21/12/2024

NJË VIZITË PËR MUNDËSIN E NJOHJES MË AFËR …

0
Cikaqi-Giavera-Festival16

Shoqata italiane “Giavera Festival” nga Treviso e vizitoi Kosovën

–  Ishte kjo vizitë që personalisht më dha mundësi të njoh edhe nga afër historinë dhe kulturën e njerëzve që kam punuar për 20 vjet si ndërmjetësuese kulturore në Treviso, me gjithë rëndësinë që i dhamë të kuptojnë italianet, se  fëmijët që jetojnë e lindin në Itali i përkasin si kulturës italiane edhe asaj shqiptare, që asnjë kulture nuk është më e mirë se tjetra , por të dyja bashkë ndikojnë në formimin e fëmijëve tanë, për të pasur një gjeneratë të mirë dhe me një identitet të plotë.” (Edlira Shehu)

Nga Beqir Cikaqi

Gushti si muaji i tetë i vitit, njihet me temperatura të larta, por edhe koha kur Kosovën e vërshojnë mërgimtarët nga  Gjermania, Zvicra, Italia, Sllovenia,e shtetet tjera të Evropës, por edhe nga shtetet përtej atlantikut SHBA, Kanada, etj. të cilët e ndajnë për ta vizituar e çmallur me vendlindjen, familjarët, të afërmit, e të tjerë. Shumica e tyre vendosin që gazmendet dhe ahengjet familjare ti organizojnë pikërisht në Kosovë, sikur janë: fejesat, martesat, dasmat, synetit,  etj.

Këtë gusht, krahas diasporës ton që erdhi ti kalojë pushimet, e vizitoi edhe një grup i organizuar prej tridhjetë vetash nga Treviso e Italisë.. Sigurisht se vizita mund të ketë patur edhe nga delegacione tjera e në qytete tjera të Kosovës, por ky grup i italianëve hyri në Kosovë nga Mali Zi, , qëndroi disa ditë, dhe u largua në drejtim të shtetit tjetër ballkanik.

Sipas profesor Faik Tafollit, grupi në përbërje ka: profesor, priftërinj, ekonomist, besa edhe njerëz që përcjellin politikën ballkanike, që do të thotë se duhet vlerësuar shumë. Në fund, përshtypjet e grupit do të reflektojnë në mesin italian. Thjesht nuk është një vizitë vetëm sa për sy e faqe, siç thotë shprehja popullore. Ndonëse, ishte e planifikuar që grupin derisa të qëndrojë në Kosovë ta përcjellë ndihmës ambasadorja italiane, por mungoi për arsye familjare.

Organizimi i këtij udhëtimi u bë nga shoqata italiane “Giavera Festival” në bashkëpunim me shoqatën “Dardania “- Montebelluna(TV). Kjo shoqatë, merret me promovimin dhe integrimin e kulturave të ndryshme në Itali që prej 28 vitesh (artë e kulturë  të ndryshme nga e gjithë bota me: muzikë, vallëzim,shfaqje teatrale, ekspozita fotografike etj.) . Kështu,  një nga programet e shoqatës “Giavera Festival” është edhe udhëtimi në vende të ndryshme. Që kësaj radhe ishte dedikuar në disa shtete ballkanike, e në një theks të veçantë, Republikën e Kosovës, si shteti më i ri, jo vetm në Ballkan e  Evropë.

Grupi që vizitoi Kosovën, ishin të gjithë vullnetar që ndihmojnë realizimin e projekteve të ndryshme të shoqatës, e qëllimi i tyre ishte ta njohin për së afërmi realitetin e Kosovës, për nga historia, kultura, tradita, arti dhe zhvillimi i saj. Që ky udhëtim të jetë sa më i suksesshëm, kërkuan përkrahjen e Shoqatës “Dardania”, që vepron në Montebelluno të Trevisos. Në Kosovë i bashkërenduan agjendën me z. Faik Tafolli, kryetar i shoqatës ”Dardania”me origjinë nga Theranda(ish Suhareka), dhe zonjës Edlira Shehu, aktiviste e shoqatës dhe ndërmjetësuese e lidhjeve mes komunitetit shqiptar e kosovar në Provincën e Trevisos, me origjinë nga Durrësi. Këtyre dyve (z. Tafolli dhe znj. Shehu) iu bashkua edhe autori i këtyre rreshtave(BC), të cilët me grupin nga Treviso, sipas agjendës u bënë bashkë në Kooperativën Bujqësore “KRUSHA”, në Krushë të Madhe, fare pran magjistrales Prizren-Gjakovë. Derisa  profesor  Faiku ishte kujdesur për menaxhimin e agjendës dhe akomodim, zonja Shehu përkthente vazhdimisht në takime komunikime, ndërsa autori i këtij shkrimi vazhdimisht bënte foto e merrte shënime. Kështu që përmes kësaj vizite, mysafirëve nga Italia iu mundësua për së afërmi të njihen me artin, kulturën, traditën dhe historinë Kosovës.

Në Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” mysafirët arritën (nga Peja) me vonesë për shkak të trafikut të dendur. Aty priten nga stafi drejtues me në krye zonjën Fahrie Hoti – drejtoresh, dhe zoti Artan Zenuni – menaxher. Zonja Fahrie Hoti, një grua tamam burrneshë, shprehur në gjuhën  dhe traditën shqiptare. Pamja, fytyra me gjithë mimika karakteristike, të folurit gjatë rrëfimit të sajë, na dërgoi fillimisht në kohen e para 24 viteve, periudhën e tmerrshme që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në përgjithësi, e ajo në veçanti në katrahurën masakrës së Krushës, ku ajo kishte humbur burrin dhe antarët tjerë të familjes. Për të vazhduar me sfidat e jetës pas luftës në themelimin e kooperativës me grat veja nga Krusha me rrethinë, e deri te ditët e sotme me rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve, në përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe hedhjen në treg prodhimet e  Kooperativës “Krusha” edhe në eksport… Para se të vizitohen repartet e kooperativës, drejtuesit e shoqatës “Giavera Festival” zonjës Fahrie Hoti i ndanë një mirënjohje të merituar.. Edhe pse kishte kaluar rreth dy orë nga orari, stafi drejtues dhe një pjesë e punëtoreve shoqëruan grupin në repartet përpunuese e prodhuese të kooperativës.

Me emocionet e dëgjuar nga zonja Hoti, grupi u nis drejt Therandës, për të darkuar në restorantin Gren Garde. Mysafirët përveç ushqimeve tradicionale, dëgjuan edhe muzikë shqipe, dhe pjesërisht u hodhën në valle. Gjumin e bënë te hotel OK në Prizren.

Ndërsa, me datën 10 gusht ’23,  grupi kishte planifikuar ta vizitonte Mitrovicë, për ti takuar serbët a atjeshëm dhe pjesën e kontingjentit të karabinierëve italian që shërbejnë në Kosovë, Ne nuk i shoqëruam, por në orët e vona të ditës i pritëm te Shtëpia e Fellbahut (Fellbach-Haus). Me pak vonesë arritën. Aty nga artisti i njohur i artit figurativ, z. Refki Gallopeni, u njoftuan për aktivitetet që zhvillohen në këtë shtëpi, si donacion i shtetit Gjerman, që është plotësisht në shërbim të të rinjve të komunës së Therandës. Një pikturë nga piktori Edmon Dhrami, në shenjë respekti e mirënjohje për popullin italian, iu dhurua shoqatës “Giavera Festival”, nga z. Gallopeni. I pranishëm ishte edhe drejtori i kësaj qendre rinore z. Ismet Suka, për  të cilin mysafirët nga Italia kishin menduar ti ndajnë një mirënjohje. Edhe këtu nuk munguan fotot e përbashkëta. Më pas nga Shtëpia e Fellbahut , në këmbë u vizitua shitorja e veshjeve kombëtare e simboleve kombëtare jo larg Sheshit në Therandë, çka mysafirët ishin shumë kureshtar se si punohen dhe nga kur kan zanafillën. Darka atë natë u organizua në ambientet shumë komode te restorant La Luna, pran magjistrales Therandë-Prizren, që menaxhohet nga z, Hamit Tafaj, dikur ka jetuar e punuar në provincën e Trevisos. Edhe për këtë drejtuesit e shoqatës nga Treviso, ndanë mirënjohje.

Dita e tretë në Kosovë e grupit të Shoqatës italiane “Giavera Festival”, e kishte mjaftë të ngjeshur, Dita filloi në takim me kryetarin e komunës së Therandës, z. Bali Muharremaj. Në hyrje të objektit , kishin dalë së bashku me kryetarin, edhe stafi drejtues. Në sallën e pritjes, të pranishmit u gostitën me kafe dhe pije freskuese. Kryetari, z. Muharremaj i falënderoi mysafirët përbëtë vizitë, në Treviso ka shumë qytetar nga komuna jonë,  të cilët përveç që punojnë, zhvillojnë edhe veprimtari tjera kulturore, e sportive, madje funksionon edhe Shkolla shqipe e Mësimit plotësues  për vite të tëra. Gjatë këtij takimi , musaf irët u pasuruan me nga një katalog të Komunës, dhe me një libër poetik në italisht, ku autori është nga komuna e Therandës, që ka jetuar e krijuar në Treviso. Edhe këtu u shkëmbyen mirënjohje në mes kryetarit dhe  grupit të mysafirëve. Pas takimit me stafin drejtues të komunës, mysafirët vizituan Muzeun e Martirëve të Familjes Berisha, që është jo larg komunës, ku nga ciceroni u njoftuan për tmerret asaj dite (25 mars ’99) që përjetoi kjo familje..

Udhëtimi i grupit më pas vazhdoi drejt Prizrenit, si qytet antik dhe historik. Fillimisht u vizitua Universiteti i Prizrenit. Fjalën përshëndetëse e bëri  rektori, Mentor Alishani, duke iu dëshiruar mirëseardhje. Gjithashtu urojë që populli italian dhe ai kosovar, të ken bashkëpunim edhe ma të madh kulturor dhe jo vetëm. Një ligjëratë (rreth 90 minuta), mbajti prof. Dr. Festim Tafolli. Ishte e lehtë për prof. Dr. Tafolli të paraqes elementet që na bashkojnë mes dy popujve, pasi gjithë shkollimin e ka kryer në Itali, ndërsa tani disa vite është ligjërues në UPZ. Në ambientet e Universitetit të Prizrenit, u ndan mirënjohje nga grupi italian, për Prof. Dr. Festim Tafolli, zonjën Edlira Shehu dhe profesor Faik Tafollin.

Më pas  delegacioni u nda në grupe, për të vizituar objektet e rëndësishme të Prizrenit, si:  Shtëpinë e Lidhjes, Kalanë e Prizrenit, Shatërvanin, Hamamin, Kishën katolike, Xhamin e Sinan Pashës, etj. Drekuan dhe darkuan në Prizren me specialitete e ushqimeve tona tradicionale, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes u kthyen në Hotel Ok, ku edhe e kanë fjetjen gjatë gjithë qëndrimit në Kosovë. Në një pjesë të hoteli kishte një dasmë me shumë mysafirë, sipas traditës tonë. U interesuan  italianët për atmosferën. Pronari i lokalit, në koordinim me zotin e dasmës, i pranuan brenda në sallë, ku edhe i gostitën, Italianët u entuziazmuan me mikpritjen dhe atmosferën e dasmës duke u hedhur edhe ata në valle. Fare në fund edhe për pronarin e hotel OK ndan mirënjohje italianët. Kështu, që aty edhe u përshëndetëm me grupin, duke iu uruar gjumë të mirë dhe rrugëtim të mbarë ditën e nesërme për shtete tjera ballkanike dhe kthimin në Itali. Mirupafshim! – Arrivederci!

Gusht, 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok