14/12/2024

Neglizhenca e Bashkësisë Ndërkombëtare i jep kohë Serbisë, të mos zgjidhet konflikti fare

0
Dede-Preqi

Nga Dedë Preqi

Kjo formë skandaloze e protestave nga serbët lokal dhe të tjerë që kanë ardhur të porositur për të protestuar dhe tensionuar situatën në Kosovë, është edhe një kompleks historik i këtij lloji njerëzor,  për të ndërlikuar çështjen, dhe kjo mënyrë, duke i bërë rrugët të pa kalueshme dhe lëvizjen e qytetarëve nëpikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak, përmes barikadave me gjë sende të ndryshme dhe përmes automjetëve të tyre, që i kanë vendosur kryq e tërthur rrugëve, tregon edhe vizionin e këtij populli me një mentalitet të pa ndryshuar shekuj me radhë.

Kush po i paraprinë këtyre protestave huligane,  kundër masës së reciprocitetit që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, ndaj targave të automjeteve që vijnë nga Serbia (sikur edhe ajo që vepron ndaj qytetarëve të Kosovës), janë protesta të porositura nga Beogradi dhe kupola e sotme e politikës serbe në krye me Vuçiqin, me çrast kjo formë e protestave, lënë përshtypjen e sjelljeve të njerëzve të egër dhe pa kulturë, duke nënkutuar se këtu kemi të bëjmë edhe me të tillë, me brohoritjet dhe me këngë të ndryshme çetnike, që nxisin me plot gojën urrejtje dhe luftë.

Protestat janë të lejuara kudo në vendet demokratike, pse jo edhe në Kosovë, por protestat e tilla kanë përmbajtje të panatyrshme, fyese dhe urrejtësedhe protestohet dhunshëm, përveqse duke kënduar këngë të ndryshme dhe luftë-nxitëse, djegin dhe hedhin granata dore në qendrat e regjistrimeve të automjeteve, sikur në Zubinpotok dhe Zveçan.

Prandaj,Bashkësia Ndërkombëtare, sikur po i shikon gjërat vetëm në ekran,apodo i duket si diçka normale, duke reaguarme një ritëm të ngadalsuar dhe të vonuar, për të çetësuar situatën, e cila mund të përshkallëzohet shumë lehtë, kur Serbia, i nxjerrë tanket e veta të luftës sikur breshkat prej malit dhe aeroplanët luftarak të tipit rus, duke iu afruar kufirit të Kosovës.

Në raste të tilla,BE-ja, duhet të reagoj më gjallshëm dhe më konkrete, sepse këtu ka të bëjë me përvojën e një agresori të ashpër për tërë rajonin, prandaj, BE-ja, do ndjehet obligative në zgjedhjen e problemit në mes këtyre dy shtetëve në konflikttë vazhdueshëm në mes vete, dhe duke i bërë trysni Serbisë dhe Vuçiqit, të cilët i kanë organizuar huliganët e vet serb, që të pengojnë punën e administratës doganore dhe policinë e Kosovës, që të kryejnë detyrat e veta në vendin e vet.

Në vend që të protestohet kundër masave të tilla në emër të një kulture njerëzore, protestuesit serb prej të cilëve ka edhe kriminel të luftës së kaluar, sjelljet e tyre janë aq agresive dhe huligane, sa njeriu do ta pyeste vetën, athua se ku qëndron problemi themelor i këtyre njerëzve, të cilët  kanë bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në drejtim të kufirit me Serbinë, duke i tejkaluar masat e çdo niveli njerëzor, duke i djegur edhe qendrat e regjistrimit të automjetëve në këtë pjesë të vendit.

Kjo situatë e fundit në Kosovë, përveqse e ka shqetësuar popullatën e këtij vendi, e cila po vazhdon të qëndroj për një afat kohor, që vështirëështë për ta përcaktuar, deri aty kur palët do të akordohen në mes veti, por sikur po reagon Beogradi dhe Vuçiqi, vështirë që të bëhët ndonjë akordim, duke i dhënë ultimatum edhe NATO-s, që nëse nuk ndërhynë, do të ndërhyjë Serbia me forcat e veta, sepse siq thotë Vuçiqi, «nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë».

Evropa si e tillë, me vonesë po i përgjigjet situatave tona,megjithatë ajo na lë të izoluar të vetmit popull në rajon pa liberalizimin e vizave,  prandaj edhe në situatatë tilla, angazhimin e saj e shohim të vonuar, sikur edhe me misionarin Llajçak, që ka ngecje në proceset zhvëllimore që krijojnë një marrëdhënie harmonie në mes Kosovës dhe Serbisë, sigurisht Evropa, si një bashkësi e gjërë dhe kordinuese e kësaj familje dhe hapësire, duhet të reagojë më një efikasitet më të dukshëm.

Vonesa dhe neglizhenca e Evropës për zgjidhjen e çështjes së problemeve në mes këtyre dy vendeve, po i jep kohë dhe favore më shumë Serbisë, e cila njihet botërisht si agresore, sëcilës nuk i bëhët vonë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, sepse sa më gjatë ti zgjatët bishti kësaj situate, aq më e fuqishme ndjehët Serbia në Ballkan, për derisa nuk është akoma nën frenimin e Evropës, por, Evropës  i takon të bëjë llogaritë e saj me peshë të kësaj natyre dhe të kësaj bote njerëzore, sepse kurdoherë do të ketë problemenë të ardhmën me anëtarët e vet, që trashëgojnë këto të meta.

Kryetari i Serbisë, përveqse po i reklamon aeroplanët dhe tenkat luftarake ruse, ai i ka dhënë edhe Ultimatum NATO-s, që të ndërhyjë brenda 24 orëve, përndryshe do të intervenoj Serbia, në Kosovë, me forcat e veta të dhunshme. Një kërcënim i tillë dhe i pa matur, thjeshtë çfarë nënkupton, që përmes forcave të dhunës do e ndryshojnë fatin e këtyre njerëzve, duke nxitur luftë në mes tyre, një ide të tillë e konceptoi edhe «rametlia» Millosheviq, por me forcat e NATO-s, nuk mund të bëhën lojra dhe provokime.

Duke provuar Vuçiqi, të sillet në një mënyrë të tillë, që të shfryej mëllefin ndaj shqiptarëve, megjithatë duhet t’i rikujtojmë Vuçiqit dhe Serbisë, se nuk mundet të bëhët asnjë lloj ndryshimi  dhe afrimi në mes palëve kundërshtuese, në këtë rast në mes shqiptarëve dhe serbëveedhe nëse do ta përdorte forcën më imagjinare që ekziston, pa e pranuar ligjin e gabimit, pa e pranuar gjenocidin dhe pa u kërkuar falje gjithë atyre viktimave të pa fajshme shqiptare dhe të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok