18/04/2024

“Open Cinema” në edicionin e 6-të, një risi nëpër qytetet e shqipërisë në sezonin  e ri turistik të verës  së nxehtë

0

Nga Albert Z. ZHOLI

Kinemaja shëtitëse nëpër shqipëri me formatin e saj “Open Cinema” zbret këtë sezon të ri turistik me një projektë ambicioz në 10 qytete të shqipërisë. Ajo ngre siparin në qytetin e kukësit duke promovuar dhe turizmin e këtij rrethi i cili ka njohur zhvillime të prekshme vitet e fundit. Ai mbështetet nga Bashkitë e qyteteve respektive, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Arkivi Qendror Shtetëror i filmit  dhe kurohet nga Production Cinemania. Prodhimet e fundit të kinemasë shqiptare si dhe asaj botërore do të shohin dritën e projeksionit në qytetet e shqipërisë. E veçanta për këtë vitë do të jetë retrospektiva nga kronikat në vite të çdo qyteti duke parë ecurinë dhe ndryshmet e mëdha në çdo qytet gjatë viteve. Gjithashtu do të kujtohen nëpërmjet retrospektivave regjisorët dhe aktorët më të mirë të kinemasë botërore të cilët shkëlqyen me veprat dhe rolet e tyre, duke kujtuar kështu epokën e ndritur të kinemasë. Ajo që e bënë akoma më të gjallë këtë aktivitet Kombëtar, është pjesmarja e regjisorve dhe aktorëve shqiptar para ekranit të madh të kinemasë si Saimir Kumbaro, Timo Flloko, Fitim Makashi, Adivije Sharofi Alibali, Mevlan Shanaj e Natasha Lako etj. Promocionin e kinemasë shqiptare në tre netë në çdo qytet të shqipërisë do ta përshëndesin dhe këngëtarët e ftuar special si: Irma Libohova, Paola Kostandini e Miron Kotani, Dava Gjergji, Alfred Meminaj, Liljana Kondakçi, Kristina Ndoja, Bashkim Alibali, Eranda Libohova, Redon Makashi, Ergi Agolli etj.

“Open Cinema” sjell për publikun e gjerë, filmin e pëlqyer ndër vite kopjo të restauruar “Vdekja e Kalit” të regjisorit Saimir Kumbaro si dhe filmin e restauruar të regjisorit Dhimitër Anagnosti “Përallë nga e kaluara”.

Kështu nga qyteti verior verior i shqipërisë Kukësi nis rrugëtimin aktiviteti kinematografik në Bashkitë e qyteteve Berat, Devoll, Kuçovë, Patos, Gjirokastër, Cërrik, Saranda, Shkodër, Tiranë.

Berati natën e parë me kinemanë verore priti me dashuri filmin shqiptar “Vdekja e Kalit” kopjo e re e restauruar. Regjisori Saimir Kumbaro dhe Aktorët Rajmonda Bulku, Timo Flloko, dhe Fitim Makashi prunë dhe morën emocione të ralla para publikut Beratas, të cilët shpesh herë duartrokisnin artin e bukur shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok