23/12/2024

Nji novelë për Dashurinë!

0
Agim-Picaku-Mirela

Nga Nikoleta Kovaçi

“Mirela” asht libri i radhes i Agim Picakut!  Pas sproves ne publicistike, me “Tirania e votes se vjedhun”, qe ma shume i ngjau nji profeti ne ate tentative me i hap syte bashkeatdhetarit te tij per voten e peshen e saj, autori guxon ksaj here jo vetem ne zhaner por edhe  ne permbajtje!

“Mirela” asht rrefim, hymn dhe mesazh per dashurine! Ne qender asht historia e vet autorit, ne nji rrefim te pazakonte per letrat tona; i qarte, i drejtperdrejte dhe i patremun nga gjykimi apo paragjykimi! Ne fakt edhe historia e ktij libri asht e tille, madje edhe vet historia e asaj dashurie, qe triumfoi mbi çdo gur e shkop qe u hodhen ne rrugen e saj! Agimi me kte rrefim thyen tabu per te na tregue se Dashuria duhet rrefye per njerzit, boten, kohen e pertejkohen!

Ne kapitull pas kapitulli, “Mirela” te mberthen jo vetem me detajet e nje ndjenje qe duket qe lind si shkendije e ardhun prej kulmit te kupes se qiellit, por edhe me perjetimin krejt unik te nji fisniku, qe e mbron me tane qenien e vet ate ndjenje!  Novela ne çdo rresht duket se ka nji qellim, qe asht superior dhe kulmon me mesazhin per bijen e tyne, per tana bijat e ktij vendi: dashurie duhet jetue, mbrojt dhe rrefye…

Kushdo qe te marre ne duar kte liber, uroj te jene te shumte lexuesit, se pari per librin e se dyti secili per veten, pasi besoj se kushdo e ka nji histori dashurie me e rrefye, por jane te rralle ata qe ngrihen mbi veten e guxojne ta shpalosin historine e tyne pa piken e drojes! Agimi duket se do te na hap syte, duket se na therret, e duket se na mban çelun porten e kurajos per me i nda me te tjeret udhet e dashurise e mos me i mbajt veç per vedi!

Autori guxon tej te tjerave me zhanrin novelë! Ishte dhe asht befasi pasi levrohet rralle jo vetem ne letersine tone! Agimi, ne fakt duket si indiferent ndaj rregullave e strukturave, por deshmoi te kunderten, se asht mjaft i vemendshem ndaj levrimeve letrare jo vetem ne letersine tone!

“Mirela” çel rrugen e krijimtarise letrare te Agimit, pasi ai veç te tjerave shkruen edhe poezi ne nje stil te veçante te cilat shpejt do te jena ne duart e lexuesve! Ai perfaqeson njeriun e rralle ne kte vend, qe kur i myllen krejt shtigjet e tjera, vjen nepermjet artit rrufeshem dhe ne te pakten kater zhanre njeheresh, si proze, publiçistike, kange dhe poezi, si per te deshmue se askush dhe asgja nuk mundet me e ndalue shpirtin krijues qofte edhe nan sisteme te tilla si ky i joni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok