22/12/2024

Nga Aurel Dasareti,Shqipëria, vendi ku hajdutët qeverisin,

0
shqiperia ime

Nëse e kemi frikë të nesërmen, kjo është
sepse ne nuk dimë si ta ndërtojmë të
tashmen, dhe kur nuk dimë si ta
ndërtojmë të tashmen, i themi vetes që me

siguri do ta bëjmë nesër, dhe më pas na
shkon puna kot sepse nesër gjithnjë
përfundon duke qenë sot.


Shqipëria, qoftë si vend ose si shtet, nuk ka njeri që ta
donte dhe për këtë arsye ta mbronte. Si një vend (shtet),
ajo është e parceluar, ndarë dhe copëtuar në pjesë dhe
pjesëza të pakuptimta dhe të pamëshirshme
administrative; si shtet, ka institucione që ekzistojnë për
hir të tyre, dhe vendimmarrja zhvendoset prej tyre në
kokat dhe duart e klounëve të kurorëzuar, dhe shqiptarët
e vërtetë janë aq pak sa të gjithë futen në kolonën “të
tjerët” dhe ata janë aq të qetë kur politik-bërësit e
dëmtojnë vendin sa që, objektivisht, lënë përshtypje se
nuk ekzistojnë.
Kemi populist dhe “nacionalistë” që nuk e duan as
familjen e tyre dhe as kombin e tyre nëse nuk janë në
partitë e tyre; ne kemi socialdemokratë që janë thjesht
për të qenë ndryshe nga populistët dhe nacionalistët, dhe
në thelb janë dinosaurë që askush nuk i ka informuar
kurrë se ka rënë një kometë; ne kemi “qytetarë” që i dinë
të gjitha të drejtat civile vetëm sepse janë katundarë; ne
kemi një Republikë, e cila është gjithçka, veçse jo
republikë, kemi një bandë personazhesh (kufomash)
egoistë, të vetë-mjaftueshme dhe të vetë-depresionit, të
cilët i kujtojnë njerëzit, qytetarët, katundarët,
fukarenjtë, popullin dhe kombin vetëm kur jeta e tyre
duhet të bëhet më e vështirë dhe e padurueshme. Dhe
asnjë prej tyre nuk e do Shqipërinë. (Kur përmendi
Shqipëri, mendoj për gjithë trojet shqiptare).

Për të gjithë ata, Shqipëria është një vend ku hajni
mund të fitojë para të mira, të vjedhë dhe të mos
ndëshkohet, të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, të
aktroj pushtet (fuqi) dhe autoritet, asnjë prej të cilave
nuk kërkon ndonjë emocion, ndjenjë, vëmendje dhe
butësi. Të gjithë ata – dhe ne gjithashtu – në mëngjes jemi
zgjuar ose të pagjumë, të tollovitur apo të freskët, të
çlodhur ose të lodhur akoma nga dje, me një humor ose
të tronditur, të zhurmshëm dhe të shtrirë; dhe për dikë,
Zoti është mendimi i parë, ndërkaq, kënga serbe, sallata
greke, çaj rusi apo kafe turke – për dike tjetër.
Por askujt, pikërisht për askënd, mendimi i parë nuk
është shqiptaria. Kjo vjen diku më vonë, në ditën kur
njerëzit pa autoritetin personal, integritetin individual,
këlyshët dhe dudumët që nuk kanë asgjë për të qenë
krenarë prandaj kanë nevojë për strehim nga pafuqia,
servilizmi dhe inferioriteti i tyre ndaj të huajve, dhe
zgjedhin për të belbëzuar tema të shqiptuara me gojën e
padhëmbë e aq të paqarta që kurrë nuk kanë aftësi ta
shpjegojnë sa duhet, si për shembull: komb, demokracia,
partia, politikë, korrigjimi i kufijve…
“Demokracia” shqiptare është maskë e
përsosur e tiranisë së përsosur (perfektë). Në
thelb, është dhe mbetet gjithmonë një burg pa
mure ku të burgosurit as nuk ëndërrojnë të
arratisen.
Është një sistem skllevërish në të cilin subjektet
(skllevërit) do të jenë të lumtur që kanë mjaft për të
ngrënë dhe pirë, për t’u argëtuar pak me muzikë serbe e

greke dhe valle çuçek ku “burrat trima” i përdredhin
vithet si krimba.
Një demokraci e tillë nuk është e lehtë për tu rrëzuar: ka
gjithnjë skllevër të mjaftueshëm që janë të lumtur nëse
zotërinjtë e tyre janë të lumtur me ta.
Përveç tyre, nuk njoh shumë njerëz të lumtur; unë njoh
shumë shqiptarë të varfër dhe askush prej tyre nuk është
veçanërisht i lumtur që udhëheqësit e popullit të tij janë
njerëz të pasur; dhe askush nuk është më shqiptar sepse
është i varfër.
Sidoqoftë, shqiptarët nuk i pyet askush. Unë gjithashtu e
di se nuk ka asnjë vend në botë varfanjakët e të cilit janë
të lumtur, në të cilin nuk ka injorancë dhe telashe,
burgjet e të cilit janë bosh, në rrugët e të cilit nuk ka
lypës, të moshuarit e të cilëve nuk kanë nevojë për
vëmendje dhe kujdes, ku punonjësit nuk janë të detyruar
të paguajnë tatimet. Por thuhet se në shumë prej këtyre
vendeve ka paqe, rregull dhe punë, dhe se rrugët dhe
parqet (ata kanë parqe) tregojnë se këta njerëz, banorë
dhe qytetarë, e duan vendin e tyre. Shqipërinë, ju mund
ta shihni në trazira, rrëmujë dhe kaos, madje edhe rrugët
dhe parqet që nuk i kemi, askush nuk i donë.
Ne ndoshta as nuk e dimë se çfarë është
dashuria për atdheun, tokën tënde që të lindi
dhe me mundime të rriti, atë që ne e quajmë
patriotizëm? Atdhedashuria është të
kujdesesh, ta ruash dhe ta mbrosh, të
qëndrosh pranë Vendit tënd gjatë

gjithë kohës, ndërkaq pranë Partisë
dhe Qeverisë vetëm kur e meritojnë atë.
Kjo do të thotë të qëndrosh prapa presidentit-
kryeministrit ose ndonjë zyrtari publik vetëm atëherë
dhe aq sa ai qëndron pranë Vendit. Është patriotike ta
mbështesni atë në masën që ai i shërben në mënyrë
efektive vendit dhe shtetit (për të gjithë banorët e tij),
dhe është e papranueshme (antikombëtare) të mos e
kundërshtosh atë në masën që ai nuk arrin ta mbrojë
vendin e tij për arsye të jo-efikasitetit, servilizmit ndaj të
huajve dashakeq ose në ndonjë mënyrë tjetër e dëmton
rëndë vendin duke e shpërdorur me qëllim djallëzor
detyrën.
Në të gjitha rastet, është e padrejtë (gabim) të mos
flasësh ose të thuash të vërtetën, si për presidentin,
kryeministrin ashtu dhe për këdo tjetër. Ata që
brohorisin apo tundin kokën duke i duartrokitur
presidentit – kryeministrit pa marrë parasysh çfarë
marrëzie, gënjeshtre, ose trillime të radhës që ai flet,
meritojnë përbuzje paraprakisht. Natyrisht, servilët e
këtij soji natyra gabimisht i ka lindur me tru sepse për
sjelljen e tyre edhe palca kurrizore është e tepërt. Ky turp
civilizimi duhet të eliminohet urgjentisht, pasi as
presidenti ose kryeministri dhe as vendi nuk përfitojnë
prej tij. Unë më mirë do të copëtohesha sesa të isha pjesë
e një pune kaq tragjikomike!
Por, të flasim për gjëra të këndshme, dhe madje edhe për
të diskutuar për ato të shëmtuara, me njerëz që kanë
hequr dorë nga arsyeja e shëndetshme në sjellje dhe
përmbajtje, jeta dhe filozofia politike e të cilëve bazohet
në mbajtjen e njerëzve dhe vendit në habi, pasiguri dhe

frikë, është e njëjtë sikur me i dhënë ilaç një personi të
vdekur ose të detyrosh analfabetët të mësojnë duke
lexuar.
Me fjalë të tjera, aq shumë paturpësi, fëlliqësi, tradhti,
paturpësi dhe egoizëm mund të tregojnë vetëm ata
këlysh që nuk duan askënd dhe asgjë përveç vetvetes,
(edhe nëse mendojnë, duan vetëm me ia bë të keqen). Të
tillët janë mësuar të bëjnë çka të duan, tu bëhet lëshime të pakufishme, dhe tu kaloj pa gjemba në këmbë çdo gjë
që ata imagjinojnë.
Ne nuk do të zbulojmë kurrë se kush dhe sa u bëri
shërbime atyre, sa njërës u tërhoqën përballë shfaqjes së
tyre të zhurmshme dhe agresive dhe asaj çfarë u kaloi
atyre në dëm të të gjithëve, si dhe përfitimet e servilëve
të tyre në kurriz të prosperitetit, mirëqenies, sovranitetit,
sigurisë dhe paqes sonë.
Dhe për sa kohë që ne nuk jemi të qetë, për sa kohë që
paqja dhe copëtimi i mëtejmë i Vendit nuk është e sigurt
dhe e padiskutueshme, për sa kohë që qetësia jonë nuk
është puna, banesa, energjia elektrike, për sa kohë që
jemi në sulm të vazhdueshëm histerik, për sa kohë që
ndjenjat, emocionet dhe nervat tanë mbizotërohen nga
frika, dhe për sa kohë që tek ata që nuk luftuan por u
fshehën nëpër kaçuba ekziston një dëshirë për luftë, për
sa kohë që njerëzit zhurmojnë kur përplasin derën duke
pritur të shohin një kufomë brenda – nuk ka të
pafajshëm, nuk ka asnjë pa borxh dhe nuk ka njerëz të
mirë; të gjithë janë fajtorë dhe të gjithë na kanë borxh
dhe të gjithë janë të këqij, dhe ne nuk jemi më të mirë se
ata derisa të kuptojmë se është në fuqinë tonë për ta
filluar jetën përsëri, kështu që më në fund, ne do të
fillojmë ta duam vendin tonë.

Këto janë periudha të vështira, nga ato në të cilat
shijojnë shpirtrat e njerëzve. Dhe atdhetarët më të
mëdhenj në këtë krizë do të humbasin vullnetin për t’i
shërbyer vendit të tyre derisa të kuptojmë se nëse
ekziston një problem, atëherë ekziston një zgjidhje, nëse
tashmë duhet të ketë probleme dhe zgjidhje, le të jetë në
kohën tonë që fëmijët tanë të kenë paqe, ardhmëri në
vendin e tij…Dhe të kenë diçka për të dashur …
Patriotizmi identifikohet me sakrificat që një
popull është në gjendje me i bërë për të fituar
Lirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok