21/12/2024

NJË VËSHTRIM I JASHTËZAKONSHËM KRITIKO-LETRAR DHE HISTORIK

0
Brahim-Avdyli4

(Vështrime të miat në këtë përmbledhje të jashtzakonshme të shkrimtarit Brahim Ibish AVDYLI)

Nga Mr. sci. Selim Krasniqi

Në fillim, dua të theksoj me këtë rast, se kam pasur edhe një recension të thuktë për shkrimtarin e njohur Brahim (Ibish) Avdyli, mbi një spektër të veçantë, të dy librave të tij me prozë: „ARTI GJUHËSOR DHE LETRAR NË DY PËRMBLEDHJET ME PROZË“, „Flatrat e jetës“, tregime dhe novela. Kjo e fundit fitoi shpërblimin e parë të mërgatës shqiptare në Düsseldorf të Gjermanisë, më 27 maj 2023, siç e quajtën aty „pararoman“ apo „roman“, që i përmbush nivelet e plota të një romani shqiptar; dhe të përmbledhjes së dytë autobiografike, deri te koha e hershme e gjimnazit të tij në Gjakovë, „Nëpër telet e zemrës“, tri novela, që janë dhënë nën petkun e lartë artistik. Të tri novelat e bukura letraro-biografike dhe autobiografike, e meritojnë çasjen dretpërdrejtë filmike shqiptare. Shkrimi im u publikua e pati jehonë në publicitet dhe në gazetat elektronike, si p.sh: „Epoka e re“.

Kjo vepër vjen pas veprave me prozë, të cilat janë vlerësuar shumë lartë. Na vjen me sugjerime, recensione, studime dhe dy ese – njëra në fillim e tjetra në përmbyllje të kësaj vepre. Të befason për të mirë me mendimet e autorit, që, jo vetëm që e tejkalojnë nivelin e letërsisë, por gjithashtu ofrojnë qasje të denja në lidhje me kritikën e mirëfilltë shkencore të shkencave historike. Shumë prej këtyre aspekteve as të njohurit shkrimtarë e shkencëtarë shqiptarë apo ndërkombëtarë nuk i njohin sa duhet. Shpesh herë historia na përsëritet e shpjeguar gabimisht ose është shtrembëruar qëllimisht, sikur shqiptarët të ishin „të atillë“, siç na prezantojnë në radhë të parë disa pseudoshkencëtarë.

Studime të tilla rrallë na shihen në letrat tona shqipe. Na habit mënyra se si ai i përshkruan ngjarjet historike në kritikat e tij letrare, si një kundërpeshë, ku shkrimtari ynë i njeh mirëfilli çështjet e origjinës sonë dhe të së kaluarës që para erës sonë e deri në ditët tona. Ai nuk mund të pranojë në heshtje një histori të dhunshme e të palogjikshme për ne, e as të lexojë apo të shfletojë faqet e historisë sonë, të cilat shpesh janë shtrembëruar me qëllim. Kritikat e tij shkencore detyrohen që të zgjasin kritikat letrare aty ku e lënë hapësirën parashtruesit e veprave të mangëta, si shpjegime të thukta nëpër këto shkrime të tëra. Na kryqëzohen detyrimisht sugjerimet dhe vështrimet shkencore të çështjeve tona. Na është i njohur si autor i shumë shkrimeve shkencore, të dhëna prej tij edhe në gazetat elektronike e vizuale, madje 3 punime për gjuhën shqipe e simbolike, prej të gjitha gjuhëve të tjera konvertuale e konceptuale të botës.[1]

Njihem detajisht me të dhënat e tij, edhe ato në web-faqen apo Facebook-un e tij, qoftë përmes pyetjeve të mia reciproke, edhe si redaktor gjuhësor për disa nga veprat e tij, madje edhe për këtë vepër që e kemi këtu. Por duhet të themi se fjalën më të papërkthyer në 2500 gjuhë konvertuale e konceptuale e kemi në gjuhën shqipe, të lënë siç ishte ajo, „Nephillim“, kur „f“ shqipe shkruhet me „ph“ dhe „ne“ është e pandarë, pastaj me „e“, në vend të „ë“, që ruhet në gjuhën shqipe edhe sot, por kopjuesit nuk e marrin me mend këtë zanore të shurdhët, që të shtojnë „në“. Çdo njeri ka pasë mundësi të lexojë „Biblën re“ të Konstandin Kristoforidhit dhe të njohë shqipen e vjetër. Disa i thonë „pellazgjike“, por është gjuha e vjetër shqipe, para të gjitha gjuhëve, që ka shkuar THOT-i, apo e ka folur e dokumentuar Jezu Krishti, me „gjuhën KOPTE“. Prandaj epirotët (toskët, etruskët) i thonë vetes së tyre më vonë nëpër histori, se janë „pre (j) (së) larg“-ut, sikur gegët (gyganti, gyga, gegët!), që kanë udhëhequr me dijen e dhënë prej „Re“-as, që kur kanë zbritur prej qiellit e yjeve, dhe e kanë gjuhën e tyre, 10‘000 vite para e.s. Ajo është gjuha e parë e njerëzimit, që para Kongresit të Manastirit, me 14 e deri me 22 nëntor të vitit 1908. Unë jam gjuhëtar, por duhet edhe të shkruaj kur nuk mund të hesht, para të vërtetës shkencore.

Jo vetëm gjuha dhe stili, etnia dhe kombi, populli i tërë nëpër kritikat e veçanta, të mrekullojnë në të gjitha kriteriet, në veçanti dhe më tërësi, duke rendur nëpër faqe nga shkrimi në tjetrin, prej „Një jetë e tërë për çështjen kombëtare“, te biografia e babait të Prof. Muhamet D. Rogovës „Zhdërvjelltësimi me të pamundurën në të mundshmen e trishtë“, të poetit e gazetarit Qazim Thaqi „Një zjarr i veçantë me prekje të thella të ndërdijes“, te poetit e përkthyesit të denjë Baki Ymeri „Midis mllefit të dhembjeve ngjallet kontradikta e papajtuar, në ritëm të paragjykimeve“, te poeti dhe gazetari Nexhmedin Sylës; etj., i shfleton faqet më të panjohura të jetës së denjë të shkrimeve , siç e thotë autori „për veprat dhe çështjet tona“, nga Maqedonia e Veriut, nga Prizreni, nga miku i tij dhe i familjes Muhamet D. Rogova, nga Gjakova; nga Zvicra; nga Italia e Suedia; nga Shqipëria dhe Kosova.

Po i marrim vetëm studimet e më poshtme, „E vërteta autentike nga pikat e kundërta e të skajshme të një segmenti emocional“, „Xhevahirët e një shpirti të trazuar dhe çështje të tjera të historisë“, të cila na pasurojnë vetëdijen tonë historike, të vendit tonë dhe të kopjuara ndërkombëtarisht, që thuhet se janë marrë „nga vende të tjera“, që janë vendet e dyta, e autori na i ndriçon me fakte të pamohuara, se janë nga jeta dhe vendi i kombit shqiptar, nga Dardania dhe Epiri, dy krihët e shqiponjës sonë, që ngiten lartë, aty ku sjellin fjalët e zgjedhura. Përveç të tjerave, që janë kritikë e mirëfilltë letrare, këto të tjerat janë një shembull i rrallë i kritikës shpjeguese historike. Krahas kritikave letrare, shkojnë në vazhdimësi shkrimet historike e të padëgjuara më parë, prej kohës së vjetër e deri më sot.

Të themi qartë se thënien e madhe të Lajbnicit, ku sapo kishte doktoruar në shkencat albanologjike, që e kemi lexuar kurdoherë të dhënë bashkë me shkrimet e tij shkencore[2], na e vërtetojnë edhe shkrimet e tij për kombin më të vjetër të Kontinentit të Europës dhe të Botës, pas indianëve të Indisë. Gjithmonë i ka thëniet e tij shkencore mjaft të argumentuara, edhe nëpër këto shkrime, qoftë për ilirët, gotët e keltët, që e kanë themluar dhe e ndanin këtë kontinent në pjesë.

Ndërsa, njërën nga këto shkrime të veçanta, po e veçojmë një shkrim tepër të dallueshëm, e ky shkrim është padyshim „Persiatje mbi dashurinë dhe format e saja moderne“ , në të cilën autori shkon më tutje, deri në ATLANTË (jo Atlantida, sepse ajo ndodhet e përmbytur përtej Anglisë!), e deri te Thoti dhe Egjypti, origjinal i thënë në shkrimin gegërisht, sepse ata ia lanë tërë botës zanoren „Y“, p.sh. Yll, edhe te emri i personit dhe autorit, A-v-d-YL (l)-i, (Ai që vjen drejtpërdrejtë prej Yllit, shikoni shpjegimin te shënimet bibliografike të autorit!), mbi dashurinë, që prej lindjes si komb e deri më sot, që na lind, udhëheq më tej, në rropullim (përmes fesë katolike), vetëm me këtë ndjenjë skofiare, siç ishte, siç është dhe duhet të jetë kjo ndjenjë, e futur keqas prej ndërrimit të materiarkatit në patriarkat dhe anasjelltas. Baraspeshën në mes të gjinive dhe vlerësimin e tyre e rrah mirë pa dyshim. At dhe Ëmë (Ati, baba dhe ëma-nëna, mëma apo âma), janë numri tre i Zotrave, të cilët, dy prej tyre i shohim ne dhe të tretin e paramendojmë. Zoti i Madh nuk flet asnjë fjalë, por vepron si ENERGJI KOZMIKE. Autori na hedhë në këtë shqyrtim vetikalisht dhe horizontalisht. Dihet. Kështu ka qenë para feve.

Nuk do shumë mend të mos e theksojmë këtu edhe shkrimin „Studime të gjithëmbarshme kritike dhe varshmëria e mendimeve“, ku shikohet mirëfilli tri ndarje të kritikës (kritika përshkruese apo deskriptive; kritika racionale apo të mirëfilltë, pra objektive; kritika krahasimtare apo komparative), e njëra ndër to, na ipet në këtë vepër, kritika krahasuese, të cilën nuk e hasim në letrat shqipe për ndonjërin poet e autor me dikënd tjetër të së njëjtës periudhë apo të periudhave të ndyshme, por edhe të letërsive të dy kombeve, etj.

Ndër të tjera na shpjegohen tri pjesët e shkrimeve kritike, e këto janë teksti, nënteksti dhe konteksti, të cilat nuk janë ende mirë të kuptuara nga të gjithë lexuesit e veprave letrare, të teorisë letrare, veçanërisht atyre që janë të lidhura ngushtë me veprat teorike, si p.sh. njëra ndër to është edhe Nathalie Piégay-Gros. Na lidhin me analizat e intertekstualitetit.

Shkurt, në vepër bëjnë pjesë të gjitha shtetet e Europës, deri në letërsinë e shteteve skandinave, por edhe në format e ndryshme të natyrës së veprave, prej veprës së parë të botuar si letërsi e bashkuar për tërë territorin tonë të banimit, pa i njohur kufijtë gjeografik midis nesh; prej veprës së rinisë të Arberta Mamudit e deri në Suedi, Hysen Ibrahimi; prej publicistikës e deri te veprat më të njohura letrare; prej eseut e deri te „In memorian“; prej pjesës së teatrit e deri te shkrimi i mitikës së mirëfilltë historike e letrare. Kemi të bëjmë thellësisht me veprat e bashkuara të të gjitha viseve ku banojnë shqiptarët në kontinente. Kur e vunë në spikatë eseun, po themi se kësaj vepre në fillim e në fund e mbështjellin me të vërtetë filozofinë shoqëroro-kombëtare. Edhe ne, lexuesit e kësaj vepre, na përcjellin kudo sytë e jetës (për ne, e jetës së përjetshme!) dhe sytë e autorit…

I dëshirojmë suksese të mira dhe vepra të llojllojshme!

Junik-Prishtinë, qershor 2023.

[1] Nëse dëshironi, shihmi këto tri shkrime shkencore, në Web-faqen e tij, edhe këtë vit, sepse prej janarit shklyhet edhe kjo Web-faqe, pasi nuk mund të paguaj autori, „Gjuha shqipe simbolike dhe gjuhët tjera konvertuale“, I, II, III, http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-1/ , http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-2/ dhe http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-3/ .

[2] Një thënie e përsëritur e Gottfried Wilhelm Leibnitz-Albanolog, „Nëse doni zbuloni historinë para krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe“, e marrë nga Florim Kuçi dhe Dr. Kastriot Melyshi, e dhënë disa herë, si ilustrim, në dhjetra shkrime shkencore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok