21/11/2024

Një editorial mbresëlënës i Prof. Dr. Fatmir Terziut

0

Nga Eshref Ymeri

I dashur Profesor Fatmiri,

E lexova me shumë kërshëri editorialin tuaj të shkëlqyer, me titullU mbyll një kapitull i historisë së PD-së”. Sigurisht, me shumë kërshëri, por edhe me shumë trishtim për të vërtetat dëshpëruese që ju shpalosni aty me nuhatjen e një vizionari mendjehollë. Ju, me shumë të drejtë, citoni Freedom House”, që, tre vjet më parë, ka theksuar se “Demokracia është në krizë”. Pse, si shpjegohet kjo krizë? Në këndvështrimin tim, kriza e demokracisë e ka burimin në vetë natyrën njerëzore, në vetë karakterin e njerëzve, të cilët mbartin  në vetvete më shumë mëkate sesa virtyte.

Demokracia është në krizë se ka në themel një të vërtetë tragjike, e cla, çdo qytetar mendjekthjellët, e bën të shtrojë pyetjen:

Fakti që 1% e njerëzimit zotëron pjesën dërrmuese, deri në një përqindje shumë të lartë, të pasurive botërore, është vepër e Zotit apo e Djallit? Në këndvështrimin tim, është vepër e Djallit. Se sikur të mos ishte kështu, a do të ekzistonin vallë miliona e miliona të varfër, deri edhe të uritur, sidomos fëmijë, në mbarë rruzullin tokësor? Nuk e besoj. Rezultati: Zoti është i pafuqishëm para Djallit.

Kjo e vërtetë tragjike zbulon pangopësinë e një pjese shumë të vogë të njerëzimit dhe natyrën e nënshtruar të shumicës së tij. Prandaj editoriali  juaj më solli në kujtesë fjalët e shkrimtarit  dhe të reformatorit skocez Samuel Smails (Samuel Smiles1812-1904), autor librash të karakterit filozofiko-moral, të pasur me fakte nga biografitë e njerëzve të mëdhenj. Ai shkruan:

“Aftësitë intelektuale herë-herë janë të shkrira me natyrën më të neveritshme të moralit – me nënshtrimin prej skllavi ndaj njerëzve që mbajnë poste të larta dhe me fodullëkun ndaj atyre të shtresave të ulëta. Njeriu mund të ngrihet deri në shkallën më të lartë të përsosmërisë në artë, në letërsi dhe në shkencë, e megjithatë, për nga ndershmëria, virtyti. vërtetësia dhe ndjenja e detyrës, ai mund të qëndrojë shumë më ulët se çdo fshatar i varfër analfabet”.

Natyra mëkatare e njeriut është përjetësuar kaherazi në shprehjen aforistike me vlera të jashtëzakonshme njohësenjeriu për njeriun është ujk, një aforizëm ky që e ka burimin në lashtësi dheqë do të thotënjeriu ha njeriun, njeriu në shoqëri është egoist në skajshmëri.Shprehja citohet shpesh në latinishthomo homini lupus est ose lupus est homo homini. Me këtë shprehje që shërben si fjalë e urtë, del në pah karakteristika sarkastike e një njeriu tejet egoist. Ajo haset për herë të parë në veprën “Asinaria” (Gomarët)të komediografit të lashtë romak Plauti (Plautus 254-184 p.e.r.) dhe përdoret për të karakterizuar të tilla marrëdhënie dhe zakone njerëzore, në të cilat mbizotëron egoizmi, armiqësia dhe antagonizmi i skajshëm. Përdoret zakonisht gjatë diskutimit të veprimeve të ulëta, të cilat një njeri kryen ndaj një njeriu tjetër. Në kundërshtim me Plautin,filozofi romak Seneka (Lucius Annaeus Sĕnĕca minor4 p.e.r.-65) shkruante se “njeriu është diçka e shenjtë për njeriun”. Të dyja këto fjalë të urta me vlera aforistike i pati përdorur filozofi anglez Tomas Hobs (Thomas Hobbes 1588-1679) në kushtimin që shkruante për punimin e vet me titull “De Cive” (Për qytetarin), të botuar në vitin 1651: 

“Po të flasim pa pasion, atëherë të dyja thëniet janë të sakta. Njeriu për njeriun është në një farë kuptimi Perëndi dhe e saktë është edhe ajo që njeriu për njeriun është ujk, nëse do t’i krahasojmë njerëzit me njëri-tjetrin…”.

Vëzhgimet e Hobsit, nga ana e vet,kanë afri me Plautin që pohonte se njerëzit, për nga natyra, janë egoistë. Erazmi i Roterdamit (Desiderius Erasmus Roterodamus 1466-1536) këtë fjalë të urtë e pati përfshirë në përmbledhjen e vet me proverba, duke perifrazuar Plautin:

“Këtu ne na paralajmërojnë të mos ia besojmë veten një njeriu të panjohur, por të ruhemi prej tij si prej ujkut”.

Filozofi, teologu dhe juristi spanjoll Francisko de Vitoria(Francisco de Vitoria1486-1546), në njërën nga veprat e veta me titull“Relectiones Theologicae” (Pasqyrime teologjike), shkruante se poeti romak Ovidi  (Publius Ovidius Nasō43 p.e.r.-18) nuk e pranon këtë fjalë të urtë. “Njeriu, – thoshte Ovidi, – nuk është ujk për shokun e tij njeri, por njeri”.

Psikiatri dhe neurologu austriakFrojdi (Sigmund Freud1856-1939)e pranonte këtë fjalë të urtë dhe në veprën e vet me titull “as Das Unbehagen in der Kultur” (Pakënaqësia nga kultura) shkruante:

“… Ekziston gjithmonë tundimi për ta përdorur të afërmin tend si  mjet të përmbushjes së natyrës agresive, për të shfrytëzuar forcën e krahut të tij të punës pa shpërblim, për ta përdorur si objekt seksual, pa marrë pëlqimin e tij, për t’i marrë pasurinë, për ta poshtëruar, për t’i shkaktuar dhimbje, për ta torturuar dhe për ta vrarë. Homo homini lupus. Kush paska guximin ta vërë në diskutim këtë gjykim, duke pasur gjithë përvojën e jetës dhe të historisë?”.

Lidhur me krizën e Partisë Demokratike, duhet theksuar se në radhët e saj doli në pah thelbi i aforizmit të sipërcituar në qëndrimin ndaj Profesor Berishës. Ai qëndrim e theksoi edhe më shumë natyrën servile të shqiptarit, i cili respekton më shumë të huajin sesa vetveten. Me vendimin që mori kundër Profesor Berishës, Partia Demokratike, me dashje ose pa dashje, iu bashkua korit sorosian, me kryedirigjent Ramën, i cili, duke qenë i bindur thellë në vetëdijen e tij për gjendjen katastrofike ku e ka katandisur Shqipërinë gjatè tetë vjetëve, kërkon të bëjë një dash kurbani për të larë duart para popullit shqiptar, një popull që, çuditërisht, pabesueshmërisht, po luan thjesht rolin e një delemileti para tij.

Gjendja në Partinë Demokratike dëshmoi më së miri vërtetësinë e parashikimit ogurzi të Ramiz Alisë, i cili, në mbledhjen e Byrosë Politike të muajit nëntor 1989, deklaroi:

“Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona…

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë”(Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).

S’mund të ndodhte ndryshe. Sepse populli shqiptar, në shumicën e vet majtist, të kujton shprehjen frazeologjike të stilit shakatar është çuar me këmbën e majtë”,që do të thotë nuk është në humor, rri sikur i janë mbytur gjemitë.Në shumë popuj ekziston besëtytnia se po të çohesh nga shtrati me këmbë të majtë, kjo do të thotë se do të kalosh një ditë të keqe. Kjo shprehje haset në anglisht get out of bed with left leg, frëngjisht se lever du pied gauche,në rusisht vstat s levoj nogi.  Nocionet për të djathtën dhe për të majtën, në thellësi të shekujve, janë bashkuar me nocionin e së mirës dhe së keqes. Që asokohe ka pasë qarkulluar mendimi se çdo njeri, në anën e djathtë ka një shpirt mbrojtës, kurse në anën e majtë ka një shpirt të keq që e josh drejt mëkatit. Në Egjiptin e lashtë besonin se nëpër veshin e majtë vjen “frymëmarrja e vdekjes”, kurse në Greqinë e lashtë mendonin se ana e djathtë të premton sukses, kurse ana e majtë të sjell dështim.

Ramiz Alia e ka pasë njohur mirë natyrën e thekur majtiste të shumicës së popullit shqiptar, prandaj edhe deklaronte asisoj, duke qenë i bindur plotësisht se ajo shumicë, në mëngjes, nuk do të çohet kurrë nga shtrati me këmbën e djathtë.

Santa Barbara, Kaliforni

10 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok