14/10/2024

Nuk ka ekzistuar kurrë në histori një ”pushtues i mirëseardhur dhe bashkësundues”

0

Nga Gjon Keka

Kërkoni në të gjitha librat e historisë, analet e kronikat, komentarët etj dhe i bindur se nuk do të gjeni askund se një pushtues është cilësuar i mirë dhe i mirëseardhur, apo ka sjellë të mira sundimi i tyre, ose që ka vendos një bashkëadministrim ose më saktë bashkësundim.

Nuk do ta gjeni, kjo është e vërteta historike, fakti i pakundërshtueshëm, dhe sikur që nuk do ta gjeni një rast të tillë në histori, prandaj edhe tezat e mbetjeve, pseudoprofesor të gazetarisë që shpirti i është lidhur me zingjirë të pushtuesve sa që kanë ardhë në atë gjendje sa i duan ma shumë ata zingjirë se sa këputjen e tyre dhe lirinë.

Lloji i këtyre individëve që pushtuesin e quajnë „të mirë“, „bashkësundues, bashkëadministrues“ e tregon saktë se prej nga ushqehet mendja e tyre e lidhur me zingjirët e atyre pushtuesve që i adhurojnë deri në stërkeqje gjunjëzuese e lëpirëse të këpucëve të atyre pushtuesve.

Unë habitem se si ka njerëz që i besojnë tezave të tilla demoniake që pushtuesin e bëjnë shpëtimtar e bashkësundues apo bashkëadministrues, kur një gjë e tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në historinë e asnjë populli që e ka pasur në gjak lirinë dhe të drejtën e tij për të qenë vetvetja, pra i pavarur e sovran.

Si mund të jetë një pushtues i mirë kur ai vjenë me gjithë arsenalin e tij luftarak për ta pushtuar një vend dhe për ta bërë atë skllavë të tij, si mund të quhet një invazion i një vendi nga një pushtues i mirë kur ai ka interesat e tij dhe planet e tij strategjike për ta mbajtë atë vend që ka pushtuar deri në nxjerrjen e gjithë të mirave natyrore e historike që ka dhe ta mbajë sa më gjatë, ndoshta deri edhe në përvetësimin e të gjithë atij dhe mohim të plotë të gjithë të kaluarës së tij, identitetit dhe burimeve tjera të atij vendi që ka pushtuar.

Shikoni rastin aktual të pushtimit të Ukrainës, populli ukrainas po lufton për ta ruajtur lirinë e tij, identitetin dhe shtetin e vendin e tij. Po të ishte pushtuesi i mirë sikur tezat e pseudoprofesorit të gazetarisë e mbetjeve, edhe populli ukrainas do ta pranonte krahapur pushtimin e saj, dhe do të bashkësundonte e bashkëadministronte, por jo ata po rezistojnë, sepse e duan lirinë dhe atdheun e tyre, shtetin e tyre dhe popullin e tyre.

Prandaj, mos u mashtroni e të besoni teza të tilla të atyre që u lartëcekën, sepse tezat e tilla janë mashtrim dhe demoniake. Kur dihet se populli ynë shqiptar kudo që ai është e ka pas në gjak lirinë, nuk e ka duaruar skllavërinë dhe asnjë pushtues, madje as nuk e ka dashur e lërë me ta mbajë e të bashkësundoj popullin e tij bashkë me pushtues, kjo është absurde dhe mohim i djersës dhe përpjekjve të të parëve apo etërve tanë që mbrojtën dhe luftuan për lirinë, identitetin dhe atdheun e tyre nga të gjithë pushtuesit që iu vërsulen popullit tonë për ta pushtuear e sunduar dhe deri në atë pikë edhe për ta zhdukur nga harta atë dhe emrin e tij.

Kështu që unë dhe të gjithë ata që kanë dritë në mendje e sy dhe njohin faktet historike nuk do t’i besojnë tezave të tilla demoniake që pushtuesin e bëjnë të mirë, bashkësundes apo bashkëadiministrues.

Po e përmbyll këtë shkrim me fjalët e poetit tonë kombëtar Gjergj Fishtës: ”O Perëndi, a ndjeve? Tradhëtarët na lanë pa Atdhe, E Ti rri e gjuan me rrufe Lisat n’për male kot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok