
Nuk po futem në hallet e problemet e shumta që ka ky vend, ato janë shprehur nga revoltuesit e shumë e shumë njerëz, të cilët ndjekin manifestuesit, që i kanë vuajtur mbi shpatullat e tyre.Por, një pjesë të kapur pas një kafshate te hedhur si qenit kockën, të tjerë që japin mendimet se; qeveria Rama po e ndrit vendin, le të vijnë këtu dhe të jetojnë.Shkrimtarë, poet e gazetarë kanë shkruar shumë artikuj mbi gjëndjen e mjeruar të shqiptarëve që jetojnë këtu, por qorri dëgjon vetëm atë ç’ka u thuhet.Pra, ka ardhur koha të bashkohemi me rininë, që na solli diellin rrezeartë, ku të shohim Shqipërinë si gjithë bota.
Ky revolucion, që nuk ka tituj fisnikërie, por të cilët janë të pajisur me talente personale, ku u gumëzhin gjaku shqiptarë është përparësi reale dhe shërben si një rekomandim drejt lirisë popullore për një Shqipëri të re, ku të mbizotrojë sovrani me të gjithë të drejtat ligjitime.
