25/05/2024

Një letër për piktorin shqiptar Gazmend Freitag

0

Gazmend Freitag, Sheshi Skënderbej, Tiranë, 2022

Gratë që frymëzojnë kryeveprat botërore. A janë gratë udhëheqëse dhe frymëzuese të dashurisë dhe artit!

Nga Asie Duka

I nderuar artist!

Dashuria dhe pasioni juaj për artin ndjek rrjedhen e gjithë historisë njerëzore përgjatë shekujve, të cilat e kanë shoqëruar njeriun si forcat më elitare të realitetit krijues të shpirtit njerëzor, të transformimit të ndjenjave, për ti blatuar ato në pikturë, duke i shenjtëruar këto mrekulli shpirtërore, këto realitete krijuese, në vullnete të penelatave të zgjedhura unshëm nga zoti, siç jeni ju zoti Freitag! Ju merrni nga zemra e njerëzve „të mëdhenj“ diellin që ndez brenda tyre, sakrificën, dashurinë, vetmohimin, mirësinë dhe fisnikërinë, si vullnet i adhurimit tuaj për këto krijesa të zgjedhura nga vetë ju, edhe pse vuani dhe jetoni në „varfëri materiale“, askush si ju nuk e ndjen dhe shpreh magjinë e artit si shpërblim për njeriun, për t’i ngjitur këta njerëz në altarin më të lartë të besimit.

Janë gratë që frymëzuan artistët, kompozitorët, muzikantët, piktorët, që frymëzuan për kryeveprat e mëdha botërore, pa u djegur në llavën e dashurisë nuk krijohet nje zjarr, dashuria dhe pasioni lindën kryeveprat. Fatkeqësia mbetet te ato njerëz që e ndalojnë artin, nuk i japin vlerën e duhur në kohën e duhur, asaj „esence“, atij thelbi jete, tharmit te këtyre pikturave të realizuara me dhimbje dhe trishtim, me zjarr dhe pasion, me mund e sakrificë, të paguara me kohë jete, e cila zgjat sa koha e një përshpërime.

Zemra e Gazmend Freitag, e këtij mjeshtri të madh të pikturës që ngre dhe lartëson në perjetësi popullin e tij, figurat e rëndesishme dhe perfaqesonjëse të këtij vendi, t’i  jepet ajo që meriton, në kushtet në të cilat punon ky „njeri i madh“, ka mospërputhje me mrekullitë qe pikturon dhe ngjiz, me anë të ngjyrave dhe imagjinatës, realitete që dehin dhe dhembin njëkohësisht, ju që merrni rrezet dhe ngrohtësinë nga ky përfaqësues dinjitoz i kombit, dielli shkëlqimtar i adhurimit dhe shijes, për vlerën dhe të bukurën, ktheni syte nga ai!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok