20/12/2024

Nëna dibrane që festoi 100 Vjetorin e ditëlindjes në Ditën e Flamurit Kombëtar

0
Kozeta-Nena-dibrane

100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë

Nga Keze Kozeta Zylo

Mjediset në “Grand Sahara” Restaurant në Staten Island me pronar z.Liman

dhe Tony Koxha gumëzhinin nga hareja dhe gëzimi i familjes së madhe Kërkuti.  Të gjithë fëmijët, nipërit, mbesat, stërmbesat, katra mbesat ishin mbledhur të festonin 100 Vjetorin e ditëlindjes së nënë Nadire Kërkutit.  Nëna, gjyshja, stërgjyshja, katragjyshja ndrinte në krye të vendit, bënte plot një shekull.  E pabesueshme, por shëndeti dhe fytyra e saj plot dritë dukej sikur ishte shumë herë më e re.

Ajo ishte e rrethuar me plot dashuri nga fëmijët e saj dhe gjithë familja e madhe Kërkuti në Staten Island.  Kur unë i putha dorën dhe e urova për 100 Vjetorin e saj, ajo m’i rrëmbeu të dyja duartë dhe më tha: “Jo unë duhet t’i puth duartë që ta mbash fort penën në duar për Flamurin, Gjuhën dhe Kombin”.  Perëndi çfarë frymëzimi më jepte zëri i ngrohtë i saj, kishte fuqinë e një shekulli, kishte fuqinë e dy kontinenteve, kishtë fuqinë e një katragjysheje 100 vjeçare.

Familja Kërkuti është  vërtete me shumë fat që nëna e tyre arriti 100 vjeç!  Ditëlindja e 100-të është momenti më i rëndësishëm! Është një moshë që shumica nuk e arrijnë kurrë, ndaj dhe familja e saj e festoi aq bukur.  Ushqimet e shijshme të servirura plot kulturë dhe pastërti nga duartë e arta të Lizës, menaxhere e restorantit e aromatizonin mjedisin dhe sillnin aq pranë traditat e bukura dibrane.

Të gjithë uleshin pranë saj kush e kush ta përqafonte, të bënte foto dhe t’i uronte ditën e lindjes.  Rrudhat e saj në ballë përshkruanin udhëtimin e jetës dhe ishte e mrekullueshme të bisedoje ngadalë e ngadalë dhe të ndjeje brenda syve të saj se të jepte bekimin.

-Une po jetoj gjatë më tha dhe mund të dëshmoj shumë moj bijë vazhdoi bisedën e shtruar nënë Nadirja, por nga ana tjetër kuptoj se jeta është shumë e shpejtë dhe fluturon pa e kuptuar.

-Të jetosh një shekull është frymëzim për brezat që lë pas, është besim në genin e mirë të trashëgimisë vazhdova. Me një sens humori m’u pergjigj: “Jam kockë e fortë dibrane moj bijë!”

Një ndër nuset e saj Pranvera më tha se këshillat e vjehrrës sime janë shumë të vyera për të gjithë ne.  Ajo nuk e pëlqen kurbetin, mendjen e ka ve ç në vendëlindjen e vet në Dibër, shpesh thotë: “Mos e lakmoni vendin e huaj, por duajeni vendin ku keni lerë.  Këshilla që më ngeli në kujtesë ishte: “Kur mos e nxir mysafirin nga shtëpia pa asnjë kafshatë bukë!

Nadire Kërkuti ka lindur, më 28 Nëntor të vitit 1921 dhe sot i mbushi 100 vjet, një shekull. E lindur në Dibër të madhe në familjen Kolari dhe më vone e martuar me Lutfi Kërkutin ku Zoti i bekoi me mbi 60 anëtaë në familje, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 katranipër, 2 katrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i saj.

Nana Xhixhe si ç është edhe e njohur në familjen Kerkuti njihet për mikpritjen, bujare si dhe tepër pastërtore. I rriti dhe i drejtoi me të gjitha mundësitë e saj.  Që nga viti 2012 Nënë Nadirja jeton në Amerikë nën mbikqyerjen e familjarëve të saj ku kohë pas kohe e vizitojnë dhe e respektojnë Nënën më të vjter të familjes Kërkuti.

Sot me dashuri i dhuruan100 trëndafila nënës dibrane Nadire Kërkutit që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë.

Pleqëri të bardhë flokargjenda Nëna Xhixhe!

28 Nëntor, 2021

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok