22/12/2024

NOBELONACIZMI SI MBIKËLQYRJE POLITIKE E LETËRSISË: A I GËZOHEN SERBËT ÇMIMIT NOBEL TË PETER HANDKE-s?

0
u6_Peter-Handke

(Ose: mbi denacifikimin gjerman dhe Serbinë e panacifikuar, të pa demillosheviçizuar. Përse Nobel i përjashton lexuesit shqiptarë nga leximi i letërsisë?)

Nga Prend BUZHALA

Peter Handke, shkrimtar austriak, fitoi Çmimin Nobel. Një shkrimtar austriak tha se ai është shkrimtar i jashtëzakonshëm, por përkrahja që i bëri Millosheviqit, mbetet njollë në veprën e tij. Sigurisht që Çmimi Nobel për të, si ekscentrist politik, do të diskutohet.

Madje, mesazhin e parë, pas Çmimit të shpallur, ua dërgoi serbëve, për gëzimin që ndiejnë ata!

U harrua fare se Çmimin Nobel e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarçuk, një shkrimtare që çoi peshë Poloninë me veprat e saj (e kërcënuan me vdekje qarqe ekstreme djathtiste polake)…

1.

Nobelit i pëlqejnë “kundër-rrymat”.

E tërë karriera letrare e jetësore e Handkes, përshkohet nga provokimi i publikut: të qëndrojë “kundër rrymës”. Dhe këtë “kundër-rrymë” e zgjodhi, duke mbrojtur Millosheviqin. E ka bërë këtë, pa i njohur rrethanat dhe kontekstin politik.

Qarqe serbe shprehën entuziazëm.

Handke përpiqet të thotë se Millosheviq mbrojti Jugosllavinë. Por Millosheviq nuk ka vrarë asnjë serb. Ushtria e tij, në “mbrojtje të Jugosllavisë”, nuk ka dhunuar asnjë femër serbe . Ka vrarë, pa dallim, myslimanë të Bosnjës, kroatë, shqiptarë. U përpoq të vriste edhe në Slloveni.

Mbase, psikanaliza do të na drejtojë dikah tjetër: meqë gjyshi i tij është slloven, Peter Handke ishte një djalë jashtëmartesor i ushtarit gjerman Erich Schönemann, dhe vonë e mësoi që kush ishte babai i tij. Para lindjes së tij, nëna e tij Maria u martua me Adolf Bruno Handke-n, një shofer tramvaji në Berlin. Në këtë mënyrë, Handke u rrit në Berlinin Lindor. Ku me e dijtë se si i janë ndezur fitilat për ekscentrizëm?! Një nostalgji për nacizmin dhe si “urrejtje” për gjermanët e denacifikuar?! Meqë ishte kopil ( lindur jashtë martese), populli ynë ka edhe një thënie tjetër “një fëmijë i lemë pa vakt!”

Nëse dikur Handke deklaronte që bota nuk di për Jugosllavinë, atëherë përse nuk e mori mundimin që të zbriste deri në “Kosovo” për të mësuar për të vërtetën? Ai shpesh deklaronte se e thotë dhe e shktruan atë të që e sheh, dëgjon e kujton drejtpërdrejt. Por për Kosovën nuk e mori këtë mundim. As për Bosnjën, nuk zbriti rrjedhave të lumenjve (ashtu si quhet një libër i tij me ese)…

Për këtë ekscentrizëm hakmarrës flet mjaft edhe një fakt: kur Akademia Gjermane e Gjuhës dhe Letërsisë ia akordoi Çmimin më të lart “Georg Byhner”, ai e refuzoi, sepse politikanët gjermanë po e bombardojnë Serbinë! I refuzoi 50 mijë euro! Mirë, por “kundër-rryma” e tij letrare gaboi: kur ai nuk e pranoi pavarësinë e Kosovës, për fëmijët shqiptarë (që ishin përjashtuar nga shkollat nën regjimin millosheviçian dhe po vriteshin nga Serbia), ai tha: “urrejtja ndaj serbëve është e vetmja gjë që i shtyn shqiptarët, dhe kur në mesin e tyre kur kalojnë fëmijët serbë, ata i urrejnë serbët dhe i gjuajnë autobusët”.

Pra, urrejtja e tij është diabolike.

Më e keqe se ajo e Millosheviqit, për faktin se tumir vrasjen e fëmijëve, dëbimin nga shkollat dhe përndjekjen e tyre!

Në Serbi Handke ka fituar disa çmime letrare, është anëtar i jashtëm i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, qytetar nderi i Beogradit etj. Vazhdimisht ka deklaruar, se asnjë fije nuk pendohet çka ka thënë e mbrojtur gjatë viteve ’90!

Vetë serbët dhe Handke e pranojnë se serbët e duan, por nuk e lexojnë.

Domethënë, nuk iu intereson letërsia.

2.

Rolin ekscentrik të Handkes, kësaj radhe, e luajti Nobel.

I ndau opinionet pro et contra, si dikur nën luftërat që ndezi Millosheviq.

I rindau përsëri kombet.

Nuk i shoi gjakrat, por i ndezi.

I ndezi për një luftë të re?

I ndezi në emër të paqësorit Alfred Nobel?

Në emër të cilave vlera i ndezi?

Dhe kujt do t’ia japë Nobelin nesër, pas ndonjë situate post-apokaliptike?!

Sikur Nobelin e ushqejnë vetëm ekscentrizmi e situatat e tilla!

Por ky Nobel nxori në sipërfaqe diçka tjetër. Gjermanët, pas Luftës së Dytë Botërore, sado që u ndanë në katër pjesë, brenda kombit të tyre e kryen denacifikimin. Serbia nuk e kreu demillosheviçizmin.

Pyetja shtrohet: cilat janë të mirat tjera që i ka bërë Peter Handke?

Vepra letrare?

Ky fakt flet mjaft, nëse ka mendje të kthjllët ky Handke… Mirë, ekscentrizmi i tij i “kundër-rrymës” dëshiron të vëtrë në pah diçka tjetër: provokimin! Aty është i suksesshëm, duke zgjedhur kryekriminelin. Por a kontribuoi në çlirimin e popullit serb nga ky mentalitet millosheviçian?

Provokimi i Nobelit e ka një të mirë, për të bërë përqasje përtej letërsisë.

Domethënë: ndryshe nga Gjermania e denacifikuar, Serbia mbetet ende e paçliruar brenda vetvetes.

Nobel, pra, ka problem me vetveten e jo me shkrimtarët as me letërsinë… Cili qenka ai autoritet nobelist mbi letërsinë?

Qenkan “më të meçur se vetë shkrimtarët”?! se vetë lexuesit?

Bota duhet të mësohet se letërsia nuk do mbikëqyrje çmimesh e çmimatarësh. As mbikëqyrje politike, siç po përpiqet ta bëjë Nobel…

Është e kundërta që ka ndodhur e duhet të ndodhë: shkrimtari ngrihet mbi politikën.

Nobeli nuk ishte në gjendje të na japë një mesazh: çka duhet të shijojnë nga vepra e Handkes lexuesit shqiptarë?! A po nuk qenkan të rëndësishëm këta lexues? A dashka përjashtuar prej letërsisë këta lexues?

Mund ta lexojnë dhe ta shijojnë bukurinë e nepërkës.

Edhe nepërka mund të ketë ngjyra të bukura, por zgjon neveri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok