11/12/2024

KONFERENCAT PËR SHTYP TË LDK- së PARA STADIUMIT TË PRISHTINËS!

0
Iliaz-Bylykbashi-Rilindja90

Kur informimi ishte çështje e kauzës kombëtare

Nga Jusuf Buxhovi

Në fillim të marsit të vitit 1990, kur LDK-ja – parti e parë shqiptare me rreth 700 mijë anëtarë brenda një kohe të shkurtër kishte rrënuar gjithë strukturën organizative të LKJ – së dhe si parti ishte më e fuqishmja dhe më e organizuarja në hapësirat e ish Jugosllavisë,  për t’ia ndalë turrin disi rritës dhe ndikimit të saj në sensibilizimin e opinioti jugosllav dhe atij ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës së ripushtuar nga Serbia, Beogradi urdhëroi ndalimin e konferencave për shtyp të LDK-së që mbante çdo të premte në orën 10 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve ku ishte e vendosur për ç’gjë ekzistonte inetesim i madh i shtypit vendor dhe veçmas atij ndërkombëtar. Meqë kumtesat e kësaj partie në shumë gjuhë dhe profesinalisht nl nivel të lartë, i vlersonte si zë i demosit shqiptar për liri dhe barazi.

Në këto rrethana, kur policia ia vuri drynat Shoqatës, Kryesia e LDK-së vendosi që konferencat për shtyp t’i mbajë rregullisht para stadionit të Prishtinës dhe  në platonën e pallatit “Boro-Ramizi”.

Siç shihet edhe nga fotografitë e fotoreporterit të “Rilindjes”,Iliaz Bylykbashi, këto konferenca u ndoqën me interesim edhe më të madh nga shtypi vendor, jugosllav dhe ai botëror. Pas tri javësh, pas protestave të ambasadës amerikane në Beograd   qendrës së  të PENIT europian dhe shumë personaliteteve të tjera botërore, policia jugosllave, hoqi dryrin nga dyert e  Shoqatës së Shkrimtarëve dhe largoi forcat policore që e mbanin të rrethuar.

Ishte kjo një fitore tjetër e nadhe  në raport me shtetin represiv jugosllav që kërkonte Kosovës t’i vihej perdja e territ informativ.

Kështu, pra, ishte asokohe, kur informini me plot rreziqe, ishte pjesë e kauzës kombëtare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok