21/12/2024

Një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare (1448)

0
Castriotto

Nga  Jahja Drançolli

575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!

Dihet se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës (1444), në vjeshtën e vitit 1447, luftoi kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, duket se e ka ndihmuar Alfonsi V, mbreti i Argonës dhe i Napolit, armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin aktivisht për të ndarë disa princa arbërorë nga Skënderbeu dhe për t’i kthyer osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448 punësuan një njeri përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

Më në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh të Kosovës, u arrit marrëveshja ndërmjet Republikës së Venedikut dhe shtetit të Skënderbeut (kopja e dokumentit të marrëveshjës gjendet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, e ruajtur gjithashtu edhe në arkivin tim). Pas kësaj marrëveshjeje, Skënderbeu mundi të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze të drejtuar nga Janosh Huniadi, aksion i cili do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim Heroi ynë kishte kërkuar hua edhe nga Republika e Raguzës.

Burimi: Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok