24/11/2024

NË ZVICËR U MBAJT AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR VEPRIMTARIT MIKEL KUZHNINI

0

Ekskluzive nga Vahit Nasufi

Kush ishte Mikel Kuzhnini?

Mikel Kuzhnini lindi në Prizren, më 24 gusht 1942, nga i  jati Prenku dhe e ëma Prena. Mikeli lindi bashkë me të vllain binjak Simonin. Rjedhin nga një familje bujare, patriotike dhe atdhetare. Vëllezërit Mikel dhe Simon Kuzhnini, kanë qenë veprimtarë të palodhshëm për çështjen kombëtare, dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sensibilizimin e vlerave kombëtare. Rëndësi të veçantë i kanë kushtuar arsimit shqip në Kosovë dhe Shqipëri, por, jo vetëm, duke ofruar ndihma të mëdha materiale. Në mënyra të ndryshme, shumë herë ka ndodhë që fshehurazi kanë kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e idealeve patriotike kombëtare, liridashëse dhe demokratike.

Pa dyshim duhet përmendur guximi dhe vepra shumë e madhe, e vëllezërve Kuzhnini, kur në vitin 1968, pranë shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, e cila u themelua më 10 qershor 1878, ngritën flamurin Kuq e Zi. Ky akt i madh patriotik, ua vështirësoi jetën edhe më shumë, kështuqë nga regjimi i atëhershëm jugosllav, për familjen Kuzhnini u bë e pamundur që të jetonte në Prizren, e cila u detyrua të shpërngulet nga Kosova, dhe në vitin 1968, të vendoset në Zagreb, por, aktiviteti i tyre vazhdonte me të njejtin intenzitet.

Veprave të shumta kombëtare, të vëllezërve Kuzhnini, u shtohet edhe greva e urisë pesëmbëdhjetëditshe, 24 dhjetor 1999 – 08 janar 2000, që u mbajt në Bruksel, për lirimin e mijëra shqiptarëve të pafajshëm nga burgjet e Sërbisë, gjë që kjo grevë, Mikelit ia dobësoi shëndetin, edhe pse mjekët insistonin që ai të dilte nga greva, por, Mikeli nuk pranoi, dhe qëndroi deri në fund sëbashku me grevistët tjerë. Një vepër tjetër aspak më e vogël se tjerat, është edhe themelimi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë – LSHB, në vitin 1997, dhe në krye të saj unanimisht u zgjodh Mikel Kuzhnini, e cila brënda kësaj periudhe kohore, mbajt tre kongrese në qytetet më të mëdha shqiptare, me moton që të ndalet vëllavrasja mes shqiptarëve. Babain e pesë fëmijëve e kaploi një smundje e rëndë dhe e pashërueshme, dhe në një luftë të gjatë, Mikeli humb betejën, e cila përgjithmonë fizikisht e ndau prej nesh, më 22 gusht 2019, në Zagreb. Familja e tij, zbaton amanetin e Mikelit, dhe trupin e pa jetë, që të prehet në paqe, e solli në tokën amë, pra në Prizrenin heroik.

Akademia përkujtimore

Me ndarjen fizike të Mikel Kuzhninit nga jeta, sigurisht se është një humbje e madhe për kombin tonë, por, ky atdhetar i pa epur, ndërroi jetë për të mos vdekur kurrë. Për ta kujtuar atë dhe veprimtarinë e tij madhështore, të dielën më 09 shkurt 2020, në lokalet e Hotel Bären, në Langenthal të Zvicrës, LSHB -ja, mbajti një akademi përkujtimore. Përveç bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik, musafirë kryesisht njerëz intelektual, kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacija, Gjermania, etj. Nga Tetova kishte ardhë shtylla e Universitetit të Tetovës, njëkohësisht edhe nënkryetar i LSHB -së, Prof. Dr. Milaim Fejziu, nga Kërçova, delegati i kongresit të tretë të LSHB -së, që u mbajt në Shkup, Ing. Vebi Aziri, nga Kroacia, deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Përlaskaj, nga Gjermania, filantropi Lazim Destani, i pranishëm ishte kardiologu, Dr. Omer Xhemaili, shefi i klinikës “Triemli”, në Cyrih, Shukrie Ramadani Konsulle dhe veprimtare e komunitetit shqiptarë në Zvicër, (bashkëshortja e dëshmorit të kombit Agim Ramadanit), dhe shumë të tjerë.

Para se të hapej kjo akademi përkujtimore, në shejë nderi dhe respekti, për Mikelin e ndjerë, u mbajtë një minutë heshtje, pastaj kryetari i LSHB -së dhe organizatori, Mr. Nazmi Jakurti, përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit, dhe pasi tregoi rendin e ditës, për pjesmarrësit në sallë, shkurtimisht foli rreth biografisë dhe veprimtarisë së Mikelit, për t`ia dhënë fjalën vëllait të Mikelit – Simon Kuzhninit, i cili përzemërsisht falenderoi të gjithë të pranishmit. Pastaj rreth jetës dhe veprës së Mikelit,  folën edhe ca intelektual tjerë që e kishin njohur prej së afërmi.

Pas një pushimi të shkurtër, por i nevojshëm, aktori i mirënjohur, Çun Lajçi u prezentua me një monografi shumë të bukur, i cili me një duartrokitje frenetike, u falenderua nga të pranishmit. më pas në bimer u shfaq filmi dokumentar”VËLLEZËRIT MIKEL DHE SIMON KUZHNINI NDERI I KOMBIT“, me një skenar të shkëlqyeshëm të regjisorit Asllan Bajrami, të cilin me një zë të bukur radiofonik, për mrekulli e lexoi  Shpresa Ukcamaj. Si pikë e fundit e rendit të ditës, ishte shpërndarja e mirënjohjeve për kontributin e tyre, si Prof. Dr. Milaim Fejziu, Dr. Omer Xhemaili, Esat çollaku, luftëtar i luftës në Kroaci dhe Kosovë, aktualisht kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, dhe Rexhep Rifati, me një karrierë gazetareske gjysëmshekullore.

Dhe kështu pikë pas pike, kjo akademi përkujtimore, e cila ishte në mënyrën më të mirë të mundshme e organizuar përfundoi, por, para se të shpërndaheshin pjesëmarrsit, u bënë edhe shumë fotografi në shejë respekti dhe kujtimi, pasi aty pat edhe shumë njohje të reja, njëkohësisht ndërroheshin numrat e celularëve për të komunikuar në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok