19/04/2024

O gomar! Mendo për kërriçin tënd!

0

Nga Nebil Çika

Shqipëria është përfshirë ne një valë protestash nga të rinj te motivuar nga vrasja prej policisë e 25 vjeçarit  Klodian Rasha disa dite më parë që çuan në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Protestat kane mare përkrahjen e shumicës se opinionit publik  ,megjithatë një pjese e tij indiferente , militante ose e kapur nga qeveria ka dale kundër ose ka heshtur ndaj kësaj revolte e indinjate të të rinjve shqiptarë ndaj dhunës shtetërore dhe përpjekjeve për rivendosjen e diktaturës ne Shqipëri .Mendoj qe kjo përballja e fëmijëve me qeverinë  meriton një mbështetje kombëtare nga prindërit  ,dhe te afërmit e tjerë me te rritur pasi jemi edhe ne përgjegjës për situatën ndaj te cilës janë revoltuar e po protestojnë ata .

Vrasja e Rashës është vetëm shkëndija e kësaj proteste pasi te rinjtë dhe krejt populli shqiptar ndjehen te varre ne gjithçka qe po ndodh ne vendin tone .

Fëmijëve tanë u është vrarë e tashmja dhe e ardhmja  . U është vrare mundësia për te jetuar ne ketë vend ,  mundësia për tu ushqyer , mundësia për tu shkolluar mundësia për tu punësuar . Ne ketë vend është shkelur e vrare, çdo e drejte  themelore e njeriut. Prona, fjala e lire, lëvizja e lire, ekonomi , drejtësia  dhe sidomos shpresa,  gjithçka qe e bën një vend normal  e me standarde demokratike.  Ata e kane kuptuar ketë dhe ndryshe nga një pjese e mire e te rriturave qe nuk reagojnë ata kane vendosur te  kundërtën te protestojnë te mos pajtohen me rivendosjen e diktaturës . Ata nuk e kane jetuar diktuarën de jure por kane informacionin për te dhe me guxim refuzojani te jetojnë ne kushtet qe jetuam ne fëmijërinë dhe rininë tone.

Ne fakt duhet te ishim ne ta qe do t’iu garantim fëmijëve tanë kushte te tilla qe ta te mos detyroheshin te dalin në proteste  si një detyrim gjenetik nga brezi ne brez. Ne nuk  mundem tua garantojmë dot kushtet normale te jetesës si  fëmijëve te  gjithë botes se qytetëruar e demokratike dhe ta vendo0sen m te reagojnë vete për fatet e tyre , Nuk na akuzojnë ne për ketë , por nuk na e kane borxh te mos i mbështesim me këtë përpjekje e përballje te tyre te jashtëzakonshme me diktuarën.

Vrasja e Rashës  si  kulmi i dhunës shtetërore është vetëm motivimi i protestës pasi ata  dhe shumica nga ne  përballën me ketë dhune çdo dite dhe ne çdo moment te jetës. Dhune ligjore , dhune fizike, dhune verbale gjen ne çdo moment e çast qe ne përballemi me shtetin dhe qeverinë. Vetëm te drejte nuk mund te gjesh dot ne ketë vend sidomos kur te drejtën ta shkel shteti e qeveria , dhe ne te gjithë e dimë ketë .

Prandaj është detyrim i çdo prindi ,i çdo te rrituri   me mendje normale te mbështesë protestën e fëmijëve  pavarësisht bindjeve apo interesave te momentit, Ti mund te kesh një punë shteti , një biznes dhe i druhesh hakmarrjes se qeverise  ne se mbështet fëmijët . Thyeje friken , me një rrogë apo biznes sot  nuk iu garanton asgjë fëmijëve përballë diktaturës qe po kundërshtojnë ata. Ti e di mire qe diktuar mund te ti mare te gjitha këto si ne vitin 1945 . Mund te pushkatojë , te burgose ,te internoje , te te largojë nga vendi bashke fëmijët . Vetëm liria e demokracia qe ta po kërkojmë mund te jete garanci pet ata dhe për ne.

Ti mund te jesh militant i partisë ne pushtet  e nostalgjik i diktaturës  apo idiot me shume se politik dhe bindja jote nuk te lejon te shikosh e te reagosh normalisht dhe je kundër protestës se fëmijëve  . Por ne se nuk ke mendje  apo nuk e ve dot ne pune atë aktivizo instinktin e krijesës  ne mbrojtje te pjellës tende. Edhe kafshët e kane ketë instinkt apo jo.  Reago bej një gjë qe fëmija jot mos te ketë fatin e Rashes apo te ngjashmeve me të.

Për te me kuptuar me mirë po përdor standardin  e lejuar nga qeveria ne Ligjin e ri për Shpifjen:

O gomar ! Mendo, për kërriçin tënd !

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok