20/04/2024

NJOHJA NGA SERBIA, MË E MIRA NDËR TË KËQIJA

0

Nga Dedë Preqi

Luftat janë shkatërrime të jetëve njerëzore, të të mirave materiale dhe të trashëgimisë kulturore, janë rrënime të gjithë asaj që ka të bëjë me rendin e shoqërisë dhe respektin për njeriun.

Dhe çka mbetët tjetër, kur njeriut i cënohet e drejta e jetës së lirë, i cënohet dinjiteti njerëzor, i cënohet liria e lëvizjes, i cënohet e drejta për të pasur pasurinë e djersës së vet, i cënohet e drejta arsimore, i cënohet liria e punës, i cënohet liria e shprehjes, i cënohet edhe gjithçka që njeriut i nevoitet të jetoj dhe të frymojë i lirë në jetën e vet.

Prandaj, në rrjedhën e zhvillimit historik të gjitha luftat kanë përfunduar me humbje e shkatërrime njerëzore, imazhi i të cilave është përceptuar si një ideologji shëmtimi, përshkak se dhuna që ushtron njeriu mbi njeriun dhe mbi ekzistencën e tij, paraqet shkëputje të botës normale në abnormale.

Dhuna, shtypjet dhe nënshtrimi i njeriut ndaj njeriut, kanë qenë dhe janë elemente primitive dhe anti njerëzore, mirëpo makineritë e drejtuara kah ky qëllim, deri ku kanë arritë qëllimet e tyre, poashtu edhe Hitleri, me veprimet e tij naciste ndaj popullit hebre dhe të tjerëve, dhe më në fund është deshtë të kërkoj falje populli gjerman dhe të paguaj dëmshpërblim për të bëmat e tij naciste.

Poashtu edhe Serbia, qeveria e sotme e saj në krye me Aleksandër Vuçiqin, duhet të pranoj krimet dhe gjenocidin që ka shkakëtuar ndaj popullit kroat në Vokuvar, ndaj popullit boshnjak në Srebrenicë dhe ndaj popullit shqiptarë në gjithë Kosovën, duke ju kërkuar falje në rend të parë dhe duke krijuar marrëdhënje të mira ndërfqinjësore, për të krijuar një atmosferë paqëje dhe stabilizimi në rajon.

Kështu që të gjitha këto peripeti të vuajtjeve dhe nënçmimëve i ka përjetuar populli shqiptarë i Kosovës, nga pushtuesit e kohës, dhe i fundit okupatori serbo-sllav, nga i cili për t’u liruar nga shtypja e kësaj dhune fashizoide, populli shqiptarë kaloi nëpër shumë rreziqe dhe sfida, dhe sot asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të dyshonte lidhur me përvojën e hidhur dhe vuajtjet e këtij populli.

Por le të mendojmë se është arritur qëllimi për të cilin ky popull e ka dhënë më të shtrenjtën nga vetëvetja, duke falenderuar edhe ndihmën e shumë vendeve mike, në krye me SHBA-të.

Sot shteti demokratik i Kosovës, i njohur edhe ndërkombëtarisht nga shumë vende të rëndësishme të botës, është edhe vendi i njerëzve të lirë, pa dallime fetare e kombëtare, është atdheu i gjithë kosovarëve, që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, i atyre që e duan dhe e çmojnë këtë vend, por edhe që janë të gatshëm ta mbrojnë çdo pëllëmbë të kësaj toke.

Mirëpo, pse sot ndeshemi me rrezikun e rrëshqitjes së gjithë asaj sakrifice dhe mundi që është bërë për të realizuar të drejtën sublime të këtij populli, duke marrë parasysh edhe rrjedhën historike të tij, si një popull liridashë dhe paqësor.

Kosova dhe populli i saj, i ka drejtuar sytë kah Evropa e qytetëruar, kah vlerat e demokracisë  evropiane, dhe ky proces tregon besimin e popullit kosovar dhe klasës intelektuale shqiptare, por Evropa, sikur i ka mbyllur sytë dhe veshët, e cila nuk e ka gjetur akoma vullnetin e saj të vërtetë për Kosovën dhe popullin e vuajtur të këtij vendi, duke e lënë të vetmin vend në Ballkanin perëndimor, pa liberalizim të vizave, apo lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

Sot figurojnë edhe 5 vende anëtare të Evropës, që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, siq janë,  Spanja, Qipro, Rumenia, Sllovakia dhe Greqia, edhe pse vendi jonë i ka plotësuar 95 kritere dhe kushte të parapara, dhe përgjigja e BE-së, është e njëjtë, gjëja se nuk i kemi plotësuar kushtet akoma, apo tani për të shkuar edhe në « hënë » , sepse nuk ka diçka tjetër, apo më mirë me thënë se, BE-së, i mungon vullneti për Kosovën, duke e konsideruar popullin tonë si një lloj barre në këtë familje.

Prandaj, njohja nga Serbia, nuk do qojë peshë aq të madhe, por do të ishte më e mira ndër të këqija, sepse në këto rrethana do të lehtësohet rruga e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, por edhe rruga me ato vende anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, në të cilat ka ndikim Serbia, dhe në anën tjetër Kosova, nuk do pengohet gjatë rrugëtimit të saj në integrimet e mundshme Euroatlantike dhe qendra tjera integrale, ku deri më tani ka ndikuar me të madhe intervenimi dhe politika e Serbisë, kundër shtetit të Kosovës.

Në një përfundim tjetër, vjen pyetja ; A do të bëjë paqë dhe kërkon falje Serbia, për krimet dhe gjenocidin e shkakëtuar ndaj popujve tjerë dhe atij shqiptarë, për deri sa në krye të këtij shteti është Aleksandër Vuçiqi, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Millosheviq ?

Po ta shikojmë në tërësi lidershipin serb në Serbi, pothuaj të rrallë e gjejmë një kokë politike që është në favor të shtetit të Kosovës, mirëpo sa do ju zgjatë ky apetit i tyre, mvaret me një përpjekje të skajshme të atyre popujve të cilët po e përkrahin, pa e kuptuar mirë përthithjen e kësaj vorbulle dhe të këtij formati, që në historinë vet nuk kanë pasë kurrënjëherë bazë të shëndoshë morale dhe njerëzore, duke dominuar dhe kërcënuar gjithherë jetën dhe lirë e popujve të tjerë.

I vetmi Aleksandër Vuçiqi, i ka dërëzat dhe çelësin e zhgjidhjes së problemit në mes Serbisë dhe Kosovës, i cili e ka fuqinë ekzekutive dhe ndikimin e drejtpërdrejtë për të krijuar një histori të paqës në mes këtyre dy kombeve, por jo të luaj rrolin e një medaloni dyfytyrësh, që në njërën anë paraqitet i afërt me BE-në, dhe SHBA-të, kurse në anën tjetër, në çdo kohë shkëmbenë marrëdhënie dhe blenë armë të përsosura nga Ruasia, duke u përgaditë për luftë, apo çka tjetër.

Nëse nuk realizohet një gjë e tillë, kemi një dukje të njejtë dhe përseritje të krimeve dhe gabimeve njerëzore, të cilat do e kërcënojnë thelbin e jetës të sëcilës palë shoqërore, ( serbe dhe shqiptare) dhe në dështimin e kësaj përpjekje, nuk do të thotë se tani shqiptarët do të bien në një nivel të ulët shoqëror dhe përspektiv, sepse ma në fund nuk kanë se si të veprojnë dhe vetëmbrohen ndryshe, mirëpo edhe Serbia duhet ta këtë të qartë, se gjatë gjithë jetës e brez pas brezi do të përballët me këtë rrënim dhe rënje të nivelit të saj edhe si shoqëri edhe si shtet.

Ndaj, Serbia ka nevojë jo vetëm për shfajësim, por për përmirësim dhe diciplinë politike, kur edhe vetë e dinë fare mirë se shumë herë gjatë historisë së vet në shumë luftëra dhe beteja për të pushtuar dhe ozurpuar teritore të huaja, edhe ato që i ka humbur i ka shënuar në hitori si fitore, duke e prerë shiritin e dështimit disa herë edhe para betejave, prandaj, edhe këtë betejë sa do të vogël, apo të madhe me Kosovën, e ka humbur njëherë e përgjithmonë, si do që do ta ketë të shënuar në « historinë » e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok