20/06/2025

Nga të gjitha mekanizmat e arratisjes nga atdheu, vdekja është më efektive

0
Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakoneve të tij, ai që ecën në të njëjtën rrugë çdo ditë.

Përshëndetje shqiptar! Si mund të ngrihesh përsëri nëse e ke shitur shpirtin tënd dhe ke rënë kaq poshtë? Dhe ai, nudisti i droguar nga kanabisi po tallet me ty. Unë besoj se nuk të mungon forca, por ti e lejon atë të hipë mbi kalin – sepse të mungon mendja dhe vullneti.

***

“Ai që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një moment sigurie nuk meriton as liri dhe as siguri” – Benjamin Franklin.

Kryekrimineli i vendit mëmë, manipuloi, vodhi dhe bleu votat nga sahanlëpirësit sorollop. Për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht nga BE-ja e pabesë që urren çdo gjë shqiptare, dhe për të larguar vëmendjen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, kryekrimineli (që i “fitoi zgjedhjet demokratike” të 11 Majit 2025) është ofruar ta shndërrojë Shqipërinë në një WC, kamp refugjatësh për vendet e tjera evropiane, siç është marrëveshja me Italinë, ndërsa vetë shqiptarët e dëshpëruar kanë humbur shpresën, kështu që po ikin nga vendi për t’i “shpëtuar” varfërisë. Shqipëria do të zbrazet nga shqiptarët dhe brenda 2-3 vitesh do të zëvendësohet plotësisht nga ardhacakët afrikanë, arabë dhe aziatikë, të cilët do ta trashëgojnë atë.

Aty ku mbaron ligji, fillon tirania. Vullneti për të shtypur tiranët është një fuqi botërore. Pushteti që ka djalli i droguar do të thotë vetëm një gjë: leje për t’u shkaktuar dhimbje të tjerëve.

Zoti na jep forcën për të bërë shumë gjëra kur ne vetë e dëshirojmë!

Frika i ruan vreshtat: Shpesh nuk veprohet nga frika e ndëshkimit; nuk guxoj të shkel rregullat sepse i trembem pasojave.

Kushdo që është dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe vetëm për një vit, nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht prej tij. Mund ta kritikosh sa të duash, ai vetëm sa bëhet më i fortë. E vetmja mundësi për të shtypurin është të përdorë forcën brutale kundër tij.

Politikanët duhet të pranojnë dhe respektojnë referendumet, rezultatet e zgjedhjeve dhe proceset e tjera politike që u lejojnë njerëzve të shprehin vullnetin e tyre dhe të ndikojnë në vendimet politike. Kjo gjithashtu do të thotë që politikanët duhet të jenë të hapur për të dëgjuar kritikat dhe reagimet konstruktive nga votuesit. Gjë që nuk ndodhë në trojet shqiptare.

Kur qeveria është e mirëfilltë, jeta është gëzim; kur qeveria është mafioze, jeta është skllavëri. Një njeri i kënaqur me regjimin e shtetit mafioz, Shqipërisë, do të ishte njësoj si një njeri i ngurtësuar, kokëtul me një mendje të turbulluar. Është pakënaqësia që e bën jetën një lëvizje të vazhdueshme, të ngrihesh në këmbë, të arrish një kërkim të paplotësuar.

O shqiptar! Zgjohu menjëherë. Mos u ul brenda kur çdo shpresë është jashtë.

Mos rri duarkryq kur të kesh humbur çdo shpresë!

Shpresa ka diçka të cenueshme dhe të papërcaktueshme në vetvete, dhe është një pjesë thelbësore e çdo vetëzhvillimi. Shpresa mund të na ndihmojë të kalojmë ngjarjet dhe t’i përpunojmë ato në një mënyrë më të mirë. Dhe që ndryshimi të jetë i mundur, absolutisht duhet të kemi shpresë.

Jeta është shumë e shkurtër për të qenë gri. Mbush veten dhe ditët e tua me ngjyra. Të gjithë do të vdesim një ditë. Por çdo ditë tjetër, nëse situata e kërkon, duhet të luftojmë kundër më të keqes për të jetuar me dinjitet.

Politika është shumë serioze për t’u lënë në dorë të aventurierëve të pamoralshëm, të papërgjegjshëm dhe të paarsimuar që pretendojnë se janë politikanë.

T’u mësosh politikën “politikanëve” analfabetë shqipfolës është si t’u mësosh të verbërve të pikturojnë.

Të jesh politikan i vërtetë do të thotë thjesht të dëshirosh ta përmirësosh jetën e përditshme të njerëzve.

Nuk është aq e lehtë të dallosh të mirën kur bota ka qenë e keqe për kaq kohë. Dhe nuk është aq e lehtë të besosh në veten tënde kur askush tjetër nuk e ka bërë këtë për një kohë të gjatë.

Një plan realist nuk ka nevojë për shpresë, ai mund të mbështetet në realizmin e tij. Është kur gjithçka duket krejtësisht e pamundur, atëherë ke nevojë për shpresë.

Nuk ndihmon shumë fakti që kemi qëllime të mira nëse nuk mund ta komunikojmë atë që duam në një mënyrë që bën mirë.

Faji i popullit shqiptar është se ka shumë budallenj midis tyre që janë shumë të sigurt në vetvete për gjithçka. Njerëz të tillë nuk kanë zgjedhur më të mirën, por e kanë shitur veten për më të keqen.

Unë besoj se natyra e ka jetën e saj më të bukur kur venitet. Asgjë nuk vdes aq bukur sa gjethet. Ata vishen me ngjyrat më të ngrohta dhe më të bukura që ka toka.

Brenda natës. Përmes vdekjes. – Agimi po zbardh nga pas edhe në tokat shqiptare, besoj.

30.05.2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok