13/12/2024

ODA KËRÇOVARE – VOTRA QË MBAN GJALLË TRADITAT KËRÇOVARE NË ZVICËR

0
Oda-Kercovare2

Nga Vahit Nasufi

Dikur odat (dhomat), e burrave në trojet shqiptare, kanë qenë shumë të famshme, në të cilat sipas traditave shqiptare, janë pritë musafirët, janë marrë vendime, të ndryshëm, kanë kënduar këngë, kanë bërë humor, kanë luajtur lojëra të ndryshme dhe shumëçka tjetër, por, sot ato oda i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe nuk praktikohen më.

Që të ruhen edhe në kurbet, traditat, doket, zakonet arti, kultura, që janë ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi, më 20 tetor 2020, në Otelfingen, kanton Cyrih të Zvicrës, u themelua “ODA KËRçOVARE”, pikërisht që këto vlera kombëtare, të përcillen edhe te brezat që vijnë pas. Themeluesit e Odës Kërçovare në shtetin Helvetik janë: Argjend Lika, Haki Hajroja, Mefmet çupi dhe Agron Hamiti.

Oda Kërçovare në Zvicër, e cila është një ekspozim i vërtetë i traditës shqiptare tipike kërçovare, ka për qëllim të jetë si një urë lidhëse mes kurbetçarëve kërçovarë, e cila është në koordinim me shoqatat kulturore dhe ato humanitare kërçovare. Aty kultivohet kënga folklorike, tregime epike, fëmijët e kurbetçarve kanë mundësi të mësojnë të luajnë në veglat muzikore tradiconale shqiptare, si çiftelia, sharkia, fyelli, dahirja etj. Kjo odë e bukur, është e stolisur me zbukurime disa prej tyre mesjetare, me flamuj kombëtar, me fotografi të figurave më eminente kombëtare, veshje kombëtare tipike kërçovare, vegla tradicionale shqiptare, dhe shumë sende tjera që i përkasin një ode shqiptare.

Kjo odë, shpeshherë organizon edhe mbrëmje muzikore, ku ftohen artistë, aktorë, këngëtarë dhe humoristë të mirënjohur nga trevat shqiptare, e cila të pranishmive u shtron darkë solemne tradicionale. Vlen të ceket se Oda Kërçovare, për kontributin e saj, ka marrë ca mirënjohje dhe shpërblime, nga institucione të ndryshëm, që e kanë vlerësuar kontributin e saj. Oda Kërçovare në Zvicër, ka edhe rregulloren e saj, që mund ta lexoni në vebfaqen e saj, që është odakercovare.com. Anëtarsimi është i ljeuar vetëm për shoqatat kërçovare, është i ndaluar konsumimi i alkoolit, nuk lejohen tubime dhe organizime politike, ndalohet inçizimi dhe këndimi direkt në rrjetet sociale, nën logon e Odës Kërçovare, pa lejen e kryesisë, etj.

Oda Kërçovare në Zvicër, me shumë sukses udhëhiqet nga:

Kryetar:                          Haki Hajroja

Nënkryetar:                    Mefmet çupi

Arkëtar:                          Alma Lika

Organizator:                   Argjend Lika

Publicist:                        Kërçova.net

Studio:                            Demir Bassha

Anëtar këshilli:              Gazmend Limani

Otelfingen – ZH, shtator 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok