21/12/2024

Njëqind vjet më parë (1921): Si është edukuar rinia e kohës nga një pjesë e mediave serbe!

0
Srpsko-Kosovo

Nga Jahja Drançolli

Gazeta për të rinjtë serbë, “Srpsko Kosovo” (“Kosova serbe”), është botuar dy herë në muaj  që nga 1 marsi 1920  deri më 15 dhjetor 1934. Nga janari i vitit  1921, revista ndryshoi nëntitullin e saj në një gazetë për të rinjtë serbë dhe arsimin publik. Redaksia e gazetës ishte e vendosur në Mitrovicë, Shkup dhe Beograd. Për studentët dhe ushtarët, çmimi i një numri ishte 6 dinarë. Abonimi vjetor për lexuesit në vend ishte 72 dinarë, dhe 100 dinarë jashtë vendit. Revista “Srpsko Kosovo” u botua në 16 faqe. Revista është redaktuar nga profesorët  e shquar serbë të kohës,  si dhe nga Peshkopi N. Velimiroviç.

Përveç të dhënave themelore për vitin e botimit dhe numrit të revistës, është botuar një këngë patriotike në kopertinë, e rrethuar me fotografi të manastirit të  Graçanicës, Tyrbës së Muratit dhe qytetit mesjetar të Zveçanit. Tekstet e botuara përfshijnë një përzgjedhje selektive vetëm nga historia, letërsia, folklori, lajmet (etj.) që i referohen popullatës serbe në Kosovë dhe Maqedoni Veriore. Së këtejmi, këshilli editorial i revistës “Srpsko Kosovo” për objektiv të vetin kishte ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar, zakonet popullore dhe vlerat tradicionale vetëm të popullit serb. Në këtë kuadër, në revistën e përmendur janë botuar përralla, legjenda dhe këngë të shumta popullore, që sipas këshillit editorial janë element i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor të popullit serb në territoret e sotme të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok