13/12/2024

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë në Google Meet

0
u6_Alba-Life3

Nga Keze Kozeta Zylo

Për 108 vite të gjata Shqipëria ka kalue shumë dite të vështira.  Emigracioni shqiptar në Åmerikë ka ndihmue shumë. Unë jam i sigurtë se edhe ju kur të rriteni do ta ndihmoni Nënën Shqipëri. Prof.Sami Repishti

108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit duke dhënë një koncert festiv në platformën Google Meet.

Ndonëse gjithë globi është i izoluar nga pandemia botërore, mësuesit, nxënësit dhe prindërit ia dolën të festonin me plot përkushtim 108 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  Bota e fëmijëve është e magjishme, e bukur, tërheqëse dhe si e tillë ajo nuk të lë në asnjë sekondë të përjetosh strese qoftë për momentin dhe nga pandemia.  Mësueset kishin kohë që po punonin për organizimin në Online të festimit të 108-të Vjetorit të Pavarësisë duke i organizuar në dy grupime të ndryshme për shkak të numrit të madh të nxënësve në ekran.  Ka shumë çudira, por njeriu ështtë qenia më e përshtatshme në botën që na rrethon dhe di t’ja dali.  Të shikosh fytyrat e nxënësve në ekran, t’i përshëndetësh nga ekrani dhe t’i mësosh nëpërmjet tij është krejtësisht ndryshe nga tradita në shekuj, por mësuesi vepron në bazë të kushteve, rrethanave dhe di mjeshtërisht t’ja dalë dhe këto mësuese ia dolën plot sukses.

Në këtë ditë të shenjtë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut kishin ardhur kuq e zi me simbolet e Flamurit Kombëtar.  Programi festiv u zhvillua në dy grupime: Grupi i më të vegjëlve i udhëhequr nga mësuese Vlera Thaqi në shkollën në Staten Island,  në bashkëpunim me të gjithë nxënësit e klasave të mësueseve Gela Bulkut në shkollën në Brooklyn, mësuese Vjollca Skënderi me shkollën në Queens dhe mësuese Mirvete Krasniqi me shkollën në Bronx.

Ndërsa grupimin e dytë e drejtoi znj.Adelina Lacaj, mësuese në shkollën në Brooklyn në bashkëpunim me Dr.Manjola Duli në shkollë në Queens, mësuese Entela Muda shkollë në Staten Island, mësuese Fatbardha shaqirukaj, shkollë në Bronx dhe mësuese Vjollca Skënderi në shkollë në Queens.  Disa mësuese kanë nga dy klasa dhe kooperuan së bashku në të dy grupimet.  Ka nxënës dhe nga Europa si dhe shtete të tjera në Amerikë çka e bën më të larmishme dhe mëinteresant orën e mësimit shqip dhe këtë mundësi ta jep platforma Google Meet.

Programi në nderim të  Ditës së Shentjë të Flamurit

Ekrani kuq e zi dhe zërat e fëmijëve e mbushën shtëpinë time me një atmosferë të hatashme, të bukur dhe frymëzuese.  Nuk e kishja mendura kurrë në jetën time se do të festonim Ditën e Flamurit në këtë lloj mënyre dhe besoj se askush në botë se kishte parashikuar këtë lloj pandemie…

Programi festiv është hapur me Hymnin Kombëtar inerpretuar nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj të shoqëruar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Në këtë ceremoni përshëndeti nga ekrani Ambasadore e Shqipërisë në Washington DC. Znj.Floreta Faber e cila tha:

Të dashur prindër, mësuese dhe nxënës,

Jam shumë e lumtur të marrë pjesë në Shkollën Shqipe “Alba Life” në festimin e 108-të Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.   Ndjej kënaqësi të veçantë sepse ju duke mësuar Gjuhën Shqipe tregoni më së miri se e ruani identitetin shqiptar. Në këtë festë ju recitoni, këndoni dhe kërceni shqip me aq pasion dhe dashuri. Do të desha të ishim së bashku, por pandemia botërore na detyroi të flasim në Online, ndaj dhe ju përgëzoj që ju e festoni bashkë.  Kjo javë është dhe dita e falënderimeve, ndaj ju falënderoj dhe shpreh mirënjohjen time pavarësisht vështirësive që kemi.  Shkolla Shqipe ju bën të takoheni bashkë si shqiptare dhe t’i përkushtoheni Gjuhës Shqipe.

Ju uroj gëzuar festën e Flamurit dhe përgëzime!

Në emër të Konsullatës së Kosovës përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York z.Frymëzim Isufaj i cili tha:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Kam nderin e vecantë t’ju uroj gëzuar me rastin e ditës së Flamurit. Ju falënderoj për ftesën dhe organizimin e festës më të madhe historike. Do dëshiroja të ishja pranë jush, por pandemia na detyron të gjithëve të përshëndetemi në distancë.

Festimi i Ditës së Flamurit dhe mësimi i gjuhës Shqipe ndikon në ruajtjen e identietit tonë kombëtar, forcon lidhjen me Diasporën dhe Kombin.  Ne jemi të lumtur se këta të rinj po mësojnë historinë kombëtare, përpjekjen e Rilindasve tanë dhe njihen me traditat dhe zakonet e mrekullueshme shqiptare. Muaji Nëntor është Dita e Flamurit, por edhe ditëlindja e Heroit legjendar Adem Jasharit si dhe daljen publike për herë të parë të UÇK-së.  Festat Kombëtare gjithmonë na kanë bashkuar!  Gëzuar përjetësisht Ditën e Flamurit Kombëtar!

Një Përshendetje e veçantë erdhi dhe nga prof.Sami Repishti ku autorja e këtij reportazhi ishte e autorizuar të lexonte përshëndetjen për Shkollën Shqipe “Alba Life”.  Përpara përshëndetjes u lexua një paragraf rreth jetës së prof.Sami Repishtit si:

Të dashur, nxënës, prindër dhe mësues po sjellim pranë jush përshëndetjen e prof.Sami Repishtit një prej figurave elitare të Diasporës dhe të Kombit i cili për shkak të moshës së tij 95 vjeçare më autorizoi të lexoj përshëndetjen e tij aq të çmuar në këtë ditë të shenjtë për Kombin.

Prof. Sami Repishti i mbijetuar i diktaturës për 10 vjet si i burgosur politik me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer për Kombin në publicistikë, letërsi dhe politikë.  Mesazhet që përcjell janë për Shqipërinë dhe Kosovën, të dëshmuara në shumë auditore amerikane deri në Shtepinë e Bardhë Washington.

Nga përshëndetja e Tij:

28 Nëntor 2020

Të dashur nxanës dhe nxanëse të Shkollës Shqipe “Alba Life” New York”,

Urimet e mia ma të mira me rastin e festës së Flamurit kuq e zi që na quajmë edhe Dita e Pavarsisë së Shqipërisë. Zoti e bekoftë Nënën Shqipëri!

Për 108 vite të gjata Shqipëria ka kalue shumë ditë të veshtira.  Emigracioni shqiptar në Åmerikë  ka ndihmue shumë. Unë jam i sigurtë se edhe ju kur të rriteni do ta ndihmoni Nënën Shqipëri.

Mësoni gjuhën shqipe, studjoni historinë e Shqipërisë që ju paisë me dituri të vlefeshme dhe ndërtoni nji jetë të ndershme dhe të frytëshme për vete dhe për prindët e juaj.  Respektoni mësueset tuaja. Të jeni krylartë që jeni shqiptarë dhe tregoni kolegëve tuaj amerikanë që jeni të vendosur me qenë qytetarë të ndershëm dhe të edukuem.

Në këto ditë të vështira kujdesohuni për shëndetin tuaj dhe të afërmëve tuaj.

Ju uroj çdo të mirë e fatbardhësi në jetë.

Profesor Sami Repishti

Në emër të bordit të Shkollës Shqipe “Alba Life” përshëndeti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i shkollës i cili falënderoi Ambasadoren e Shqipërisë në Washington D.C.,znj.Floreta Faber, Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, z.Frymezim Isufaj si dhe Profesorin e nderuar Sami Repishti për përshëndetjet e tyre të përzemërta.  Z.Zylo tha se megjithë kushtet e vështira të pandemisë të mësimit në Online dua të falënderoj të gjitha mësueset e dashura të cilat kanë punuar fort për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën e bukur Shqipe të cilët shumë poezi do t’i inteprepretojnë sot në Online në këtë ditë të madhe kombëtare.  Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës, prindërit dhe mbi të gjitha nxënësit që na kanë mbështetur në këtë mision të shenjtë.

Gëzuar 108-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas përshëndetjeve mësueset drejtuese Vlera Thaqi dhe mësuese Adelina Laçaj të cilat e udhëhoqën programin me profesionalizëm së bashku me mësueset e tjera plot përkushtim, kurajo, dashuri vazhdoi manifestimi me klasat e ndryshme në të gjitha shkollat e Nju Jorkut.

Nxënësit e Mësuese Vlera Thaqit ishin: Diellon Bardhi: Himni Flamurit –Asdreni/ Etnik Deomgaj: Flamuri Im- , Amina Duka: Gjuha Shqipe- Naim Frashëri/ Saranda Halsted: I dashur Atdhe-Asdreni/Amelia Gjoni: Malet e Shqipërisë- Naim Frashëri/ Briana Kasmi: Ty Flamur të duam shumë-/Arben Koleci: Flamuri Kuq e Zi- Rinor Murati/ Nina Kastrati: Kruje- Naim Frashëri/ Ilirian Thaqi: Njëqind Vjet Shqipëri Sovrane- Shaban Cakolli.

Nxënësit e mësuese Entela Muda: Emma Watkins: Flamuri–Faik Konica/ Dea Watkins– Flamuri–Fan Noli/ Amina Shegaj, Bagëti e Bujqësi, Naim Frashëri/ Ariana Daci, Kruje o Qytet i Bekuar, Naim Frashëri/ Lorian Kasmi, Djali dhe Shqiponja, I.Isaku/ Blin Rugona, Himni i Flamurit, Asdreni/ Rubik Rugova, Sa te Dua o Shqipëri, Asdreni/Erona Kovaçi, Qiell e Tokë Flasin Kuq e Zi, Marinela Velaj/ Rilind Bardhi, Nëntori i Historisë, Kenon Berisha/ Loriana Thaqi, Marigona Qëndistare/ Laureta Durmishi

Nxënësit e mësuese Adelina Lacaj: Përmbledhje e Historisë së 28 Nëntorit ( Të parë e të dytë).  Interpretojnë nxënësit: Eneo Rustani/Arelt Xhaferri/ Keida Shiqerukaj/ Kaltrina Mushkolaj/ Albo Peraj/ Fiona Zaimi/ Sofia Sandria/ Kleidi Zaimi, Bagëti e Bujqësi : Naim Frashëri/

Recitojnë: Elio Tahiri, Altea Bala, Blenda Sehu, Saranda kurtolli, Kelvin Rustani, Detion Shehu, Gabriel Grada. Gjuha Shqipe: Gjergj Fishta, Nora Balidemaj, Altea Bala dhe Kaltrina Mushkolaj. Zëri i Bilbilit: Kaltrina Mushkolaj.

Nxënësit e mësuese Gela Bulku: Brooklyn: Dëbora Shehu, Adisa Tahiri, Emily Kodra: Sa të dua o Shqipëri, Asdreni.  Sonia Darona: Flamuri. Rilind Shehu, Brendon Grada, Katelyn Hoxha, Aria Stoja, Jori Lamce, Enzo Rustani: Fjalët e Qiririt, Naim Frashëri

Nxënësit e mësuese Manjola Duli: Stivi Veshi-28 Nentor/ Adea Kastrati- Kuq e Zi/ Klaus Veshi- Bagëti e bujqësi/ Det Ramosaj- Gjuha jonë/Yllion Dembogaj – Flamuri Kuq e zi/ Adina Zdruli- Kuq e zi Shqiptaria/ Lir Shala – Hymni i Flamurit nga Fan Noli/ Agona Sadiku – Fjala/

Loreta Sadiku –Libri/Zana Shala- 28 Nëntori/Giuliano Meta- Kuq e Zi/Francesco Hila – Himni i Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Nxënësit e mësuese Vjollca Skënderi: Poezia “Flamuri” Lea Uka/  “Gjuha Shqipe” Kiara Hila/ I dashur Atdhe: Laurent Bardhi.

Klasa e të rriturve: Poezia “Gjuha Shipe”: Christiana Brewer: Washington.  Poezia “Flamuri”: Uklea Buzi: Suedi.

Nxënësit e mësuese Fatbardha Shiqerukaj: “Shqipëria ime”, nga Selime Mustafaj

Vjersha është e përbërë nga katër strofa të cilën e recituan katër nxënës nga një strofë: Lediana Hasanj, Leon Gashi, Simelba Xhaferri, Fatjon Gjocaj.

“Pavarësia”  Yllëza Sejdiu, Fatjona Gjocaj, Luan Krasniqi, Adrina Papaj, “Atdheu” nga Xhefri Murati.  Recituan: Edvin Dalliu, Arbana Aliaj,”28 Nëntori” nga  Dorian Moglica, recitoi Saranda Krasniqi.

Nxënësit e mësuese: Mirvete Krasniqi:

Edion Shqirukaj-Naim Frashëri, Bora Kurtolli-Naim Frashëri. Unë jam shqipja kjo shqiponja, Ariela Demiraj: Gjuha Shqipe-Naim Frashëri. Kevin Duka dhe Alissa Gjika-Në 28 Nëntor, Julia Loci recitoi: Si shqiptarë që jemi/Shqip ne duhet të mesojmë.

108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë cdo nxënësi dhe mësuesi do t’i ngelet përgjithmonë në kujtesë dhe kjo për shkak të kohës së pazakontë në të cilën u festua Dita e Flamurit.  Pikërisht me këto përjetime kur u ndanë nga ekrani, nga thellësia e zemrës të gjithë uronin njeri-tjetrin: Lutemi që të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje pandemike!

28 Nëntor, 2020

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok