06/11/2024

NJERËZ TË SUKSESSHËM NË AMERIKË

0

Nga Sinan GASHI

Fati i rëndë i popullit tonë bëri që ata të degdiseshin anë e kënd botës, herë duke u kushtëzuar nga përndjekjet politike, e herë duke u kushtëzuar nga varfëria e madhe. Sido që të jetë ata, atje ku u vendosën për të jetuar, veç punën elementare për ekzistencë, nisen të dëshmojnë edhe diçka tjetër, atë të brendshmen e tyre – talentin e rrallë në lëmenj të ndryshëm të artit, por edhe duke qenë të suksesshëm në punët e tjera profesionale, madje edhe për t’u dalluar nga vendësit.

Madje, për shqiptarët që kishin migruar vite më parë në SHBA, janë shkruar edhe artikuj prezentues e afirmativ edhe në shtypin e huaj, për ta ndjerë njëkohësisht edhe një krenari kombëtare, ku njeriu ynë nderon me kreativitetin e tij dhe mendjen e stërholluar.

Për shqiptarët e dalluar në Amerikë janë shkruar edhe libra të plota, si ai i Vehbi Bajramit “Shqiptarët e Amerikës”, botuar nga Albanian Publishing, më 2003, në një hapësirë prej 1007 faqesh, ku në mënyrë gjithëpërfshirëse rrëfehet qartë për rrugëtimin e tyre, vështirësitë dhe sukseset e dëshmuara mes racave të shumta atje. Pos tij, edhe Tokë Paloka ka hartuar një vepër të tillë, kryesisht me portrete personash të suksesshëm po në SHBA, me titull “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë“, botuar më 2014, duke përfshirë 65 figura të dalluara, që dëshmuan veprimtari profesionale dhe kujtesë kombëtare.

Por, një libër i natyrës së rrallë, por krejt i veçantë është “Albanian American success stories” (“Shqipatro-amerikanët, histori suksesi”) Albanian Media Group,, SHBA 2014, shkruar nga Blerta Alika & Emily Hubbell.

Nga librat e tjerë, ky ka disa specifika edhe formale dhe dizajnuese: ka një madhe 28/30 cm., materiali është i pranuar nga një bord prej 13 vetash me drejtor ekzekutiv Vera Mjekun. Edhe thyerja teknike është me një përkujdesje artistike të paparë, letër kualitet të parë, si dhe me fotografi me ngjyra, punuar nga mjeshtri i fotografisë, Fadil Berisha e Bashkim Hasani, me gjithsej 377 faqe.

Autorët patën për qëllim vetëm njoftimet e opinionit  për arritjen e disa figurave shqiptare, të cilet ishin nisur fillimisht vetëm se si të gjejnë strehim në jetë, ta përjetojnë jetën thjeshtë, mundësisht pa tramvaje, por që tashti hepohen me talentin e fshehur përbrenda, duke frymuar në një hapësirë që të jep mundësi gjithfarësh, njëkohësisht për ta ndjerë veten më të plotësuar, kur edhe kënaqësia e krijimit, përkatësisht e bërjes personazh në një shoqëri, nuk është pa gjë. Madje-madje krijuesi jeton vetëm për atë: të thotë e bëjë gjëra të papara deri atëherë në lëmi të ndryshme, dhe të identifikohet me risimtarin e dalluar.

Po, cilët janë ata personazhe të kësaj vepre?

Fillohet me një parathënie të Vera Mjekut, drejtore ekzekutive e projektit, për vazhduar me tekstin  hyrës të aktores se famshme Eliza Dushku.

Vera fillimisht njofton se sa punë është bërë për ta realizuar këtë projekt me vlerë dhe rëndësi të veçantë, duke udhëtuar anë e kënd shtetit në hulumtim dhe gjetje biografike të tyre.

Vera Mjeku, që në parathënia shpjegon interesimin për të paraqitur personat e suksesshëm, duke udhëtuar nëpër shumë vende. Këta njerëz ishin të përndjekur nga komunizmi, si refugjatë nga lufta ose kërkonin një jetë më të mirë. “Të jesh shqiptarë në Amerikë është një eksperiencë e besim, dhe bën të mundur që të jesh shqiptar që dëshiron të jesh. Ky projekt nuk është vetëm për ata që kanë arritur sukses në Amerikë, por edhe për të gjithë ata që do të ndjekin.”, shprehet ajo.

Ndërsa aktorja me famë, Liza Dushku, që në hyrje sqaron: “Posa që u ula për të shkuar këtë parathënie, më kanë kapluar emocionet. Jam e inspiruar nga trashëgimia e bukur kulturore e vendit tim, dhe e përulur nga arritjet në faqet e historive të suksesit të shqiptaro- amerikanëve. (…) Si vajzë e re e shihja fytyrën e babit tim të mbushur me gëzim çdo herë që e pyesja që të më mësonte për kulturën tonë.”

Libri më pastaj ka nëntitullin që sugjeron materialin e rëndësishëm, me titullin “Celebrating our heritage, story by stori” (“Duke festuar trashëgimin tonë histori pas historie”). Prej këtu tashti radhitën personalitetet radhë-radhë me fotoportret, biografi dhe veprimtari, te dikush me më pak rreshta e te ndonjë tjetër (apo disa të tjerë, ngase janë grup  vëllezërish a bashkëpunëtorësh) me të dhëna më të shtrira.

Këtu nuk ka radhitje në bazë të profesionit apo aktualitetit të një lëmie dhe suksesit të saj nga iks individi, po radhitja bëhet si duket për ta bërë sa më  larushe mes profesioneve të ndrysh, apo edhe për ta njëjtësuar vlerën e suksesit profesional, por duke aktualizuar rezultatet e treguara në punën e bërë.

Niset vallja me B.Bix Aliun, një diplomat amerikan i suksesshëm shqiptar, vijohet me Diana Avdiun, modele dhe Miss fotogjenia në Miss Univers 2012, Herry Bajraktari, biznesmen i shquar, shembull i menaxhimit të tij; Zef Balaj një tjetër person i njohur në komunitetit shqiptar; Kujtim Balidemaj – mjek i suksesshëm, violinistja virtuoze Entela Barçi, për ta vazhduar radhën vëllezërit Agim e Ekrem Bardha, biznesmenë me përvojë të dëshmuar në Birmingan,  profesoresha e shquar dr. Venera Bekteshi, Beti Beno e zellshme në misionin e saj në formën ligjore për emigrantët shqiptarë në SHBA, fotografi i pashoq, Fadil Berisha, i njohur anë e kënd për mjeshtrin e tij profesionale, aktori i lakmuar Luan Bexheti, që është dëshmuar në shumë filma amerikanë, e po ashtu shkëlqen edhe aktori tjetër James Biberi në këtë profesion, Aida Bicaj vijon radhën për suksesin në dermatologji, Rrezarta Bilali, doktore e psikologjisë sociale, vëllezërit Agron dhe Veton Binakaj me kompani siguri,esh, Julia L. Black, avokate, dizajneria e talentuar Katerina Bocci, Labinot Bytyqi lider në teknologjinë informative, Ylli Cakani, avokat me emër, Yllka Cana oficere amerikane në NATO-s,         kapiten në departamentin e policisë në NeW York, Flamur Cani, që shërben me djalin e tij; Jeri Cela,                Peter Christopher, doktor i matematikës; Linda Ciu, mjeke pediatre, Valbona Çoba modele dhe aktore,               Mary Colorio e suksesshme në korporatën ndërkombëtare të ushqimit; Ana Cotaj, kujdestare e zemrës, Emina Çunmulaj modele, Tony Curanaj, ilustrator dhe dizajner për kompanitë e librave dhe filmave, Lidia Curanaj, gazetare e zhdërvjelltë,              Ylber A. Dauti, avokat i shquar, Marina Dedivanaj, infermiere në spitalin më në zë të qytetit e po ashtu edhe aktore serialesh, Mario Dedivanaj, grimier i shquar, Joseph Dedvukaj, avokat i dalluar, Mick Dedvukaj, drejtor i shërbimeve të shtetësisë dhe imigrimit, Fatos dhe Keti Dervishi, participues në eventet e shoqërisë shqiptaro-amerikane, Bash Dibra, trajnues i kafshëve, Zana Dobroshi M.D., PH.D., psikiatre, Rose Dosti kolumniste në “Los Angeles Times”, Tony Davolani, koreograf dhe performues, Marigona Dragusha, modele, Edlira Duro mjeke, Eliza Dushju, aktore, Mikel Dusi, aktor dhe producent, Alex Elezaj, zyrtar i lartë operativ në krye të një korporate ndërkombëtare, Rick Elezi, pronar i korporatës së menaxhimit të paluajtshëm, Albert P. Foundos, inxhinier në ushtrinë amerikane, i suksesit ndërkombëtar, Louis V. Foundos, kryetar i një korporate ndërkombëtare në pasuritë e paluajtshme, Halil Gashi, kërcimtar, aktor dhe koreograf, Shaqir Gashi, biznesmen, Vedat Gashi, avokat, Rrustem Gecaj, biznesmen – investitor, Nick Gjelaj, avokat në New York, Enkelejda Gjini, specialiste e jashtme e SHBA-së në Bankok, Beqir Gjoka, këshilltar kundër obezitetit, Minella Gjoka, kompani për regjenerim të energjisë, Enver Gjokaj, aktor, Maria Cristina Gjomarkaj Venger, drejton e eventeve për planifikimin e kompanive, Mark Gjonaj,                  asambleist në New York, Gazmend Gjonbalaj, teknolog, Lumi Hadri – Devine, emër i njohur më bizneset e gastronomisë, Zaim Hajdari, financier i suksesshëm, Merita Halili dhe Raif Hyseni, muzikantë, Etrita Ibroci, drejtoreshë menaxhuese firme, Elizabeth Elezaj, miss Miçigan, Ermonela Jaho, këngëtare e operas, Esmiana Jani, balerinë, Rudina Jasini, avokate, William N. Jones, person publik për ndërgjegjësimin dhe pranimit të dallimeve kulturore, racore dhe fetare, Gjon Jinçaj, prokuror federal, Bashkim Kadriu, mjek, Faruza Kallaba,  aviatore e ushtrisë amerikane, Alma Kanani, ekonomiste, Antoneta Kastrati, dokumentariste për të drejta e grave në luftë, Veton Këpuska, inxhinier, profesor në Florida, Adrian Ketri, konsull, Merieme Klobocista, mjeke, Stefan Kochi, konsull në Masacusets, Florian Koci, mjek pediatër, Ana Kohen, stomatologe, Ema Koja, stiliste, Giorgio Kolaj, biznes me piceri në NY, Gjergj Konda, dr. i ekonomisë industriale, Genc Kortsha, ka mbaruar mjekësinë, Mark Kozmo, doktor i ekonomisë, Drena Kusari Berisha, kreu studimet në Harvard, udhëheq strategjinë e një kompania më inovative në infrastrukturë në SHBA, George Laska, ushtarak, Ariana Lecaj, ndihmon në edukimin mjekësor, Agim Leka, mjek, Donald Leka, themelues i trasmediave, Nick Leshi, ndihmës profesor universiteti, Gjilberta Lucaj, violinçeliste, Ismet Luka, mjek, Richard S. Lukaj, bankier, Salajana Lukaj, menaxhere e projekteve, teknologe, Konstantina Beqari Lukes, adminiastrtive, Elsa Lulaj, edukatore në departamentin e NY, Jessica Lulgjuraj, gazetare, Albert Lulushi, teknolog informativ, Marsiela Lusha, aktore, Era Makoçi, avokate, Peter Malota, aktor, Shqipe Malushi, shkrimtare, Neritan Mani, mjek, Anton Markola, menaxher, Nick Markola, finansier, Isejn & Mirsade Marku, avokatër, Jehona Marku – Podvorica, mjeke, Agron Martini, doganier, Angela Martini, miss dhe modele, Mimoza Meholli, mjeke, Lisa Milicaj, këshilltare në NY, Ismer Mjeku, udhëheqësi kryesor në kompaninë më të madhe të promovimit në SHBA, Natura Mjeku, PH.D. e biologjisë molekulare, Ferid Murad, doktor i mjekësisë, Nobelist, Andamion Murataj, filmkrijues, Elvir Muriqi, boksier, Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit shqiptaro-amerikan, Ronald Nasson, marinar, Adrian Neritani, avokat, Paul Nicaj, hotelier, Angjelina Nika, koreogrfe, The Osmani Brothers, Christina Paljushaj, bisnes mode e muzike, Darian Pavli, avokat, Saimir Pirgu, tenor, Peter Pochi, mjek dermatolog, Mars Podvorica, arkitekt, Albert Popaj, këngëtar, Benjamin Prelvukaj, gastronom, Dafina Pruthi, doktore e mjekësisë, Besnik Pula, doktor i sociologjisë, Molly Qerim, komentatore, Shinasi Rama, PH.D., prof. i shkencave politike, Alma Saraçi, aktore, Geraldine Poppa Schechter, mjeke, Baudin, Sihana, Iliriana Sela, biznes ndertimor, Sonja Selami, avokate, Bruno Selimaj, gastronom, Duro “Dean” Shaska, në industrinë autobilistike, Adrian Shatku, punëtor interneti e telekomi, Frank Shkreli, gazetar, Suzanna Shkreli, avokate, Nickola  Shreli, krijues filmash, The Sinanaj Brothers, kulinari, Albert Stanaj, muzikant, Gregory R. Steffon, drejtor biznesi, Donald Suxho, volejbollist, Besa Tafilaj Pinchotti, gazetare, Lydra Tapija, stomatologe, Mizar Turdiu, gazetari, Marina Vataj, gazetare, Sania Vucetaj, onduliste, Simon Vukel, marketing, Shpresa Gjakli, edukatore, Detina Zalli, doktore e mjekësisë, Vildane Zeneli, modele, Ilir Zherka, avokat, Eddi. Z. Zyko, gjeneral.

Sido që të jetë, edhe vetëm kështu me paraqitje tepër të shpejtë, mjafton si njoftim për mendjen tonë të kthjellët dhe kreative që shqiptari manifeston krenari edhe përtej oqeanit.

Këta personalitete, siç u pa, janë të profesioneve të ndryshme por që kulmojnë suksese, ndërsa që të gjithëve u rrah zemra shqip dhe me atë krenari vijojnë rrugëtimin e tyre fantastik,

Njeriun kudo që e shpie fati, mund të dëshmojë diçka nga veta, për njerëzoren, artistiken dhe përjetësinë së vlerave me talentin dhe veprimin e tij.

Kjo është shembull për gjithë njerëzit, për gjithë botën.

Kultura jonë është një dhuratë që ia vlen të shpërfaqet, e cila na bën krenar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok