14/12/2024

Nuk digjet jorgani për një plesht!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare kërkohet pjekuri politike dhe maturi në marrjen e vendimeve politike në ruajtjen e miqësisë me aleatët strategjik dhe të zgjerimit të aleancave edhe me shtetet e tjera anë e kënd botës. Assesi nuk guxojmë t’i humbim miqtë e e fituar me pjekuri politike dhe mirëbesim reciprok.

Kapja pas gjërave të vogla nuk e ndihmon shtetin e Kosovës

“Nuk digjet jorgani për një plesht” (popullore)! Qeveria e Kosovës, nuk duhet të tregohet kryeneqe në kundërshtimin e kërkesave të ndërkombëtarëve duke u thirrur në të drejtën ligjore për largimin e “Dinarit” serb në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, edhe pse ka të drejt, nuk duhet të këmbëngul në kundërshtimin e rekomandimeve të ndërkombëtare. Çështja e “Dinarit” është krejtësisht teknike dhe ndikon fare pak ose hiq në aspektin monetar në Kosovë!

Ngritja e çështjes së “Dinarit” pa asnjë nevojë të kujton çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sankcione ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë.

Zhvillimet e gjithmbarshme ndërkombëtare nuk janë duke shkuar në favorin e Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e përgjegjshme ndaj kërkesave të miqve ndërkombëtar dhe të jetë e kujdeshme në veprimet e saja politike për të mbrojtur interesin e përgjithshëm, duke mos e rrezikuar shtetin për asgjë!

“Luani” i vogël përballë dinosaurëve

Përderisa Ambasadorët e vendeve të Quintit në Prishtinë, po kërkojnë me ngulm që vendimi i BQK-së për ndaljen e qarkullimit të dinarit serb të shtyhet, kryeministri Albin Kurti po e luan lojën e “Luanit” duke harruar se është i rrethuar me përbindësha të mëdhenj, të cilët mund ta gëlltitin brenda natës tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti duke u thirrur në institucione të pavarura (BQK), me ose pa vetëdije është duke e rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!

Vërtetë do të ishte mrekulli sikur të kishim institucione të pavarura nga politika siq pretendon Kurti për BQK-në, por është një e vërtetë e hidhur se asnjë institucion publik në vendin tonë nuk funksionon në mënyrë të pavarur nga politika dhe parapolitika!

Albin Kurti gabon nëse mendon se mund t’i mashtron ndërkombëtarët siq i mashtron çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, kryeministri i vendit tonë duhet të heqë dorë nga loja më fjalë, kinse “institucionet janë të pavarura”, por ta shtyjë vendimin e heqjes së “Dinarit”, ashtu siç po i kërkojnë shtetet e Quintit dhe SHBA në veçanti.

Ngutia që ngritë dilema të mëdha!

Pse gjithë kjo nguti e Kurtit për “Dinarin” serb, kur ai me dekada qarkullon në tregun e Kosovës dhe përtej kësaj, pasi janë edhe të gjitha mallrat serbe që qarkullojnë në tregun e Kosovës!

Vërtetë mbetet enigmë e madhe ngutia e Kurtit (sikurse për Targat), se a e ka njëmend për të mirë apo, mos vallë po dëshiron ta “djegë jorganin (Kosovën) për një plesht (dinarë të lodht në tregun e Kosovës!

Dinari serb, qarkullon në tregun e Kosovës me dekada, dhe çka është kjo nguti për Qeverinë e Kosovës,kur ka shumë çështje tjera më urgjente, më të mençura, dhe më interes madhor për vendin, siq është Vettingu në “Sistemin e kapur të drejtësisë.

Shtrohet pyetja hipotetike, në rast që shpërthen një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë Albin Kurti pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok