09/12/2024

Oborrtarët e pushtetit

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Oborri i pushtetit në vendin tonë është mbushë me aso krijesash që rrinë aty, koti, do palaço, veç sa për të duartrokitë çdo gjë që del prej zyrës së udhëheqësit.

Zor të gjesh një njeri që guxon të dyshojë, e larg qoftë, të guxojë të mendojë ndryshe.

Në mendjet e tyre oborrtare, çkado që thotë udhëheqësi, i përket një botë të epërme, të cilës i nënshtrohen me bindje gati religjioze.

Në mjedise demokratike, ku pluraliteti i mendimeve, është vlerë thelbësore, kjo pamje është tmerruese.

Të tmerron sepse të kujton të kaluarën e perandorisë së kuqe, ku të drejtë mendimi kishte veç një njeri, rreth së cilit rrinte një klikë e vogë, dhe çdo gjë që dilte prej gojës së tij, dusrtrokitej si të ishte e shenjtë, ligj e drejtësi absolute.

E këta pjestarët e oborrit të pushtetit, kur i sheh si flasin e gërvallën të vjen keq. Janë për keqardhje, sepse duket qartë se të drejtën e mendimit, që është e drejtë natyrale – as e dhuruar e as e falur – e kanë abortuar ose e kanë deleguar te prijësi. Prandaj, flasin për mrekulli politike, integritet, sovranitet, shenjtëri të udhëheqësit e budallaqe të tilla, që nuk kanë lidhje me qytetërimin demokratik perëndimor.

Në këtë sens, u gufon edhe gulçi i tyre antiperëndimor, se është pasojë e kequshqimit jodemokratik, që e gëtilltitn pa e përtypë fare.

Këto mendje oborrtare, janë aq qesharak, se kur flasin për udhëheqësin, u ngjajnë kalamajve që magjepsen lehtësisht.

Më tragjikja është se këta oborrtarë të pushtetit, krejt çka kanë mësuar në politikë është të ecin në një drejtim, të ecin me tufën, të bëhen tufë, dhe duke gëlltitë aq shumë parulla shterpre, sa herë flasin, shihet qarësisht se nuk e kanë idenë e asaj çka thonë e as pse flasin, pos pse e dinë se ashtu duhet ta mbrojnë me çdo kusht udhëheqësin, edhe kur e dinë se po mashtrojnë dhe se janë në udhë të gabuar.

Që vendi ynë është në udhë të gabuar, sot e thotë një botë, e të cilën e refuzon veç klika e oborrit të pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok