22/12/2024

Nikoleta Kovaçi: Festa e madhe e hajduterisë!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nikoleta Kovaçi

Per 12 mujt e vitit na vjedhin, shkelin, perbuzin, abuzojne, mashtrojne, degdisin, dhunojne e ne fund bajne edhe nji feste te madhe, bahen bashke ne emen te socializimit per hir te gjithckaje te perfitueme e manej na paraqiten edhe ne rrjete sociale si open mind- politikajt!

Per 12 muj na tallin sa here na zane ne goje  si shqiptarë, sa here iu del perpara rastesisht ose ne ndonje mekanizem te paster grabitjeje, te fusin nji shkelm e te nxjerrin nga rruga e tyne-miqte e politikajve!

Per 12 muj ta mledhin lakun rreth fytit e ta shterngojne deri afer frymes se fundjt, e ti me pshtue largon femijen- bimen e shpitit, e knaqesh tue e pa ne dhe me telefon rrugeve te botes, masi te kete kalue kanalin e vdekjes tjeter ose kufinjte ku ende quhesh i botes se katert! Manej ne nji dite te bukur fundviti dgjon se sa ka lulzue vendi qe kur ka ik biri o bija!  Qe kur i ke perzane, qe kur t’i kane perzane, qe kur tkane detyrue me u nda per se gjalli… e manej sheh te kridhen darkash bolleku miq dhe armiq, ekranesh e kafenesh, po jo ne te vertet!

12 muj te merret erzi, ftyra e fryma dyerve te kalbuna te çdo institucioni, qe nga mejhanet lokale e deri te kllounet e zyrave shtetnore, e nji dite ne fund te vitit perzgjidhesh si shtrese ne nevoje, te vjen nji pako ne shtepi kundrejt ekspozimit te fytyres tane e ta robve tu si marres i ndihmes se dhanme nga pasaniket, qe mas pak ata te hartojne kalendarine vet  me viktimat e lmoshes e ta shpallin faqe dynjase si akti ma i madh i bamiresise!

12 muj, e per cdo 12 mujsh ndodh kjo maskarade, e na fodullshem percjellim harbimin e dhunuesve te dinjitetit te njerzve ne kte vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok