23/12/2024

Kushdo që bashkëpunon me Edvin Ramën asht kundër Shqipnisë

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Nji dite e gjys ika prej ktij vendi e qenka ba nami

-Partizani i Olcit te pushtet hajdut e hajvan paska fitue kampionatin tone prej patatinash, vu kokrra e lotit per Tironen e Refikit e fikut te bashkise, e lufte ne Fb mes tifozerise tyne, dashte Zoti e pshtojne pa ndonje rrezik te madh…

-Toma i Shkodres paska tregue se si i ka fitue me mend, program e ide zgjedhjet neper zona kah i ka ra, deri ne Lezhe… dashte Zoti e blen edhe Akademine e Shkencave se edhe Ufot do na kene zili…

-Muçeria paska kap ambasadat neper bote e vu eskluzivsat tue u ther ne FB se kush e ka qendis ma mire hesapin e qeveriut me veglat e veta…

-Ne kufinin tone, te percaktuem nga tjeret, si kane dashte e kur kane dashte, na jane zgjue monstrat serbe, me falni, vllaznit e Edvinit tuj e sus shqipot se merzitet naltmadhnie ba me i thane nji fjale Vuçiçit, po bajme llogorite se sa ka me fitue Luizi nan mireqeverisjen e Benetit ne Shkoder…

_____

Kushdo që bashkëpunon me Edvin Ramën asht kundër Shqipnisë. Nana jeme, që asht Njeriu ma i çmuem në këtë rruzull tokësor, me bashkëpunue me të, unë s’ia fali! Ju bani si të doni, të gjithë, veçse diçka mos e harroni: Shqipnia ka me iu mallkue dhe ma besoni se ka me kanë mallkim ma i fortë se plumbi!

Opozitë do të thotë me mbrojtë vendin nga e keqja e jo me mbrojtë lekët e hajdutave që kanë kap gjysmën e bankave të globit. Unë e di se këtë opozitë nuk mundet me e ba asnjë forcë politike, pasi unë e di çfarë malli kanë në gjirin e tyne, ama njerëzit, ata që janë Njerëz, duhet të rreshtohen kundër ksaj maskarade politike që luhet në emën të vendit, të paktën që fëmijët të marrin nji model rezistence e mos të bahen zvarranikë pa lind hala…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok